PD kërkon marrjen të pandehur të Valdrin Pjetrit

Bora Basholli

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetin social e cilësoi Edi Ramën si një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Duke iu referuar rastit të Valdrin Pjetrit të Bashkisë së Shkodrës, i dënuar sipas PD-së për trafik droge në Itali, Basha vuri në dukje uzurpumin e të gjitha pushteteve nga Rama me një bandë kriminelësh e hajdutësh, të cilët i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur, sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. “- thotë në mesazhin e tij kreu i opozitës, i cili tregon edhe zgjidhjen e problemit të krimit në politikë.

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk”– shkruan Basha.

Postimi i plotë

Edhe në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës theksohet mesazhi kryesor i PD se Edi Rama e mban  pushtetin me kriminelët dhe trafikantët e drogës, ndërsa Valdrin Pjetri i Bashkisë së Shkodrës cilësohet si “Elvis Roshi” i ri, pasi, njësoj si ish kryebashkiaku i Kavajës, edhe për Pjetrin, PD ka të dhëna se ai është dëbuar nga Italia për trafik droge në vitin 2003.

“Pasuria e tij është kriminale dhe duhet t’i nënshtrohet ligjit Antimafia. “- thuhet në videomesazhin e kreut të opozitës, i cili bën përgjegjës Edi Ramën që promovon dhe e mbron trafikantin e drogës dhe përfaqësuesin e krimit Valdrin Pjetri.

“Edi Rama e emëroi Drejtor të Hipotekës, Prefekt të Shkodrës, Kandidat për Bashkinë e Shkodrës”- theksohet në video, ku shfaqet edhe kryeministri Rama në konfernecën e 30 Korrikut, duke treguar bashkëpunimin e ngushtë me Valdrin Pjetrin, të cilin e emëroi edhe drejtues politik të PS për Qarkun e Shkodrës.

“Vendosja e Valdrinit drejtues aty është gjëja e duhur. Më duhet një person që të jetë aty çdo ditë dhe çdo natë si kryetar Bashkie dhe si drejtues.”- citohet Edi Rama në videomesazh, duke promovuar edhe më tej Valdrin Pjetrin.

Në video theksohet mesazhi i kreut të opozitës se Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë

“Që të largojmë këtë bandë dhe të sigurojmë të ardhmen e familjeve shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën. #RamaIk”- përfundon videomesazhi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Meseleja ketij Pjetrit do te perfundoje si gjithe te tjeret.
    Do vije ambasadorja e re amerikane,do urdheroje Ramen,Rama do urdheroje Pjetrin te jape doreheqje(deri ne perfundim te hetimeve)!

  • Pak shume pak keni kerkuar shoku Enver Lulzim Bashaj.Se pari duhet te kerkoni rivendosjen e ligjit me pushkatim dhe skeni pse kerkoni marrjen e VALDRINIT,si te pandehur por direkt arrestin e pushkatim ne mes te shkodres heroike me partine demokratike,

  • Në fillim do merret i pandehur Lulzim basha për 230 milon euro që e ka akuzuar kontrolli i shtetit të Pd dhe pastaj pasi të hyjnë në arkën e shtetit 230 milionë euro që kanë shkuar në drejtim të Shqupit radhën e ka pd leshelis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *