Misioni i FMN-së i ardhur në Tiranë ditët e fundit ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku kreu demokrat ka theksuar se situata ekonomike është dramatike në të gjitha aspektet për shkak të korrupsionit.
Basha tha se shteti është hapur nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale. Sipas kreut demokrat, kjo është arsyeja që mijëra shqiptarë po largohen nga vendi.
“Kjo qeveri e kapur nga krimi dhe nën diktatin e krimit po bën çdo gjë që vendi të gremiset në honet e thella të varfërisë e mjerimit, ndërkohë që është vetëm një grusht oligarkësh pranë kryeministrit të cilët përfitojnë nga afera qindra milionë euroshe në koncensione të errëta të shërbimeve publike, tendera dhe zhvatje të pasurive e aseteve publike”, theksoi Basha.
Tjetër shqetësim i kreut demokrat është edhe rritja e pakontrolluar e borxhit publik dhe rënia dramatike e të ardhurave.
“Vetëm dy vite niveli i borxhi është rritur nga 61% në 72% të PBB në një kohë që qeveria ka mashtruar lidhur me të ashtuquajturat borxhe për fatura të pashlyera. Në më shumë se dy vite nuk kemi pothuaj asnjë investim publik në një kohë që shpenzimet kapitale janë në rangun e rreth 600 milionë dollarëve në vit, por me të cilat deri më sot realizohen vetëm shëtitore me palma, shatërvanë dhe asnjë km rrugë, asnjë shkollë ose spital, asnjë kanal vaditës e kullues”, tha më tej ai.
Pala e FMN u interesua të dijë vizionin e opozitës rreth planeve të fundit të qeverisë për krijimin e zonave të lira ekonomike, planeve të qeverisë për rritje të reja taksash si edhe se si mendonte opozita të vinte nën kontroll rritjen e shfrenuar të borxhit nesër kur asaj t’i besoheshin përsëri fatet e vendit. z.Basha informoi bashkëbiseduesit se vizioni i opozitës shqiptare është i qartë si drita e diellit. /Dita/

FMN vjen dhe therret opoziten cfare vizioni ka kur ti jepet pushteti ??
te fala rrrrrrrrrrilindjes
erdhi me ngjala ,jeton me burg dhe bar do hame po tatimet do i paguani
dhe ne drejtim te paditur do zhduket ….
hajduti i thote hajdutit kapeni hajdutin. Lulushi hajdut i thote Fmn hajdute qe te kape Ramen hajdut. Hajde perversitet hajde.
mire eshte qe fmn te mos na trazoje.boll i kemi hajdutet tane nuk na duhen hajdut nderkombetare
As me pak e as me shume Lulzim Basha ,ne te gjitha kontaktet me te huajt din dhe e ka ne moton e tij “..vec se te zbrazi barkun..” duke vjeelle vrer per qeverisjen e tanishme.Atij i shkon pershtat proverbi italian: “veshgjati qe pellet me kostum e kollaro”.Evidento te metat POR jep edhe rrugen e permiresimit.Te meta ka por mos e nxi ster.Sugjeroju te huajve se ku duhet te na ndihmojne.As ja thek ne keto drejtime o byrazer.
*****************************************
Ha, ha, ha, ha …. qesharake.
Shikoni Z.Mima me xhakete me pulla meshine
ne nje mbledhje serioze me FMN-ne,
sikur te jete ne kafenete e Cetes-PD …. sa qesharrake !
***********************************************************************
Ky Luli, ka nje te keqe, qe mashtrimi i ka hyre ne gjak aq keq sa edhe veten e vet e genjen
Kur ne pushtet ishte PD e perzuri me ceremoni Sali-Ridvani nga Shqiperia FMN, qe ti kishte duart e lira per te grabitur e vjedhur ashtu sic edhe beri, sot keta lengaraqe shkojne per te marre mendimin e pozites qe ka ne dore celsat e kashtes dhe ato te sabotimit. FMN duhet t’i thoshte Kryetarit Dezhurn te PD qe kjo gjendje eshte se : Qeveria Rama ka shlyer e po shlyn vjedhjet e Rruges se Kombit prej 230 milion euro, 100 milion euro te Tecit te Vlores, borxhet e te gjitha rrugeve qe jane te paperfunduara te lena nga rrobashkepesi i prerjes se shiritave, qe paguante per pune te pabere dhe jashte cdo standarti etj etj pra u pagua gopa e zeze e lene prej 700 milion euro borxhe te lena nga Saliu & CO.
,Une nuk kuptoj me keta perfaqesuest e FMN,si vine e ulen ne biseda dhe i kerkojne mendime per budallalleqet,qe nxjerr nbga goja kjo opozita shqiptare,qe para dy vitesh e la ekonomine per faqe te zeze dhe me ato borxhe,qe FMN i di me mire se te gjithe dhe nuk ka nevoje per komente.Opozita e kriminalizuar deri ne fyte kerkon te luftoje kriminelet ne qeveri,si nuk kane turp kur flasin per kriminel ata qe jane me dosje te hapura.Lul Basha per vjedhijen e ruges kombit,per shitjen e detit ,per vrasiet e 21 janarit etj.Sali Berisha per Gerdecin,per vjedhiet e pasurise popullit ,per 1997,1998 e me mijra krime te tjera.Kur do te vije dita te japin llogari dhe te mbyllin gojen keta te pa turp dhe me te pa turpe jane ata qe i degjojne.
akoma se ka vrar saliu kete kriminelin