Në një dalje për mediat, kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se Rilindja Urbane ka qenë shpërdorim i madh i parave të shqiptarëve, duke mos patur asnjë përfitim.
Duke folur për raportin e FMN-së, ai tha se qeveria nuk ka siguruar më investime të huaja në vend, teksa shprehet se Shqipërisë po i kanoset rreziku nga PPP.
“PPP ka vetëm një qëllim, vjedhjen e parave të shqiptarëve për klientët e Edi Ramës. Vitet e fundit po kthehen në mjetin kryesor për pastrimin e parave të pista të krijuara nga dorga dhe krimi i organizuar. I gjithë projekti 1 miliardë është mashtrues ku kombinohet vjedhja e parave publike dhe qarkullimi i parave të pista në shërbim të Edi Ramës”, tha Basha.
Ai tha se shqetësimet që ka ngritur PD dhe opozita në këto 4 vite janë të konfirmuara në raportim.
“Efektet e shkatërrimit ekonomik që Edi Rama i ka sjell vendit janë të dukshme. Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqiëpërisë do të përkeqësohet. Mbarimi i TAP dhe Devollit, investime të PD do e thajnë ekonominë nga financimet e huaja që janë të domosdoshme për të krijuar punësim e mirëqënie dhe për të rritur ekonominë, dhe kjo qeveri nuk ka krijuar investime të reja për ekonominë. Mbarimi i këtyre dy investimeve do të sjellë rënien ekonomike”, u shpreh më tej ai.
Basha i cilësoi paratë e shqiptarëve si të shpenzuara pa sens për projekte investimesh, të cilat sipas tij nuk kanë leverdi ekonomike.
s.a/dita

Nji idiot ,
nji budalla pa diplome plepash ,
qe mendon se mundet te budallepsi shqiptaret ,
e i ti fusi trut r gamorit ,
si ato qe ka ne kokUturakun e tij lart !
Nuk keni pare gje akoma
prisni te shihni kur te shtohet edhe nje P
PPPP.