Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Basha: Presioni ndaj opozitës shton bashkimin për fitore
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Basha: Presioni ndaj opozitës shton bashkimin për fitore
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Basha: Presioni ndaj opozitës shton bashkimin për fitore

redaktor
Published May 26, 2015
Share
SHARE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me banorë të Petrelës dhe Vorës.  Mungesa e mbështetjes dhe subvencioneve për bujqësinë, rritja e çmimit të energjisë  dhe fuqisë blerëse kanë qenë shqetësimet që banorët e Petrelës i kanë shprehur kryetarit të opozitës. Zoti Basha theksoi në fjalën e tij që Rama-Meta, jo vetëm nuk mbajtën premtimet por votuan kundër dhe propozimeve të Partisë Demokratike për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.

“Premtuan që do të hiqnin akcizën e naftës për bujqësinë, premtuan një fond prej 40 milionë dollarësh në vit për bujqësinë. A kanë parë gjë fermerët e Petrelës nga këto fonde? Sa prej jush kanë marrë subvencione në këto dy vite? Ne i çuam propozimet  që ju të paguanit më pak kur blini farërat, fidanët, lëndët e tjera të para, propozuam të hiqej  taksa e qarkullimit, naftën që përdorni ju dhe këta i rrëzuan pa argument, prandaj nuk vijnë këtu  të flasin për këto probleme, harxhojnë orë e orë  të tëra duke sulmuar opozitën, duke sulmuar kandidatët e opozitës”,  tha Basha.

Lideri i opozitës u ka kërkuar qytetarëve që ditën e votimit të kujtojnë premtimet e pambajtura të Edi Ramës dhe Ilir Metës, mungesës së përpjekjeve për të bërë diçka për hallet dhe problemet e qytetarëve dhe të vlerësojnë ofertën e PD nëse ajo është e duhur për të futur në rrugën e zgjidhjes problemet me të cilat ndeshen qytetarët sot.

“Në 21 qershor, me votën tuaj  ju do të mund të arrini atë që opozita nuk arriti dot në parlament, sepse këta kishin kartonat.  Aktivistët dhe kandidati i PD në Vorë është vënë nën presionin e hapur të pushtetit dhe bandave të lidhura me to. E njëjta gjë po ndodh në Malësi të Madhe, Shkodër, Vaun e Dejës, Durrës e shumë qytete të tjera. Kjo është shenjë dëshpërimi e Edi Ramës dhe Ilir Metës që u vjen nga revolta popullore. Këto presione të dëshpëruara vetëm rrisin bashkimin e shqiptarëve për fitore, dhe përgjegjësit do të marrin ndëshkimin ligjor”, tha shefi i opozitës.

redaktor May 26, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
11 Comments
  • mirel says:
    May 26, 2015 at 12:34 pm

    nje gje me ben pershtypje ne slloganin e ketyre plehrave te pd-s
    pune dhe dinjitet!!!!,kaq kohe ne qeverisje!!!??!! e humben dinjitetin? dhe duan ta fitojn tani?? kaq kohe ne qeverisje?,nuk kishin ber pune per ket popull??
    dhe befas na del lulushi,,dhe na ben politike dhe propagande!
    JU JENI DESHTIMI VETE
    ekeni treguar kaq vite
    ne ministrin e transportit ( kukes morin)
    ne ministrin e mbrndshme( 21 janri)
    ne bashkine tone te famshme (tiranen),,qe na flisnit dhe tek sivllau juaj( fevziu) per projekte qe ju ka bllokuar qeveria,,dhe mesa pash jane vetem ne letra ato projekte,,,populli nuk ha bar o lul berishaaaaaaaaaaa

    Reply
    • jonela says:
      May 26, 2015 at 1:33 pm

      Ju jeni me te percare se kurre, mjafton te shohesh kandidatet e “pavarur” ne Tirane, eshte nje i te majtes dhe 4 te tjere nga e djathta, ku e shihni bashkimin ju?

      Reply
      • lumila says:
        May 26, 2015 at 1:35 pm

        Duhet te filloni te pranoni realitetin, qe keto zgjedhje nuk keni per t’i fituar dhe mos shihni skenare qe nuk ekzistojne, kjo mungesa e aftesise per te pranuar realitetin quhet semundje, dhe mund te kuroheni vetem duke reflektuar, duke u reformuar dhe te spastroheni njehere e mire.

        Reply
        • percarja per humbje says:
          May 26, 2015 at 1:37 pm

          te gjithe demokratet e vertete jane larguar nga ju, duke fillu nga bamir topi e gaz oketa, duke vazhdu me besnik mustafajn, olldashin e ndjere, e sa e sa te tjere, se vetem parti demokratike qe s’jeni. Ju nuk beni dot mes jush zgjedhje te ndershme, jo me te keni demokraci per te ofruar per shqiptaret.

          Reply
    • ana says:
      May 26, 2015 at 1:39 pm

      pse nuk fillon te mbash shenim njehere te vetme premtimet e tu Zoti Basha ne tete vjet pushtet cilin prej tyre realizuat , po ne krye te Tiranes cfare nxore ne drite ? cfare bashkimi kerkon per fitore tani more faqezi kur e shkatrruat shqiperine qe nga fundi deri ne krye

      Reply
    • koli says:
      May 26, 2015 at 1:42 pm

      sa mashtron e genjen ky njeri.. si mund te flasi per energjin elektrike apo naften kur ketu behet fjal per bashki jo per pushtet.. do ishte me e ndershme nga ana juaj zoti luli sikur te flisnit njeher per qeverisjen tuaj ne 4vitet e bashkis se kush eshte puna juaj.

      Reply
      • Suela says:
        May 26, 2015 at 1:43 pm

        mjaft u lodhe luli por prano realitetin qe nk ke per te fituar as sot as kurre nk ju besoj njeri ju kur e keni trg veten ne 4vitet tuaja te pushtetit

        Reply
  • besi says:
    May 26, 2015 at 1:02 pm

    Zullumit Rama-Meta do i vij fundi, pasi populli nuk pranon te udhehiqet nga kjo qeveri mashtrimi, ku papunesia dhe varferia kane arritur kulmin!

    Reply
  • ardi says:
    May 26, 2015 at 1:05 pm

    I uroj suksese Lulzim Bashes ne kete nisme qe ka nderrmare, duke perfaqsuar zerin e popullit perball kesaj qeverisje te padrejt!

    Reply
  • ergys says:
    May 26, 2015 at 1:06 pm

    Nuk meritojne shqiptaret te qeverisen nga njerez te tille te pamoralshem! Me 21 qershor kjo qeveri do ndeshkohet per padrejtesite e bera.

    Reply
  • Reina says:
    May 26, 2015 at 4:25 pm

    Dihet ajo z.Basha qe gjithmone sulmohet me i mire , ndaj edhe te majtet sulmojne Opoziten , por Qente le te lehin dhe karrvani le te eci perpara . Keta te Rilinjdes do ta shofin ndeshkimin ne Daten 21 Qershor me voten e popullit per kete keqeqeveerisje qe po bejne aktualish qe jane ne qeveri dhe nuk kane shance te fitojne Bashkine e Tiranes dhe bashkite e rretheve .Fitore gjithe kandidateve te Partdise demokratike .Fitore Halim Kosoves dhe Grida Dumes .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?