Basha për Ramën: Nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im

DITA Online

 

Në takimin me banorët e Peqinit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka listuar disa nga efektet pozitive që sipas tij do të ndikojnë në ekonomi falë programit të Partisë Demokratike duke ripërsëritur qëndrimin se nuk do të ketë marrëveshje me republikën e vjetër.

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Është çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës ka sqaruar qytetarët  mbi masat konkrete të programit duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale.

Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale. “Ata për ndjekje penale, jo biznesi për ndjekje penale”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *