Basha paralajmëron protesta: Të rinisim kontaktin me qytetarët

Dita

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi sot pasdite Kryesinë e re duke i kërkuar anëtarëve të rinj që të përgatiten për rinisjen e protestave.

  “Të rinisim kontaktin e vazhdueshëm me qytetarët për t’i ofruar asistencë ligjore dhe për të denoncuar çdo padrejtësi që i bëhen. Në PD kanë mbërritur denoncime të heqjes së mësuesve nga puna, të cilët kanë arsimin dhe profilin e duhur. Departamentet përkatëse të japin asistencën e tyre ligjore. Ne do të jemi aty ku kanë nevojë qytetarët, ne nuk do t’i lëmë të braktisur, do të jemi në ballë të protestës së tyre, protestë që sa vjen dhe zgjerohet”, tha Basha.

Kreu demokrat komentoi dhe aksionin fundit të nisur nga qeveria për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. duke u ndalur te denoncimet për abuzimet me energjinë elektrike, Basha tha se kreu i OSHEE në Tropojë ka 16 milionë e 900 mijë lekë të papaguara.

“Vijnë qindra denoncues për abuzime me faturat e energjisë elektrike. Fëmijët po mësojnë me qiri se familjet nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e kripura dhe abuzive të OSHEE. Kryesulmuesi i hajdutëve është kreu i OSHEE në Tropojë, i cili ka 16 milionë e 900 mijë lekë të papaguara dhe për këtë është shpërblyer, është bërë kreu i OSHEE”, tha Basha.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *