Basha pret Pacollin: PD, mbështetje totale për sfidat e qeverisë dhe të Kosovës

DITA Online

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim zv-kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli.

Në takim u diskutuan çështje të interesit të përbashkët.

Basha uroi Pacollin për detyrën e rëndësishme dhe e siguroi se Partia Demokratike do të jetë në mbështetje dhe në bashkëpunim të plotë me qeverine e re të Kosovës dhe i uroi sukses në përballimin e sfidave të shumta në interes të Kosovës dhe popullit të saj.

Basha bëri një panoramë të zhvillimeve politike në Shqipëri, ku vuri theksin te nevoja jetike për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të vendit, ku me rëndësi kyçe janë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Basha theksoi se për Partinë Demokratike, integrimi europian dhe interesi kombëtar do të jenë shtyllat kryesore të çdo qëndrimi të PD-së.

Basha theksoi se mbështet dhe nxit integrim sa më të thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë kuadër përshëndet vullnetin për bashkim doganor, por theksoi se kjo bëhet me një angazhim të thellë e të plotë dhe jo sipërfaqësor.

Gjithashtu shefi i opozitës u shpreh se Partia Demokratike do të mbështesë me çdo kapacitet diplomacinë e Kosovës me sfidat e saj ndërkombëtare të anëtarësimit në organizmat ndërkombëtarë. ​

Share This Article
3 Comments
  • Pacolli ke shkuar ne takim te gabuar me njeriun me te ndyre qe e ka vrare kosoven duke punuar per xhepin e tij. Nuk mendonim qe paskeni rene kaq poshte. Kosova ska nevoje per Lulzim gjarprin qe e ka shitur kosoven me 100 here.Ai duhet te shkoje ne litar per cfare ka bere ne kurriz te kosves dhe te shqiperise jo te ulesh e bisedosh me te. Gabim fatal Pacolli….

  • Basha i mbeshtet kapacitetet (ku jane) e diplomacise se Kosoves duke u derguar te dhena te plota bashke me shenjat e gishtave tek Fazllic.

  • Basha ne takime me vizitor me dhe pa foto asht per tu patur “zili”.Tregon vertet qe asht “lider” partie.Po ama kur merret me politike asht adapt per qoban derrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *