Basha: PD e vendosur për hetimin ndërkombëtar të CEZ

redaktor

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se PD është e vendosur për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se opozitës i intereson zbardhja e çdo akuze.

Rama-Meta, të dënuar të qëndrojnë bashkë për hir të pazareve. Pajtimi Rama-Meta për skandalin CEZ, vetëm për të fshehur të vërtetën. Qeveria Rama-Meta nuk i duhet më shqiptarëve. Shuma kolosale për të cilën bëhet fjalë janë parà të shqiptarëve. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm të fatit të demokracisë sonë. Ish-zyrtari i CEZ akuzoi Ilir Metën se ka marrë parà përmes DIA-s. Edi Rama e ka ditur i pari se kush ishte zyrtari që ka marrë ryshfet. Ne si opozitë, na intereson zbardhja e çdo akuze. Jemi të vendosur për heti ndërkombëtar të këtij skandali të madh”, tha Basha.

Ai i kërkoi edhe deputetëve të majtë t’i bashkohen nismës së Partisë Demokratike, ndërsa u shpreh dhe njëherë se dorëheqjen e Metës opozita e kërkon për shkak të akuzave nga Avokati i Shtetit.

Share This Article
1 Comment
  • A do kerkonte hetimin nderkombetar edhe per…

    HAJDUTEN e firmes piramidale VEFA HOLDING,
    HAJDUTIN e Rruges se Kombit kur ishte Minister Transporti,
    VRASJET SHTETERORE te 21 Janarit kur ishte Minister i Brendshem ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *