Basha: Parlamenti me Ramën si banjo publike

Bora Basholli

Akuzat në emër të Kryeministrit Edi Rama nga opozita nuk kanë të ndalur. Kreu Demokrat, Lulzim Basha u takua sot me banorë dhe studentë në Durrës ku tregoi se Rama e trajton parlamentin si banjo publike.

Kryedemokrati shtoi se ky kryeministër blen deputetët si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

Ai bëri akuza ndaj qeverisë dhe Vangjush Dakos sipas tij kanë ardhur në pushtet duke vjedhur popullin.

“Vangjush Dako dhe Edi Rama janë peng të parave të krimit me të cilat kanë ardhur në pushtet. Dako ka rritur taksat dhe e ka bërë naftë më të shtrenjtë në Europë. E kanë palosur sistemin shëndetësor. Paratë që duhet të shkonin për investimet i vjedhin disa oligarkë. Edi Rama sot ka të gjitha pushtetet. Ai e trajton parlamentin si banjo publike ndërsa deputetët si bagëti që shiten në tregun e Milotit. Shqiptarët e treguan refuzimin e këtij sistemi me 21 shkurt. Ne dëgjuam zërin e studentëve dhe zërin e qytetarëve dhe vendosëm t’i japim fund kësaj fasade, sepse çdo amendament që ne paraqitëm në kuvend ata e votuan kundër”

 Kreu i PD bëri me dije se përgjigjen për peshkimin e deputetëve, Rama do ta marrë në 16 mars, në protestën e madhe të opozitës.

 Provokimet me këta të mjerët që i peshkon sa andej këtej do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët dhe  nga opozita duke filluar me të shtunën, në 16 mars me protestën e madhe që do të zhvillohet në Tiranë. Unë ju ftoj të gjithë të jemi bashkë për ti treguar botës, se koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë ka marrë fund. Shqiptarët kanë vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre dhe nuk ka për të pasur kthim prapa deri në fitoren e qytetarëve”

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *