Basha: PD po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Saimir Lleshi
MBLEDHJE E GRUPIT TE PD - Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, pak ore para nisjes se seances se pare parlamentare per vitin 2016./r/n/r/nMEETING OF DEMOCRATIC PARTY - Former Prime Minister Sali Berisha and Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha u shpreh se po përgatitet për të konkurruar përballë dyshes Rama-Meta.

“Sa i takon zgjedhjeve PD është përgatitur dhe po përgatitet, do të konkurojë përballë dyshes Rama-Meta në aleancën me të gjerë të mundshme me elektoratin shqiptar, me partitë politikë dhe faktorët e opozitarizmit pa përjashtim. Rama-Meta janë qeveria, ne jemi opozita. Ata janë oligarkia, ne jemi demokracia. Ata janë dështimi ne jemi alternativa. Ata janë fundi i kazanit të tranzicionit, ne jemi demokracia e re normale e vlerave evropiane”, theksoi ai.

Ai foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se opozita kërkon konsensus të gjerë.

“Çdo forcë politike kundërshtare që mbështet në qëndrimet e saj gjithëpërfshirjen dhe konsensusin bazuar mbi opinionin e Venecias i shërben zgjidhjes dhe përshëndetet prej nesh, qoftë PS, LSI apo çdo parti tjetër.

Do të ishte absurde po të bënim ndryshe dhe këtu merr përgjigje dhe fushata primitive dhe e instrumentalizuar e të ashtuquajturit afrim të PD-së me LSI-në meqenëse kjo e fundit refuzoi si dhe ne draftin e njëanshëm të Ramës dhe po kërkon konsensus dhe përfshirje të opozitës.

Ne përshëndesim këtë qëndrim të LSI-së. Do të donim që edhe PS të vijë sa më shpejt tek i njëjti qëndrim si një rrugëzgjidhje e vetme për ti hapur rrugë reformës. Të përqafojmë konsensusin siç bëmë me dekriminalizimin”, tha Basha. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • o majmun shqupi
    o majmun antropolog ty vetem gjergj bojaxhiu dhe bamir topi kan me ta nxjerr bojen more smerlap ti nuk ke me ba hajer se ty te ka denu zoti ke vrare 4 njerez o mallot
    o mafia e shqupit ti ke lidhje me isisin se lazaratasit tuaj u denuan qe keshtu per 18 vjet ti nuk vjen ne pushtet koqe kanari

  • Paska ngrene groshe mbreme ne darke ky. Shfryu se e ka nga mllefi. Dikush tjeter e ka nga qefi
    Nuk i ha me njeri ato qe thua ti. Ajo qe te eshte nisur, nuk te kthehet pse, ja edhe ca dite se koha tu qas. Po te qaset dita te japesh llogari, pse detin e shite, rrugen e kombit vodhe, pse ne bullevarde gjithe garden solle. Vrave fukarenje qe buke kerkonin, ndaj dhe me te larte, tu ta bene fronin. Nuk i kemi harruar, ne, krimet e tua, ndaj asnjeri s’rreket nga ato qe thua.

  • E ke fillu kete kerkes zotni lulush qe me date 26 qershor 2013, nuk tu mbyll njeher ajo goj duke saju lloj lloj shpifjesh dhe genjeshtra, pastaj per cfare te behen zgjedhjet te parakoheshme qe te vish ti ne pushtet, po ti me te vertet je I rrjedhur nga trut, po ti nuk je ndonje model I ri dhe ajde se po e provojme, por ti je model I vjedhjeveci vrasjeve I shpifjeve I rrumpallave dhe ec pastaj te votojm ty, ty rrezik dhe ajo qe ke ne shtrat nuk ta jep voten se je bo boz me budallelleqet e tua.

  • Perse te mos flasi luli,ka te drejtat e tij,kur ne parlament-Shqip KUVEND-sali Antishqipetari rri dhe flet papushim,si te mos i vije goja lulit kur drejtesia (po qe se egziston) fle gjume dhe kapet me nga 20000€ ne makine.Nuk dua te zgjatem me shume se kam neveri te flas apo shkruaj per keta qelbesira do te thoshte Mustafa Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *