Basha pëson një tjetër humbje, Veliaj “i rrëmben” edhe dy gishtat

Bora Basholli

Ja bluza e veçantë Simbolin e “dy gishtave” e lidhim gjerësisht me demokratët, por me sa duket nuk mund ta “identifikojmë” më si të tillë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tani e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij elektorale. Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kryebashkiaku Veliaj ka pozuar me dy gishtat, duke i dhënë një tjetër humbje Bashës.

Por jo vetëm kaq, kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur edhe një tjetër simbolikë të veçantë. Në bluzën e veshur sot, Veliaj kishte të stampuar numrin 2 që përkon pikërisht me numrin e tij në fletën e votimit për garën në Tiranë.

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke hedhur shortin edhe për numrat e kandidatëve për kryetar bashkie.

Kështu në Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj që garon nën siglën e Partisë Socialiste do të mbajë numrin dy.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *