Basha pengohet që në hapin e parë

redaktor

Ndodhi më e papëlqyeshmja dje me Bashën. Pas fjalimit përshëndetës para demokratëve, në momentin e largimit nga podiumi ai u pengua dhe desh u rrëzua. Ishin hapat e parë që bënte si Kryetar i Partisë Demokratike dhe si shef i opozitës së re dhe që në hapat e parë ai pengohet. Mund të ketë qenë rastësi, një moment hutimi, por është një ogur i keq. Ashtu si thyerja e gotave në një dasmë apo prerja e rrugës nga ndonjë mace e zezë. Dhe ka njerëz supersticiozë që besojnë në shenjat, në parandjenjat, në rastësitë. Supersticiozi më i madh në kampin demokrat është padyshim ish-Kryetari Sali Berisha. Thonë se ai beson në përkitjen e datave, në ndonjë gjest të panatyrshëm e deri takimi i rastësishëm me individë të padëshiruar. Sidoqoftë, Basha dje gati u rrëzua. Që në sekondat e parë si kryetar partie. Emocione nuk besojmë se ka pasur, pasi ai e dinte fundin e garës ende pa filluar ajo. Askush nuk e vuri në dyshim fitoren e tij, pasi ai ishte kanakari i Berishës. Dhe ligjin në atë parti të gjithë besojnë se e ka bërë dhe do ta bëjë në të ardhmen një njeri i vetëm: Sali Berisha. Basha do të jetë thjesht një fytyrë geishe në krye të partisë, do të mbajë fjalime dhe do hedhë firma nëpër letra, do të shqiptojë urdhëra që më parë do të jenë diktuar nga Berisha. Edhe vetë Basha e quajti Berishën si udhëheqës të pazëvendësueshëm. Thonë se Saliu po thurr plane këto ditë të nxehta për një “opozitë të fortë” që pritet të fillojë që në shtator. Gazetat do të shkruajnë se fjala vjen, turmat u ngritën në protesta ‘kundër qeverisë së karteleve të drogës dhe të mafies” me thirrjen e Lulzim Bashës, por të gjithë do të nënkuptojnë se janë urdhëruar nga
Berisha. Me shumë ngarkesa negative nga e kaluara e tij dhe gjatë viteve që ka hyrë në politikë, Lulzim Basha pritet që si udhëheqës i
PD-së t’i trashë edhe më shumë zullumet e tij. Së bashku me Berishën, natyrisht. Kjo do të përshpejtojë dhe fundin e tij politik dhe me gjasa do sjellë shkatërrimin e mëtejshëm të PD-së. Po të kemi parasysh supersticionin e kryetarit të dorëhequr, mund të themi se rrëzimi i Bashës filloi qysh dje.

 

 

Share This Article
8 Comments
  • tritan, se paske vene dhe nofken e tritan shehut, mos i nevrikos qe po te shajme pak Lulken e vogel. Do ia degjosh kengen. Duro dhe do te shohesh.

  • Si nuk u ngopet duke share more njerez ,ju moralista qe shkoni pas kryedegjenerates dhe kryehajdutit ju hiena qe shkoni prapa tyre per nje kockke qyl.E keni ne gjak te shanni te tjeret dhe nuk shifni se ckeni ne krye

  • eshte si eshte , o Reni, por i fitoi vete zgjedhjet nuk ia dha njeri ne tabaka si Lulzime hollandezes bukuroshes se PEDESE

  • sekret ato te tjerat ja ka tundur ai te bijes se tij me pare se raca e tyre nuk kane as nder e as karakter,,dhe kjo eshte aresyeja pse ai eshte sozia e tij ,,e perdor kete dordolec ,ashtu si do ai ..sepse eshte ne dijeni per cdo gje ,,ngadale keta do behen qe te qeshin gjithe njerezia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *