Basha: Nuk ka të preferuar të Kryetarit, pushteti i votës

redaktor

Në Partinë Demokratike nuk ka të preferuar të Kryetarit, pasi pushteti është i votës. Kështu u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në analizën e zhvilluar për rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit në seksionin nr. 1501 në Durrës, të Grupseksionit 1.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë të preferuar të kryetarit apo të dikujt tjetër në këtë proces. Pushteti është i votës së anëtarëve të PD, ndaj edhe synimi ynë është të zgjedhim me votë më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit, më të ndershmit. PD nuk është parti e dikujt, nuk është parti e disave, është partia e të gjithë demokratëve. Çdo demokrat është pjesë e kësaj partie, ka aksionet e veta në këtë parti, çdo demokrat ka një votë në këtë proces, pavarësisht se çfarë pozicioni ka apo do të ketë në strukturat e PD”, theksoi Basha.

Deklarata e kreut demokrat vjen në një kohë kur në selinë e partisë më të madhe opozitare kanë një pakënaqësi të shprehur mbi mënyrën sesi po zhvillohet organizimi i partisë, vecanërisht përsa i takon udhëzimeve që i janë shpërndarë bazës së PD-së për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe analizave, duke përjashtuar deputetët aktualë, të zgjedhurit vendorë apo drejtuesit që në zgjedhjet e fundit kanë pasur rezultat më të dobët sesa në zgjedhjet e mëparshme. Kontestimet kanë të bëjnë me faktin se Basha ka shmangur totalisht forumet e partisë në lidhje me hartimin dhe shpërndarjen e udhëzimeve, sikundër edhe përsa i takon përcaktimit të koordinatorëve që do të monitorojnë procesin zgjedhor.

Përballë kritikave, kreu demokrat Lulzim Basha në të parën analizë të zhvilluar ka vlerësuar procesin e deritanishëm duke theksuar se “pas fushatës së suksesshme për regjistrimin dhe riregjistrimin e anëtarësisë së PD, analiza është hapi tjetër vendimtar për motivimin, rinovimin dhe modernizimin e parties”. “Në mbarë Shqipërinë, demokratët  po diskutojnë me frymë kritike dhe autokritike, me frymë realiste dhe konstruktive, për të korrigjuar të metat e gabimet dhe për të shikuar përpara”, vijoi Basha në fjalën e tij.

Kreu i demokratëve ka qenë i qartë dhe i prerë në mesazhin e tij drejtuar anëtarësisë së PD, se vota është i vetmi pushtet që do të funksionojë në PD për të zgjedhur drejtuesit e rinj të kësaj partie. Basha ka theksuar se nuk do të ketë në asnjë nivel të zgjedhjeve në parti seleksionim të kandidatëve, duke shtuar se Kryetarët, sekretarët, anëtarët e kryesive, delegatët, të gjithë do të dalin nga vota e lirë e anëtarëve.

Kryetari i PD ka theksuar se gara është e hapur, ashtu siç është dhe Partia Demokratike për këdo që dëshiron t’i bashkohet, për të kontribuar për një opozitë të fortë sot dhe një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane nesër.

Share This Article
1 Comment
  • Ke quan fryme kritike, autokritike dhe realiste ky PeDoja i PD-se. Ka bere njemije te zeza dhe nuk ka pranuar akoma qofte edhe nje GABIM, por vetem akuzon.
    Ik o LULUSHKE bashke me SALEN dhe t’hiqini ndonje ‘fuck of’ midis jush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *