Basha para protestës: Sot bëjmë realitet djegien e mandateve

Ornela

Në orën 9:40 kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

Ai është pritur nga shumë simpatizantë, ndërsa në një prononcim për mediat ka thënë se rrethimi i parlamentit me gjemba dhe largimi i kryeministrit Edi Rama nga Tirana e kanë bërë që tani të suksesshme protestën.

Basha tha se sot është një ditë historike, pasi mandatet i kthehen popullit.

Ky është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët në Ministrinë e Brendshme. Ne e dimë që Policia e Shtetit bëhet nga burra dhe gra të keqpaguar, paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendet e punës. Sot është një ditë historike, dita e parë kur mandatet i kthehen popullit. Sot parlamenti ka rënë, Edi Rama është arratisur nga Tirana. Edhe pa ardhur masa popullore, protesta duket qartë se ia ka arritur qëllimit. Parlamenti në mënyrë anti-ligjore ka mbyllur dyert. Qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur, që mbyllja e parlamentit, rrethimi me gjemba ushtarakë, dhe largimi i Edi Ramës të bëhet një gjë e përhershme”, u shpreh Basha.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • O lulshit ti jeni Si ai magjari qe e ka frike Edhe hallatet e tij.
    Vetem budallenjte , te shplaret te vine pas. Aman ore aman mos bertit.
    Kur ben thirje I ben policies te mbylli kufijte mos dali edi Rama , Jo Ore Jo do te mbulloje daljen e Sali ram berishacic qe Po behet gati te dale per né rusi. Ju dogj plani grueski .

    Lejoni komentet se gjynah populli se keta horrat Jane me xhepa plot e Po tallen Banda udebashe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *