Basha premton rritje të ndihmës ekonomike, kur ishte në pushtet përfitohej 8mijë lekë, sot 12 mijë! Sa do e bëjë PD-ja?

Rovena Cerka

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se PD ka një plan për të ringritur ekonominë dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Gjatë një takimi me një familje në Kamëz, Basha tha se asnjë qytetar nu do të jetë pa ujë, drita e pa bukë gjatë qeverisjes së tij.

Basha premtoi se do të rrisë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë si dhe rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit.

“Tani ne kemi ardhur tek ju jo thjeshtë për të kërkuar votën as për të premtuar kur vjen fjala te familjet në nevojë ekonomike. Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita

I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar”, u shpreh Basha

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *