Arvizu: Takimi me Bashën në selinë e re të PD, pa ndonjë simbolikë. Për SHQUP të zbatohet ligji

anazapta

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, zhvilloi sot një takim me kreun e PD-së, në selinë e re të kësaj partie tek godina e SHQUP-it. Në përfundim të takimit me kreun e ri të opozitës (takimi i parë pas zgjedhjes së Bashës si kreu i PD), Arvizu tha se vizita e tij në selinë blu nuk ka ndonjë simbolikë të veçantë.

Ai tha se kjo ishte një vizitë e parashikuar të zhvillohej më parë, por u shty pikërisht për faktin se PD ndryshoi seli. Në lidhje me pronësinë e shumëdebatuar të SHQUP-it, Arvizu tha se SHBA nuk mban anësi lidhur me çështjen në fjalë, por nënvizoi se duhet të zbatohet ligji për zgjidhjen e saj.

“Çështja e kësaj prone ka qenë subjekt i polemikave të shumta. SHBA nuk marrin anësi përsa i përket kësaj çështje, por ajo që këshillojmë, është mbajtja e anës ligjore dhe objektivitet. Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej më herët. Por më pas PD-ja kishte lëvizur dhe kjo shpjegon faktin pse u takuam këtu”, ka thënë ambasadori amerikan.

 

Share This Article
3 Comments
  • ky eshte paradoksi hajde mere vesh se cmbehet ne partine komuniste fashiste demokratike qofshi ju qe jeni poshtersite e tyre nuk kane fund

  • MORE LULIM BASHA LERI ATO HIPOKRIzITE SE NUK I HA AMBASADORI AMERIKAN ATO SE KA BERE SHKOLLE DIPLOMACISE DHE ESHTE DIPLOMAT KARRIERE AI E NJEH MIRE HIPOKRIINE DHE BUEQESHJEN E SHTIRUR.
    SI PO DILKE TI KUNDRA SHEFIT TEND APO PJESETARVE TE TJERE TE EKIPIT TUAJ ????
    DERI DJE NUK LATE FJALE PA THENE DHE TANI NA DEL TI ME ATE BUEQESHJEN HIPOKRITE DHE PO FTOKE AMBASADORIN AMERIKAN NE SELINE E RE QE JA KENI VJEDHUR PO NJE QYTETARI AMERIKAN.
    HIPOKRIIA JUAJ E HUAzUR NE HOOLANDE NUK DO TE THOTE SE PO BEN POLITIKE NDRYSHE MOS E HARRO KETE SE E DINE TE GJITHE NUK MUND TI MASHTROJSHE POPUULLIN E KAM FJALEN ATE TE GJUARIN ( DHE JO SHPELLARIN )????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *