Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë për mediat mbrëmjen e kësaj së marte ku është prononcuar në lidhje me shtyrjen e negociatave me BE-në, të cilin e cilësoi një lajm të hidhur dhe për të cilin bëri përgjegjës kryministrin.
Basha tha: “Sot Shqipërisë iu mohua hapja e negociatave. Është lajm i hidhur për shqiptarët. Më i rëndë është fakti se sot ne shqiptarëve po na vihet në dyshim aftësia për të jetuar si europianë. Propaganda e Ramës do përpiqet ta mohojë dhe më pas t’ia vërë fajin të tjerëve. Do fajësojë Europën dhe opozitën, por nuk do të fajësojë veten. Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama dhe qeveria e tij, korrupsioni dhe krimi”.
Basha tha se humbja e busullës morale ka normalizuar të keqen me fjalët: “Mungesa e reflektimit, humbja e busullës morale e kanë normalizuar të keqen mes nesh dhe e ka vrarë reagimin ndaj saj. Nëse nuk do të reagojmë tani e keqja do të sundojë mbi këdo në politikë, ekonomi, shoqëri, rrugë dhe shtëpi. Kjo gjendje nuk duhet dhe nuk do të kalojë pa një ndryshim të thellë. Zgjidhja e vetme është ndëshkimi përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe kriminelevë duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani”.
Në vijim Basha tha se nga kriza politike dilet duke nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit, si në Europë.
Ai u shpreh: “Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza, po dëgjoj të riciklohen teori dhe slogane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, kanë devijuar nga rruga e ligjit, rruga e drejtësisë. Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vetmja garanci për lirinë, demokracinë dhe mirëqeverisjen. Parlament ka dhe në Turkmenistan, votime zhvillon dhe Kim Jong-un i Koresë së Veriut, për demokraci dhe institucione betohet edhe Maduro i Venezuelës. Sot diktatorët dhe autokratët kudo në botë nuk sundojnë më me dhunë ushtarake, por duke manipuluar zgjedhjet për të mbajtur dhe kontrolluar të gjitha pushtetet. Parlament dhe zgjedhje kanë dhe autokracitë, por ajo që i dallon nga demokracitë perëndimore është shteti i së drejtës. Këta qeveritarë do të dilnin menjëherë para drejtësisë në çdo vend europian, duhet të dalin para drejtësisë edhe në Shqipëri. Që Shqipëria të bëhet Europë, duhet të sillemi ne si europianë”.
e.ll./dita

Krimi nuk ka brija; ne e shohim tek Lulezimi dhe gjithe bandat e tij, por e shohime dhe tek shume gazetare medioker qe statusi tyre u duket se jane ata qe bejne ligjin. Fatkeqesi me kete nivel idiotesh ne politike dhe gazetari, pa mire fashizmi qe ka hedhe rrenje qysh shpejte ne ate vend te mallkuar Pa nje lufte çfarosese qe te pastrohen felliqesirat, ai popull keshtu do vuaj.
Shko ti i pari dhe pergjigju per parata e marre nga rusët meqë je thirrur.
Duke dhënë shembull i pari ,atëherë flit për të tjerët.
Nuk mbulohet dielli me shoshë.
I pari je ti mor karabush lulush, bashke me atin tend shpirteror.
Lul loqja, nuk mbulohet vjedhja 230 mln euro e rruges se kombit e vrasjet e gerdecit dhe te 21 Janarit duke u hedhur toppik siper. Tulla qe te ka dale or pleh sado qe ta mbushesh mos sot, po mot do dale. Nuk jam me Ramen se perderisa te thote mik i te njejtit nivel eshte po kur pro-serbo byth.irve si puna jote e doktorit nuk u ka hyre gjemb ne kembe pse duhet ti hyj atij. Llogjike, apo jo. hajde, ca ju ma praku deres.
Ti I pari lulushi vogel
Perse ky plehre vegjeton akoma i lire ?