Titujt e djeshëm të së përditshmeve lidhur më një intervistë të kreut de jure të PD-së Lulzim Basha në Opinion, nuk përcillnin asnjë lloj “lajmi”. Dukej sforcimi për të gjetur diç të veçantë mes frazave të Bashës, si gjithnjë me një varfëri bezdisëse të një paaftësie dukshëm të lindur për të mos thënë asgjë për t`u mbajtur mend, ku e reja ishte vetëm një rrekje e tij për ta akademizuar fjalorin në stilin alla Grida Duma, teksa fliste për proçesin e evidentimit të shkaqeve të humbjes së thellë më 23 qershor.
Ja ca pak fraza që, duke i lexuar, të japin ndjesinë e ngjitjes se një shkallareje rrethore e gjarpëruese metalike, nga ato që shqiptarët ndërtojnë në godina të adaptuara, ku pasi mbërrin në majë, ndjen marrje mendsh e provokim të vjellash: “Korniza e përcaktuar është asgjë pa u thënë, por asgjë që nuk vlen. Brenda kësaj kornize kanë filluar të përvijojnë edhe konturet e analizës, e cila nuk ka të bëjë me një shkak e as me shkaqet e një natyre. Në këtë kuptim rezultatet e analizës nuk mund të jenë as konstruktive as të drejta dhe as frymëzuese për ringritjen e PD nëse nuk kuptohet gama e plotë e shkaqeve të rezultatit të 23 qershorit”. Mbamëni se po bie!
E duke iu rikthyer titujve, më së shumti ishin ato mbi hapjen e partisë, e kishte prej atyre që citonin emrat e Ngjelës e Zogajt, që të artikuluar nga moderatori për një mundësi rikthimi në PD, Basha është përgjigjur se janë të mirëpritur. Në një ese aty nga `90 të titulluar “Letërsia si e tillë dhe kritika si jo e tillë”, autori e përfundonte qasjen me këtë shprehje pak a shumë: “Artisti që është i madh, ka lirinë e të drejtën të bëjë dhe ndonjë vepër të dobët; ndërsa artisti i vogël, nuk ka asnjë lloj të drejte, aq më pak të bëjë art!” Dhe Basha në politikë, se ç`më ngjan me këtë të dytin.
********
Basha: PD mirëpret rikthimin e Zogajt e Spartak Ngjelës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha mbrëmë në emisionin “Opinion” se partia e tij është e hapur për të pritur rikthimin e gjithkujt që e ndien veten në opozitë me qeverinë e majtë. I pyetur nëse në këtë listë përfshihen emra si Preç Zogaj e Spartak Ngjela apo grupim politike si FRD dhe AK, Basha tha se “Kushdo që gjen veten e vet, është një derë e hapur me një filtër të madh. Të jesh jo thjesht opozitar, sepse me shkaqet e shumta që po bën kjo mazhorancë po kthen në opozitarë edhe njerëz që kanë votuar jetë e mot për të majtën dhe për Partinë Socialiste dhe që kanë gjithë respektin tim për këtë, por që nuk e gjejnë veten në mashtrimet që kjo qeveri po u bën sot”.
I pyetur rreth ekipit të ri drejtues të PD, Basha tha se deri në mes të shkurtit do të përfundojë procesi i evidentimit të fushatës së anëtarësisë në PD, që do të ndiqen nga një proces deri në mes apo fund të marsit i zgjedhjeve lokale dhe që do të udhëheqë drejt kuvendit kombëtar. Basha tha se çdo ndryshim strukture në PD do të paraprihet nga ndryshim statuti.
Basha akuzoi maxhorancën për presion mbi drejtësinë, lidhur me vendim të rëndësishme. “Janë ata që sa herë që nuk u konvenojnë vendimet e gjykatave ose anatemojnë gjykatat siç ishte rasti i Gjykatës Kushtetuese, një akt i paprecedent dhe kjo nuk ka mbetur pa lënë gjurmë, as tek partnerët tanë ndërkombëtarë. Ushtrojnë presion deri tek telefonatat apo mesazhet personale gjyqtarëve.
Nje parti normale ka kritere ne anetaresim, ka porten hapur por jo te shqyer te hyje kushdo. Nga intervista e Bashes kuptova se nuk do kete kurre analize te humbjes se zgjedhjeve. Dita qe kalon nxjerr ne pah me shume humbjen e Sokol Olldashit, fizikisht dhe politikisht.
Nuk di a kane ku shkojne dhe pse marrin ate arsye te shkojne ne PD.Kjo parti politike eshte edhe sot, me e inkriminuara ne rajon.Eshtre me e pa arsyeshmja ne opozite,Ka ngjarje te mbrendshme te trishtuara, qe baten vrasin,diten vajtojne.Rasti i fundit Olldashi tregon me se miri dhe hapur.Mos te flasim kush udhehoqi ketre subjekt deri tash, e kush ishte dhe u be nenbishti i tij tash udheheqes i saj.Nese keto dy personalitete kane ndonje arsye minimale le te kthehen ne vendin e krimeve,ju pelqeka kriminalizimi, eshte dahsur te ishin aty qe kur e kur dhe te mos largohesin nga aty fare.
Varja…
nuk e di a do te shkoje zogu qe futuron ne te gjitha partite se ngjela nuk ka shkrire akoma dhe nuk ka per te shkuar ato nje dite do te shkojne por kur lulezolulezaime lulezo te jete kryetar me te drejta te plota dhe jo te jete loqja e saliut si ka treguar deri me sot.
Cifteli Preçin brenda ne PD e keni, nuk e ka siklet ai shkon ku i premtojne kolltuqe. Ngjela akoma nuk ka vendosur per ta dredhur, po pret ndonje kocke nga Rama dhe po nuk iu dha deri ne 1 prill pastaj e keni si perhere mes jush
CFARE ZOGAJ E NGJELA THOTE KY KO.JA.
Kush? Le te shkojne,por nje pyetje kam per keta tipa. A kane RESPEKT per veten e tyre? Nese jo ateher te jane………. E te ngopen.
ky nuke eshte kryekar per vete dhe kerkone te tjere
@lul ciljeta vetem lgbt-ja lulezon dh ndrit me ty kryetar ne krye mor smelap..
Eshte kryetar, por kryetar leshi. Theksoj jo nga leshi i Jozepidhes.
Sot PD i bashkohet ai ose ajo qe mendon se do tw perfitoje.Ndryshe per çfare duhet te shkoj njw qytetar normal ne nje parti ku te kjo parti e paligjeshmja, hajdutllwku e mungesa e moralit politik jane vlera morale.Basha sesht gje tjeter vetem perfaqesues me tipik i ketyre veseve te keqia. Ne qofte se ka qytetar qe duan te ndertojne nje opozite morale e qytetare duhet te mendojne per nje organizim te ri larg historise se trishtueshme e neveritese te PD
Ne PD le te shkojne alla soj si Grida Dume dhe Laura Vorpsi, se VIP-at e kesaj partie duan goca te bukura e seksi, se vetem për atë punë janë.
Une do te shkoja me gjithe qejf te aderoja ne kete parti, por pasi te largohen te gjithe hajdutet dhe kriminelet qe kane uzurpuar PD dhe te japin llogari per te gjitha krimet e kryera.
Po pse merreni me lulen ,ai pershesh ha….
nuk e di ne e kuptova mire por ne ps te gjithe ata qe jane bashkuar kane marre poste dhe me duket qe ju qe shkruani ne gazeten dita o jeni monista o nuk doni te kuptoni qe pa opozite nuk ka demokraci
Basha deri tani I vet I politician me formim dhe sjellje evropiane.vetem fitorja e tij heq tranzicionin dhe mendesite komunisteve ne politiken shqiptare.
O Shaban po opozita vetem pershesh ha o burre…