Basha për gazetën sllovene: Vendi shpëton vetëm nga një demokraci evropiane

Bora Basholli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për gazetën sllovene Delo, pas vizitës së tij në Lubjanë.

Gjatë intervistës, Basha ka theksuar edhe njëherë se qëllimi i opozitës janë zgjedhjet e lira e të ndershme në vend, ndërsa shton se, sipas tij Shqipëria mund të shpëtojë vetëm me një demokraci Europiane.

Shkrimi i plotë 

Ljubljanë – Rrugët e Shqipërisë janë të mbushura me protestues që kanë vetëm një kërkesë: zgjedhje të parakohshme dhe hetim të krimit të organizuar. Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha tha gjatë vizitës së tij në Slloveni, se Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm “demokracia si e vendeve europiane”

Në Ljubljanë ishte me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike (IFIMES) dhe gjatë vizitës së tij ka kryer shumë takime politike dhe me investitorë.

“Kemi biseduar për Shqipërinë, për situatën e Ballkanit Perëndimor dhe për investimet sllovene në Shqipëri”- thotë Basha dhe shton:

“Slloveninë e shohim si shembull si mund të shfrytëzohen potencialet tona, por edhe si mund të kapërcejmë problemet me të cilat është përballur më herët Sllovenia, duke ndjekur praktikat e mira”

Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?

Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Ku është sot Shqipëria?

Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia.

Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë.

Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund njehere e pergjithmone.

Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin.

Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s’mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.

Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet…

Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë.

Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese. Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës.

Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej “bizneset” e tyre.

Në përgjithësi, kur dikush bën shumë premtime dhe premton shumë ndryshime, ndodh që problemet riciklohen.

Prandaj synojmë, që në këtë ndryshim t’i përfshijmë të gjithë ata që kërkojnë të ndjekim ëndrrën europiane dhe që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë qytetarëve. Kjo do të bëhet duke inkurajuar gjithnjë e më shumë konkurencën, si dhe njerëzit me ide.

Krimi i organizuar nuk është i lehtë për t’u larguar, ai gjithnjë do të kërkojë lidhje të reja…

Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike duhet dhe jemi të përqendruar tek percaktimi I rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishmë ndëshkueshmërisë.

Gjatë gjithë kohës, formacioni ynë politik ka qenë i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2015 i imponuam qeverisë miratimin e një ligji që ndalon zgjedhjen në funksione publike të personave të përfshirë në krime apo që lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar, janë të provuara.

Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen.

Po pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?

Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale.

Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin.

Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shteterore dhe inkurajimin e konkurencës politike.

Sa do të jenë të rëndësishme për Shqipërinë zgjedhjet për Parlamentin Europian në muajin maj?

Është e rëndësishme që BE t’i mbetet besnik Samitit të Selanikut mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Por, gjithsesi, e rëndësishme është që të përqendrohemi tek vetja jonë, tek plotësimi i kritereve për anëtarësim, në mënyrë që të rinjtë tanë, me ide në ekonomi, kulturë e arsim, t’i realizojnë në vendin tonë e jo të detyrohen të emigrojnë në shumicë, siç ndodh aktualisht.

Para zgjedhjeve europiane, po shtohet frika se po forcohen të djathtat sovraniste në Parlamentin Evropian.

Partia Demokratike e Shqipërisë është themeluar nën aspiratën që Shqipëria të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian.

Tashmë jemi anëtarë të NATO-s. Po ashtu kemi marrë statusin kandidat për t’u futur në BE. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë prej 9 vitesh pa viza brenda hapësirës Shengen.

Por, fatkeqësisht, me marrjen e pushtetit nga pala tjetër në 2013-ën, në Shqipëri procesi i integrimit ka ngecur dhe nuk po ndërmerren reformat e duhura.

Por trendi i të djathtës europiane mbetet përforcimi i nacionalizmit dhe jo integrimi i mëtejshëm…

Ndjek me preokupim zhvillime të tilla. Detyra jonë është të ndërtojmë klimën e besimit dhe të plotësojmë kushtet e kërkuara për anëtarësim në BE, anëtaresim që vendit tim do t’i sjellë shumë përfitime, si në lëvizjen e lirë të njerëzve, ashtu edhe të kapitalit, punës, ideve dhe heqjes së shumë pengesave e kufijve.

Une jam i bindur se në momentin që do të arrijmë që të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë, do të arrijmë të kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të ecur me shpejtësi në rrugën jo të lehtë të antarsimit

Ju po bashkëpunoni ngushtë me Donald Tramp, megjithëse ai e ka vlerësuar Bashkimin Europian si kërcënim për SHBA?

Gjithnjë kujdesemi për kontakte sa më të mira me SHBA-të, pasi me mbështetjen e Amerikës jemi bërë anëtar të NATO-s.

Të mos harrojmë edhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në pavarësimin e Kosovës. Por bashkëpunimi me SHBA-të nuk përjashton në asnjë mënyrë dëshirën tonë që të jemi anëtarë me të drejta të barabarta në Bashkimin Evropian.

Si e komentoni valën e migrimeve masive?

Dëshira për një jetë më të mirë ka sjellë gjithmonë lëvizjen e njerëzve. Duhet të kuptojmë se valët migratore, në fakt, nuk mund të parandalohen nga asnjë pengesë teknike, prandaj Europa duhet të kujdeset që nga emigracioni të nxjerrin përfitime të dy palët, si ardhësit, edhe pritësit.

Gjithsesi, duhet bërë kujdes që me këto valë migratore të mos kalojnë njerëz me ideologji të caktuara apo terroristë. Migrimet e pakontrolluara duhet të parandalohen, por pa u mbërthyer nga ksenofobia dhe racizmi.

Disa politikanë, kolegë tuaj, po kapen pas pengesave teknike dhe një diskursi ksenofob për të përfituar pikë politike.

Dritëshkurtësia në lidhje me problemet e migracionit të pakontrolluar ka sjellë edhe zgjidhje dritëshkurtër. Politikanët nuk po i identifikojnë arsyet e vërteta të migracionit, prandaj edhe strehohen tek një diskurs ksenofob, që nuk i shërben askujt.

Keni ndonjë mendim për idenë e bashkimit apo “Shqipërinë e madhe”?

Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po ashtu, të njëjtën aspiratë kanë edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kësisoj, jam I bindur se të gjithë shqiptarët në këto pesë vende do të bëhen bashkë si anëtarë të BE-së.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Lulezim Basha dhe Agron Tufa, dy krye nazi-fashistat e rinj ne Shqiperi sot. Por keta a e dine ku e kane vendin? A do reagoje kombi shqiptar apo do te perulet para krimit ne emer te lirise dhe demokracise. A do te shkojne ne burg bashkepuntoret e fashizmit, se Basha ka lidhje edhe me Damir Fazlliçin qe kontrollonte sigurimin shqiptar ne kohen qe qeveriste me Saliun. Basha krime duke spiunuar e dhene dokumenta zbulimi per kosovaret ne lufte, Basha duke vjedhur, Basha duke firmosur shitjen e Shqiperise ne jug, Basha duke vrare direkt shqiptaret ne bulevard, Basha duke vjedhur bashkine e Tiranes, Basha duke shkaterruar Shqiperine e duke demoralizuar njerezit, Basha duke bere lufte qe Shqiperia te mos hapen negociatat per antaresim dhe….pse i i ben te gjitha keto? Tani pret litarin , SPAK dhe do ta largoje sa me shume duke demonizuar vendin dhe duke genjyer ata qe e perkrahin: hajdutet qe duan rremuje, kriminelet qe duan gjak dhe antishqiptaret qe nuk e kane dashur kurre Shqiperine. KY Eshte Lulezim Basha. A do te zhduket nga ky vend ky njeri? A do te largohet vete si Groevski apo do shkoje ne burg keto dite se ligji do te zbatohet perfundimisht per kedo dhe cilindo qe del kunder tij. Duhet arrestuar para zgjedhjeve per gjithe bemat e tij dhe po te doje le te vazhdoj me rremujat se koken e tij dhe te atyre qe i vijne verdalle do ta haje. Shqiptaret duhet te protestojne deri sa te shkojne ne burg kriminelet qe nuk e lane nje dite rehat kete vend.

  • “GENJE E GENJE SE DICKA DO TE MBETET”

    GEBELS

    LULEZIM BASHA NUK RRENE KURRE PA FOLE !

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale …

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-
    kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori i tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !

  • SALI … LUL I NENES
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Sali .. Lul i nenes
    Ke te qaj me pare
    Mehdi Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Like Mona Cizmen
    Kishin nismetare
    Me bllokun ne dore.
    Me Lalezin fanare
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per ti qare !
    Ligji dhe drejtesia
    Ne pranga kur tu marre.
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre
    Mbi gjak te pathare.
    Kur tu marri zvarre!

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *