Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me një delegacion të Bundestagut, i garantoi deputetët gjermanë se opozita shqiptare përkrah pa kushte integrimin europian të vendit. Megjithatë, Basha i njohu përfaqesuesit e Bundestagut me disa akte të qeverisë, që sipas opozitës, rrezikojnë kolonat e demokracisë dhe shtetit ligjor. Njoftimi zyrtar i Partisë Demokratike thotë se deputetët gjermanë shprehën mendimin se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë jo vetëm për ruajtjen e standardeve të arritura deri në këtë moment, por edhe për t’u përqendruar në parapërgatitjen e kritereve në të gjithë kapitujt që kërkon procesi. Përfaqësuesit e Bundestagut theksuan se “askush nuk perligjet të dalë mbi shtetin ligjor dhe se ky është një parim dhe standard i panegociueshëm që duhet ruajtur e respektuar me çdo kusht”. Sipas deputetëve gjermanë kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë jo vetëm sepse përbën kërkesë themelore për procesin e integrimit, por dobësimi i shtetit ligjor krijon pasiguri dhe largon investimet e zhvillimin ekonomik, duke mos i shërbyer interesave te Shqipërisë dhe qytetareve te saj.

Mos thane gje ne fund liri demokraci mirakell of fridem?