I akuzuari për vjedhje në Itali bën fushatë në Fier, garon i gjashti

Rovena Cerka

“Shkundeni votën me 25 prill’

Kështu iu drejtua fierakëve Enkelejd Alibeaj për t’u kërkuar votëbesimin për Partinë Demokratike.

Shpesh në daljet publike ka akuzuar qeverinë se ka një rreth të personave që kanë probleme me ligjin, por opozita ka dy standarde!

Alibeaj këtë 5 prill ishte me ish kryebashkiakun  demokrat të Mallakastrës,  Agron Kapllanaj i cili po hetohet nga  prokuroria.

Sipas tij, në këto zgjedhje duhet votuar për PD në mënyrë që të ulet çmimi i energjisë dhe i naftës dhe të dyfishohet ndihma ekonomike.

“Unë e kam të thjeshtë që të vij këtu në krah të Agronit, e kam të thjeshte edhe në Divjakë, edhe në Roskovec, Patos, Lushnjë, Fier, sepse unë e shoh që njerëzit e kane ndarë mendjen. A nuk ja vlen që në 25 prill vetëm që të ulet çmimi i energjisë, ta bëjmë këto zgjedhje që të votojmë për veten, që të vendoset ndihma ekonomike edhe njëherë, madje të dyfishohet, nuk ja vlen të votojmë në datë 25 prill për të ulur së paku 240 lekë çmimin e naftës”, tha Alibeaj.

Agron Kapllanaj, është i 6 në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit.

Ish-kryebashkiaku i Bashkisë Mallakastër, në vitin 2003 ka qenë i dënuar me burg në Itali, për vjedhje.

Pavarësisht se ligji I dekriminalizimit nuk e kushtëzon Kapllanajn për të kandiduar, besueshmëria e Lulzim Bashës për LISTAT E PASTRA dhe mbajtjen larg të “hajdutëve” rrëzohet.

 

m.m/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Te pakten ky paska bere ca burg! Ne fund te fundit i linde dhe e drejta morale te vazhdoj te beje ate cfare di mire: te vjedhi! Po fitoi do vjedhi sa te zhdepet dhe ska per ta pare kurre me deren e burgut! Pthuu fare e piste nga sunitostani!

  • Po hajdut kane dhe kryetarin. E harruat 220 milionshin e rruges se kombit? Po shyqyr zotit qe do fillojne nje m… se mjere vendi cdo hiqte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *