Basha: Pas 30 qershorit, PD më e fortë, Rama më i dobët

Edona Llukacaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat, mbrëmjen e kësaj të hëne, tha se Partia Demokratike doli më e fortë dhe më e bashkuar pas 30 qershorit. Ai theksoi se më datë 30 qershor, Rama mori mesazhin e qartë se qytetarët janë në anën e opozitës së bashkuar dhe kundër tij e bandës së tij.

Sipas Bashës, braktisja e votimeve nga shqiptarët në mënyrë masive tregoi se ka ardhur momenti për një ndryshim të madh, për  garantimin dhe fuqizimin e votës, e cila është kushti i parë që një demokraci të jetë funksionale dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.

Basha tha: Të dashur qytetarë. Qëndrimi juaj më 30 qershor ishte i qartë për ndryshim. Ne PD e gjithë opozita e bashkuar, së bashku me ju duam të sjellim ndryshim që ju doni, sepse ju i thatë ndal vjedhjes dhe korrupsionit”.

Ai vijoi: “Farsa dështoi. PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar. Të gjithë si qytetarë jemi më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i dobët. 30 qershori tregoi zbuluar fytyrën e Edi Ramës. Rama ka degdisur PS në parti mercenarësh dhe banditësh. Përballë saj qëndrojmë ne, parti e mendjes dhe e zemrës. Ata i bënë bashkë paraja dhe karrigia.

Dje ju më të bashkuar se kurrë, jo rreth një partie politike, por rreth vlerave për të cilat qëndrojmë si komb, vlerave europiane, lirisë dhe demokracisë, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur çdo shqiptari. Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë eshte i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij.Pamjet dritheruese të të moshuarve që i mbanin nga krahët për të shkuar me detyrim në votime. Pamjet e trishta të invalidëve, të pamundurve që duhet të bëheshin pjesë e farsës për bukën e gojës. Pamjet e punonjësve te administratës që votonin me kokën ulur nga dëshpërimi.”

Basha gjithashtu, shtoi: “Pamjet e të fortëve që kercënonin me uniforma policie apo mbeshtjellë me petkun e pushtetarëve janë pasqyra me ë qartë e degradimit të këtij regjimi.Kombinimi i përdorimit të krimit dhe presionit të pushtetit për vota është pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramën, e faktuar me parë nga Dibra, në Durrës dhe përsëri  dje, në të gjithë Shqipërinë. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunës. 85% e shqiptarëve dje refuzuan Edi Ramen. 85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e të vi une”, por ndryshimin e vertetë që nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, garantimin e votës dhe fuqizimin e saj. 85% e shqiptarëve, demokratë, socialistë, të pa parti treguan dje se duan ndryshimin që kurrë me krimi të mos diktojë politikën. Kurrë me kriminelët të mos vendosin për deputetë e kryebashkiakë.

Kurrë me krimi të mos ulet në parlament e të zërë vend në qeverisje. Kurrë me punonjësit e administratës të mos poshëtrohen, duke u përdorur për të mbushur mitingjet partiake apo të kërcënohen me vendin e punës për votën. Kurrë më mos të kushtëzohet vendi i punës, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët  e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta”.

e.ll./ dita

Share This Article
14 Comments
  • BASHA IK!

    Ik o Lulzim Basha dhe thyej qafen se na e shpife me deklaratat e tua nate e dite si ato te Leninit ne Smolni per fitorje te Partise me:

    BOLSHEVIKE DHE MENSHEVIKE

    Ik o Lulzim Basha dhe thyej qafen se na kujton monstren Enver Hoxha ne Kongreset e Partise se Punes qe mjerimin ku kishte futur vendin e spjegonte me fitorje te Shqypnise Komuniste,

    Ik o Lulzim Basha dhe thyej qafen se je ALIBIA me e mire per Edvin Drogen dhe mafian e tij enveriste qe po shkaterron ekonomine dhe po renon shtetin si Enveri do kohe me pare!

    Ik o Lulzim Basha dhe thyej qafen se je fatkeqesia e PD-se si Sali Berisha, me nje lukuni sigurimsash te Enverit nga pas,

    Ik o Lulzim Basha dhe thyej qafen sepse:

    EDVIN DROGA BIE VETE ME PAS SI MULLAR BARI

  • Zoti Basha. Tregon perralla.
    Dicka duhet te keni parasysh, populli shqiptar, pergjithesisht eshte i shkolluar dhe njehes i mire i internetit.
    Futu tek faqja zyrtare e KQZ-se e shiko rezultatet e zgjedhjeve vendore 2015.
    Kane votuar 48%, ose 1562 mije vete.
    Per PD 317 mije vota, PS 407 mije vota, LSI 259 mije vota , PDIU 59 mije vota , etj
    Tani kane votuar 771 mije vete, nga te cilat per PS mbi 600 mije vota.
    E shikon, nga 407 mije ne 2015, ne 600 mije ne vitin 2019, ose rreth 200 mije vota me shume.
    Kujt i tregon ti 85% te popullit me te drejte vote, nuk votuan. Po 50% te popullit me te drejte vote eshte jashte shtetit si emigrante. I ke lejuar ti me Kod Zgjedhor qe ato te votojne aty ku jetojne ? Ti deri para disa muajsh ishe ligj venes, dhe e di mire qe nuk ja ke dhene kete te drejte. Mos trego pallavra se populli nuk i beson e dukesh keq ne sy te tij.
    Ti ke pergjegjesi qe i dorezove ne tavoline te gjitha bashkite e djathta Edi Rames.
    E nxorre PD , nga te gjitha institucionet, Parlament, KQZ, KZAZ,Bashkite, etj. Reflekto,

  • Bashes ma ia akaparue gruan gezohet se del ma i forte sepse rritet karikimi nga qe nuk ka ku te shkarkohet,te tokezohet.

  • AS WINSTON CHURCHILLI ….

    nuk do ta reformonte dot kete opozite Babale.

    – PD- ne e mundi e shpartalloi Mareshalli, vetevetja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Zoti Mero Baze ke gabuar rende…!
    Ne vend ti uroje per nga fitorja ne fitorjen e Pirros u ke treguar rrugen e shpetimit te kesaj opozite veterrenuese e vetevrasese si asnje tjeter ne Bote !
    Partine Demokratike as LSI-ne nuk i mundi as shpartalloi PS- ja. Kurrsesi !
    Te dyja dhe krejt opoziten i mundi e shpartalloi Mareshalli, vetevetja, kortupsioni bubullites, pandeshkueshmeria.
    I shpartalloi vetvetja !
    E vetmja rruge e shpetimit te kesaj PD-ja eshte rithemelimi. Reformimi i saj ne kete mjerim qe eshte sot, do te ishte si ti beje kozmetike nje kufome ne varr!
    I nis keq nga Katovica.
    U bitis keq nga zgjedhja “ demokratike” me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline, u rrit keq nga pronari absolut i saj deri sa ti japin shqelmin bashke me qeahajain e tij Lulush Karabushin e listat e gjobave te Kunatit deri edhe per deputete!
    Behet fjale per nje opozite pa ide, pa projekte, pa platforme, pa taktika as strategji konkururse, kuturu, Babale, ndaj nje opozite qe nuk qeverise dot vetveten, ndaj nje opozite qe vjedh jo vetem votat e familjes se vet politike, por edhe kunder aspiratave e idealeeve te perkrahesve dhe anetareve te saj me shpirt demokrati, ndaj nje opozite qe ne vend te perdore trurin perdor gomat e djegura dhe cizmet, drurin e gurin, tritolin e Molotovin, … ndaj nje opozite veteperjashtuese, veterrenuese, vetvrasese !
    Kete opozite nuk do te mund ta drejtonte e aq me pak ta udhehiqte e qeveriste as babai I politikes bashkekohore boterore, Winston Churchilli po te ringjallej e ringrihej nga varri…
    Sa te ndeshej me Tritolin e Molotovet e saj do te rikthehej me vrap ne banesen e fundit !
    E vetmja rruge per ringjalljen e saj do te ishte rikrijimi, rithemelimi i saj nga e para, nga hiri i saj si Feniksi !

  • Idioti po idiot. Te imagjinosh qe nje debil me telekomande serbo-ruse te behet robot I telekomanduar I Putinit.

  • Nje mendim timin dua ti them Lulit mbase i ecen mbare, Mos i lyej floket sterre te zeza sepse zi e me zi do ti ece ti lere origjinale te shohim se sa eshte thinjur ose te ndryshoje ngjyre dhe ngjyra qe mund ti pershtatet eshte ajo bjonde ose shume ngjyrshe.

  • PD “me e forte”,pa deputet,pa qeverisje locale,pa asnje obligim politik e kombetar,ka marr vet en ne “qejf” narcisoidi ne krye te saje,Kjo eshte PD sot.PD neser dhe PD deri sa te nderoje koncepte politik,kombetar e njerezre.Derisa te dnerroje mendjen salirrompalla dhe narcisoid basha me klanin qe u perpoqen ta kallin Shqiperine per te shpetuar veten nga ndeshjkimi.

  • Rama do shkaterrohet nga kjo “fitore” qesharake. 30 Qershori eshte nisja e tatepjetes tij . PD me djegjen e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve dhe me kushtin se me Ramen kryeminister nuk hyn kurre ne zgjedhje e ka shkallmuar perfundimisht Edi Ramen. Kush dyshon per kete te prese e te shohe.

  • Shyqyr që fitoi Basha e PD-ja! Tani Rama do qeverrisë me një opozitë të lumtur, që do frymojë si derr në dhjamërat e vetkënaqësisë dhe populli do bjerë në rehat, se opozita nuk do ta ushtrojë më zanatin për t’i vënë zjarrin Shqipërisë siç ka bërë deri tani.

  • O Bash po me zuri goja lesh keto 6 muaj.mos u mastrubo me te djathten se ngrihet me,bjeri me te majten qe te duket si femer e re dhe cohet ai i shkrete….popull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *