Armët kimike, Basha i bishton përgjigjes, nuk thotë as po, as jo

redaktor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet për herë të parë në lidhje me çështjen më të diskutueshme dhe më të debatueshme të këtyre ditëve, me atë të mundësisë të shkatërrimit të armeve siriane në Shqipëri. Kreu i PD, Basha ka bërë të ditur se opozita nuk është informuar për asgjë që është diskutuar midis Shqipërisë dhe aletave.

“Gjithçka që kjo qeveri ka bërë në këto shtatë javë, opozita shqiptare është tërësisht e painformuar për gjithçka që është diskutuar midis Shqipërisë dhe aleatëve për këtë çështje, madje informacionet opozita shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk i ka nga kanalet zyrtare, siç duhet të jetë qoftë edhe konfidenciale për çështje të sigurisë kombëtare, por i ka nga organet e huaja të shtypit. Prandaj ne presim nga qeveria shqiptare që pikë së pari ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, me transparencë dhe me një sens përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë pse jo dhe para opozitës shqiptare” – u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një intervistë për DW , kreu i PD ka folur gjerësisht edhe për Integrimin e Shqipërisë në BE, situatën aktuale politike, si dhe për zgjedhjet e Korçës.

Zoti Basha, a nuk mjafton Parlamenti për të diskutuar dhe zgjidhur të gjitha këto akuza, që keni ndaj mazhorancës? Pse zgjidhni rrugët? Ju vetë, kur ishit në mazhorancë, e keni kritikuar opozitën për veprime të tilla?

Partia demokratike, opozita janë të vendosur të ndërmarrin të gjitha hapat ligjorë dhe institucionalë me shpresën që këto hapa do të shërbejnë për të kapërcyer dhe ndëshkuar pasojat e rënda të shitblerjes së votës, që në fakt nuk është asgjë më shumë apo asgjë më pak se sa vrasja e demokracisë në vend. Kjo është në mënyrë alegorike shkatërrimi i votës së fshehtë dhe rikthimi tek praktikat diktatoriale, kur vota nuk kishte më vlerë, apo me vlerën që i vunë në Korçë prej 2 mijë lekësh të vjetra për votë.

Pra Shqipërisë i është vënë çmimi i demokracisë. Në qoftë se në vend kemi 1.8 milionë votues, çmimi i demokracisë shqiptare qenka 36 milionë dollarë, sipas mazhorancës. Kjo është e papranueshme, kjo është një katastrofë e vërtetë, të cilën vendi nuk e meriton dhe shqiptarët nuk e meritojnë. Ne jemi të vendosur që të përdorim të gjithë hapësirën institucionale parlamentare ligjore sipas ligjit dhe kushtetutës së vendit, por dhe në përputhje me atë që çdo shqiptar pret dhe ka të drejtën të presë nga opozita. Kësaj rradhe i kemi kërkuar qytetarëve shqiptarë të na bashkangjiten për një çështje, që është shumë e rëndësishme dhe shumë më e madhe se çdo parti politike.

Ju thatë se qytetari ka të drejtë të presë nga opozita, aq më shumë në çështje të rëndësishme të vendit. Por jeni ju në gjendje ti përgjigjeni qytetarit si një opozitë e pjekur dhe e fuqishme, sepse Ilir Meta tha në bisedë me DW se opozitës njëherë i duhet kohë të gjejë vetveten…

Zoti Meta është në konflikt interesi, kur komenton për opozitën, sepse ai tashmë është pjesë e mazhorancës. Megjithatë më lejoni t’ju them se në këto shtatë apo tetë javë të zyrtarizimit të partisë demokratike si opozita e re e vendit besoj se kemi demonstruar përtej fjalëve se jemi të gatshëm, të vendosur dhe tërësisht të përgatitur për t’ju përmbajtur zotimit tonë për një opozitë të fortë, ballore, europiane moderne dhe konstruktive në shërbim të interesave të shqiptarëve.

Ne kemi mbajtur qëndrimet tona këtë jave për çështje mjaft të rëndësishme siç janë emërimet e paligjshme në strukturat drejtuese të policisë së shtetit dhe në të tjera organe të rëndësishme të vendit. Ne të premten organizuam një konferencë mbi shqetësimet për politikat qeveritare ekonomike. Pra partia demokratike sot po udhëheq një opozitë të plotë dhe me shumë dimensione.

 

Por sipas jush cila është zgjidhja e një gjendje të tillë të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës? Ju personalisht çfarë do të sugjeronit?

Opozita ka për detyrë të bëjë transparencën, të përdorë instrumentat parlamentarë, ligjorë kushtetues dhe publikë për të detyruar qeverinë për llogaridhënie demokratike të një qeverie në një vend, ku detyra e saj, nuk është sikurse thotë zotit Rama të udhëheqë, fjalor ky shumë i vjetëruar i tij, fjalor i para 24 vjetësh, por është tju shërbejë qytetarëve brënda ligjit dhe kushtetutës dhe ne këtë detyrë po e bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me përkushtim të plotë. Refleksionet e qeverisë deri tani nuk kanë qenë zemërdhënëse. Në vend që të reflektonte për të gjitha çështjet, që ne kemi ngritur publikisht, mediatikisht, institucionalisht është zhytur më keq me sulmin, që i ka bërë demokracisë në rastin e Korcës ditën e dielë, jashtë çdo konteksti, nevoje apo domosdoshmërie. Ne në asnjë sekond, në asnjë veprim, në asnjë çështje nuk do të ndërmarrim asnjë hap, i cili nuk është 100% në mbështetje të interesit publik të shqiptarëve..

Zoti Basha thjesht a ia keni lënë vërtet arkën “bosh” Shqipërisë, siç pretendon qeveria?

Ky është nje pretendim populist, demagogjik dhe i rrezikshëm për ekonominë shqiptare. Arka e shtetit nuk është kuletë, nuk është një baule, por është një realitet dinamik i marrjes së të ardhurave, vjeljes së të ardhurave dhe i disponimit të tyre, i shpenzimit të tyre në raport me buxhetin e shtetit. Konferenca për ekonominë e tregoi më së miri faktin që ne nuk jemi vetëm opozitë e kundërshtimit, por dhe opozita e alternativës, opozitë e gatshme për të nxjerrë në pah dobësitë e propozimit të palës tjetër.

Ne heqim dorë nga retorika negative ndaj ekonomisë shqiptare, heqim dorë nga nxirja e realitetit për interesa përfitimi politik, aq më shumë që fushata ka mbaruar, por opozita është e gatshme për të kontribuar në rrugën pozitive përpara, që ka të bëjë me mirëqënien e qytetarëve, me tavolinat e familjeve shqiptare. Pra është një opozitë e re, një opozitë alternative, një opozitë konstruktive.

Temë aktuale zoti Basha në Tiranë janë dhe armët kimik, që diskutohet në media se do të asgjësohen në Shqipëri? Ju çfarë qëndrimi keni?
Gjithçka që kjo qeveri ka bërë në këto shtatë javë, opozita shqiptare është tërësisht e painformuar për gjithçka që është diskutuar midis Shqipërisë dhe aleatëve për këtë çështje, madje informacionet opozita shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk i ka nga kanalet zyrtare, siç duhet të jetë qoftë edhe konfidenciale për çështje të sigurisë kombëtare, por i ka nga organet e huaja të shtypit.

Prandaj ne presim nga qeveria shqiptare që pikë së pari ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, me transparencë dhe me një sens përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë pse jo dhe para opozitës shqiptare. Kjo do të thotë që për çdo propozim, që ka marrë apo që mund të marrë, të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese me opozitën dhe me publikun në tërësi, të jetë një proces, ku të diskutohet pa asnjë ngurim anët pro dhe anët kundra, çfarëdo lloj vendimmarrje për këtë çështje dhe sigurisht të jetë koherente.

Share This Article
5 Comments
  • Ky Basha nuk diskutohet fare qe eshte nje politkan langaraq dhe me personalitet zvarraniku,

    Kur ky tani ne opozite dhe nuk thote gjys fjale kunder ketyre helmeve te Sirise , mendo te ishte ne pushtet ky palaco qe as nuk do pyeste fare …por dirket do jepte aprovimin

    Basha bashke em gjtieh ata qe kryesojne PD-ne jane njerez te neveriteshem dhe jane provuar qe ne raste te tilla kritike per jeten e popullit shqiptar,keta dalin kunder interesave te popullit tone

    Ndaj , kjo pergjigje dinake e Bashes , eshte guri i proves, se kjo opozite duhet te qendroje vetem ne opozite,
    dhe nuk duhet ndihmuar kurre qe te vije ne pushtet, sepse eshte Absolutisht ANTI-SHqiptare ne cdo segment te jetes se saj politike
    Kjo PD nuk eshte nje parti kombetare, sepse kjo perfaqson vetem interesat e nje grupi te vogel te ardhur nga SHpella e Dragobise, dhe qe zgjedhin vetem njeri tjetrin ne krye

    Kjo PD eshte parti lokale , dhe duhet qe Sigla PD te lexohet :..
    ..Partia e Dragobise looooooooooool

    Ne qytetet e tjera te Shqiperise duhet te kerkojne qe krijojne nje Parti tjeter demokratike, qe te jete jashte sferes se ketij trapit Dragobian qe i kish fol baba per camet ..looooooooool

    Por me vjen plasje me veten kur kemi perkrahur kete parti langaraqe
    qe drejtohet nga lopcaret si Sala, Basha me shoke qe kane IQ me te ulet se IQ e prapanices sime
    Keta nuk dijne te bejne nje bisede te thjeshte __Jane totalisht lopcare
    Keta sikur te gjitha ti kene mire, vetem per faktin qe nuk dijne te ecin, keta nuk duhen vendos ne krye te vendit

    Sala ecen sikur kalon gropa …eshte komplet trap ne ecje , dhe ka mentalitetin e PAL Vates ne kohe te Dulles
    , dhe gjithe inteligjencen Sala e perdor vetem per ligesi, per lufte brenda llojit (dmth brenda shoqerise shqiptare)
    —-Sala eshte kryesori qe po shkateron kombin shqiptar,
    po prish kohezionin e shoqerise shqiptare, duke pellitur per 23 vjet resht per te kaluaren komuniste , pjese e felliqur e se ciles ishte dhe vete ky idiot

    Natyrisht ne bejme kritika ketu per Edin dhe PS-ne, edhe e shajme biles, ,qe pse tregohen te ngathet ,
    por as qe duhet te vihet ne dyshim vazhdimesia e pushtetit te PS-se ne qeverisje ,
    sepse politkanet socialsite jane 100 here me te pergjegjeshem se bastardet e Sales te cilet kane si busull ne punen e tyre politke ….vetem interesat e tyre personale

    Ky Bastard Basha bashke me Salikarin kur ishte ne pushtet, as qe pyeti njeri fare popullin tone,
    por vajti dhe beri direkt mareveshjen e detit , duke ja falur grekut sikur e ksihte pronen e tij
    Eshte komplet idiot

    __Kjo PD nuk duhet votuar asnjehere, sepseeshte tejet demagogjike ne cdo gje qe thote

    Keta te marin voten dhe pastaj veprojne sipas interesave te …..vjerrit te Bashes ..lol

    Dhe ja te marim nje shembull ne Vlore ___Keta palaco te PD-se bene c’eshte e mundur te nxirnin leje nje perbindeshi pallat,qe duket sikur ka dale Balozi nga deti , atje ne mes te detit
    dhe kushedi sa demokrate te thjeshte nuk kane mundur dot te bejne nje kioske te vogel 5mx5m ,qe te mbajne me buke familjen e tyre ….
    edhe kur e kane bere ,keta ja kane prishur
    Ose ky Basha ku ish minsiter i pushonte njerezit nga puna pa asnje arsye fare, Dhe ishin demorkate ata qe pushonte ky loku trapojs…dhe tani gjasme po na ben mbrojtesin e demokrateve
    Ky ishte i peshtire fare ne ligesine e tij brenda PD-se, le me ndaj atyre qe ishin jashte PD-se

    Kjo e djathte eshte skandal ne cdo aspekt ______Ne ekonomi kjo eshte nje shkaterim i jetes se shqiptareve,
    ndersa ne politke te jashteme kjo etesh nje sherbetore e interesave te te huajve,….nderkaq qe rogen e merr nga taksat e shqitpareve

    Kjo PD me politikat e saj te brendeshme dhe te jashtme i ka armiqesuar shqiptaret me shtetin e tyre …
    Se shteti te cilin e mbajne taksat e shqitpareve nuk ju sherben shqiptareve, por ju sherben Miqve dhe shokeve te …Sales

    Ndaj , Basha le te vazhdoje aty ne oppozite edhe nja 50 vjet te mira ….Dhe pastaj shohim e bejme

    Ata demokrate qe shkojne dhe protestojne per interesat e Bashes me shoke, jane me te vertet budallenj, dhe te ligjte e vetes

    Programi ekonomik i PS-se eshte per gjithe shqiptaret, dhe Edi koqja duhet te merret me hedhjen ne jete te programti ekonomik te majte kur te ndjehet regullimi i jetes …..dhe po u regullua njecike jeta tani ne qeverisje te PS-se
    ……Nuk vjen as per 100 vjet ne pushtet PD-ja …..Ata jane te mire per opozite, se jane trapa , por jo ne pushtet

  • I bej thirrje te gjithe qytetareve qe e duan sadopak kete vend qe te firmosin kete peticion te AKIP online kundra importimit te armeve kimike ne Shqiperi. Dihet qe ne protesta dalin vetem pak njerez por te pakten ta bejme zerin tone te ndihet sa me fuqishem online. Ju lutem edhe nje here firmoseni peticionin dhe shperndaheni tek miqte tuaj!
    http://www.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?cUItBab

  • Per mendimin tim vendimi per armet kimike duhet te merret nga ne te gjithe.
    Rama dhe Basha si liderat e dy partive te medhaja perfaqesuese tonat duhet te ulen bashke dhe te kene nje qendrim te perbashket.
    Ceshtja eshte madhore, prandaj kerkohet nje levizje e paprecedent ne marredheniet midis tyre.
    Neser te mos dale asnjeri pro o kundra Amerikan.
    Marredheniet tona me Ameriken jane paresore dhe jetike me keto komshi qe kemi.
    Milloshevici do i kishte perzene dhe vrare te gjithe Kosovaret dhe pa keto helme.
    Greket gjithashtu shfarosen Camet dhe i tjetersuan token.
    Atehere se bashku te vendosin rrugen qe duhet te ndiqet.
    Shanset jane te thone po, ( ndoshta vetem per nje pjese) e atehere te dalin e te na e sqarojne pse po.
    Perfiton Shqiperia, Kosova , Shqiptaret e Maqedonise, Cameria nga kjo po?
    Ne se levizja behet ne kete hapesire eshte e pranueshme dhe ndonje humbje njerezore ne te ardhmen.
    Rasti eshte madhor , te vene se bashku piketa madhore .
    Per te teren nga njehere ja vlen rreziku i nje pjese.
    Patriotizem nuk eshte te dalesh vetem ne miting, patriotizem eshte te kesh vizion per te miren e kombit Shqiptar.
    Rasti i ka ardhur te bejne politike te madhe.
    Piketat e sotme mund te jene kufijt e te ardhmes gjithe Shqiptare.

  • Ky Basha i Luleve osht nji Kungull i bukur ,por pa fara brenda.
    Thjesht e zgjodhen ne Krye te PD per ti shpetu krimeve dhe vjedhjeve qi boni familja Berisha me firmen dhe me mshtetjen e tij kur ishte Minister.
    O Lulo bandilli,keni vjedh ene ja keni da frymen.e lat shtetin that fare,mre mor bythe i Berishes.

  • politika shqiptare po tregon edhe njehere fytyren e vet.Kupto o popull se asnjera e as tjetra pale nuk punon per te miren tende,por pa te llogaritur se egziston, ne kurizin tend bejne pazarlleqe te pista.per fitime.mos presim asgje as nga njera pale e as nga tjetra sepse nuk u premton koha te meren me problemet e kombit,ne kuvend kane 23 vjet qe nuk kane zgjedhur dot se kush vjen nga rradhet e partise se punes?kush kishte tester partie?kur e dorzoj?a e dorzoj?mendojne se me te tilla bisedime ne kuvendin popullor kane zgjidhur gjithshka dhe,keshtu po bejne nje hap “perpara”.Eeeeee mos aroj edhe per zotin Sale,shpesh here neper debate e degjoj qe thote se historia po i vjen nga mbrapa etj… nuk e ka keq po thoni se me c’fare ngjyre eshte e shkrojtur,ndersa zoti edi mos nxitoje kaq shume per te bere pare se ka kohe,jane akoma3vjet e9 muaj.TURRP per te gjithe politikanet dhe mos harojne se ky popull nuk haron kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *