Basha premton se nëse vjen në pushtet do të dënojë shokët

Rovena Cerka

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në Tempora se kur PD të vijë në pushtet do të dënojë të gjithë politikanët e korruptuar dhe kokat e krimit.

Basha u shpreh se politika ka investuar për të mos ndëshkuar politikanët e korruptuar dhe kokat e krimit të lidhur me të.

Ai tha e 25 prilli do të jetë një ditë e mirë edhe për drejtësinë, edhe për reformën në drejtësi, sepse do të çlirohet nga presioni politik.

“Ne kemi votuar unanimisht Reformën në Drejtësi në vitin 2016, pikërisht për të arritur këtë standard perëndimor. Partia Demokratike dhe unë, koalicioni ynë për ndryshim, Aleanca për Ndryshim qëndrojnë garant për një Reformë në Drejtësi sipas kritereve perëndimore dhe në bashkëpunim me partnerët tanë që kanë investuar në këtë reformë që janë BE dhe SHBA”, tha Basha.

 

m.m/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Po binomin, Berisha-Meta, kryekriminelet dhe kryema-
    fiozet e te gjitha kohrave,
    valle a do t’i denosh ? Ruhu
    se te bejne “synet” ata brenda
    nates pa gdhire dita e neserme …!
    Basha ! Je nje mjran kokebosh e
    kokorosh ….! O tempora, o more !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *