Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Në e misionin “Opinion”, Basha deklaroi se opozita nuk është kontaktuar në asnjë moment zyrtarisht nga asnjë autoritet vendas dhe as i huaj dhe në asnjë moment nuk është informuar për asnjë proces negociatash, që ka nisur, ndodhur dhe akoma nuk ka transparencë. “Unë e kam ftuar zotin Arvizu të premten e kaluar, kam ftuar edhe kolegë të tij. Takimi me të ka qenë 100% për çështjen e votave të Korçës dhe së dyti për disa bëma të tjera në raport me zhbërjen e shtetit nga kjo mazhorancë. Asnjë fjalë nuk është shqiptuar në atë takim për çështjen e armëve kimike. Shpresonim që kjo çështje të ishte thjesht një çështje spekulimesh. Kur jemi pyetur ne kemi thënë se nuk kemi folur. Të dielën në darkë Arvizu ka kërkuar një kontakt telefonik që e kam realizuar dhe më ka thënë se kjo është çështje sensitive për SHBA. I kam thënë se opozita shqiptare është e vendosur të kërkojë transparencë. I thashë se subjekti i protestës është shitblerja e votës dhe se refuzojmë çdo alibi se SHBA është përgjegjëse për mungesën e transparencës”, theksoi Basha në linjën telefonike.

Po ky Arvizu eshte shume i piste. I paska kerkuar Bashes qe mos te çoje zerin kundra armeve. Basha vertete qe eshte i diskretituar dhe bashke me Berishen e mori pergjigjen sot ne shesh, por eshte turp qe vete ambasadori tregon sesi urdheron poltikanet qe te mbyllin gojen sepse keshtu i intereson SHBA. Turpp, dhe vetem turp
Turpi dhe krimi kunder shqiptareve bie mbi Edi Ramen dhe Ilir Meten, nese sot nuk jepet pergjigjia JO.
EDI RAMA E TREGOI VETEN PRO AMERIKAN KURSE BASHA AGJENT SERB SI BERISHA