Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, prezantoi sot projektin e tramit për linjën Kombinat-Kinostudio. Basha kërkoi ndihmën e kryeministrit Rama për realizimin e projektit.
“Është një kënaqësi e madhe të jemi këtu për të jetësuar atë çfarë 3 vite më parë e premtuam, ndoshta disa të tjerë, madje edhe dashamirës e mosbesuan, por sot ka mbërritur finalizimi i projektit të tramit. 3 vite më parë shpalla synimin tim për zhvillimin e qytetit afatgjatë me përmasa metropolitan duke përmirësuar jetesën e qytetarëve dhe duke hedhur bazat e Tiranës europiane. Në zgjedhjet e para 3 viteve, projektin për ndërtimin e tramit e kishim të dy kandidatët, unë si kryetar bashkie dhe ish-kryebashkiaku. Ndaj sot është momenti që ish-kreu i Bashkisë të tregojë vullnetin për realizimin e këtij projekti madhor për Tiranën”, tha Basha.
Ai theksoi se realizimi i këtij projekti do t’i orientojë qytetarët drejt transportit publik. “Transporti me tram do të përgjysmojë kohën e udhëtimit, itinerari Kombinat-Kinostudio do të përshkohet për 24 minuta pasi linjat e tramit janë të papenguara nga trafiku. Transporti me tram do të ulë koston e transportit në qytet dhe do të ofrojë një shërbim shumë më cilësor, i cili orienton shumë qytetarë drejt përdorimit të transportit publik”.
“Linja që ka një gjatësi prej 9 km dhe në fazën e parë parashikohet të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspektive dyfishimi deri në 186 mijë pasagjerë në ditë në periudhën afatmesme. Kostoja e transportit sipas studimit parashikohet deri në 50 lekë për person, ndërsa shërbimi i mesatarizuar duke përfshirë edhe shërbimet e aboneve mujorë apo vjetore është 41 lekë për person. Ka qenë synimi ynë që përveç shërbimit komod ofrojmë edhe çmime të përballueshme për qytetarët tanë”, tha Basha.
Kostoja e projektit të tramit vlerësohet mes 120-155.5 milionë euro. Realizimi i projektit parashikohet me koncesion ose partneritet publik privat, ku partneri publik është Bashkia e Tiranës.

Hiqni dore nga ideja e tramit se nuk ka perspektive. Tube, apo metro te beni. Do beni qe do bemi pis dynjane, bejeni tamam se vetem tube e perballon nje Tirane 1 milionshe banoresh. Jepeni me koncesion te vijne ta bejne te huajt dhe ta administrojne ata sikurse bete me aeroportin e Rinasit dhe qytetarit te ndjehet rehat ne qytet. Trami jo vetem vend, zhurme, aksidente, vret syrin etj etj. Germoni ore poshte si gjithe bota dhe ngadale e pak e sakte qe tu leme femijeve tane investime per se mbari dhe jo investime qe mbarojne per kater vjet per te qe ne gati per zgjedhjet e rradhes.
Ke shume te drejte HMMMM por ne kete vend behen pone me ehhheeh dhe te shtyjme sa te shtyme se nuk i dihet. asnje nuk shkon me perspektiva afat gjata. te gjithe shikojne dek votat para se te hedhin firmen. shiko se sa projekte jane bere ne shqiperi me perspektive me te gjate se 10 vjete. asnje besoj. ne te njejten kohe kur ne bote te gjitha projektet publike qe ndermerren tani jane me perspektiva 25 – 40 vjet. eshte mese e qarte qe nje tram mbitokesor ne tirane do krijoje me shume konfuzion sesa zgjidhje pasi rruget e kryeqytetit tone nuk jane te tilla qe te perballojne kete mbivendosje siidomos pjsea qe ngjitet ne kinostudio. por nese shikohet tirana eshte kodrinore dhe nje shpim nentoke me metodat e reja do ishte dhe me leverdi dhe avantazh 50 – 100 vjecar zhvillimi per qytetin. po sa te kemi keta mendje shkurterit qe shohin nga duart dhe xhepat e qytetareve kurre nuk do bejme dot vepra madhore.
Ky eshte koke e kembe…tram!
Bashuc By…thec Gita ok 155 milion kushton Trami, 200 milion € i ke vjedhe tek rruga e kombit pra i bie te u kthesh 50 milion € qytetareve shqipatar dhe mos i bej thirrje Ed Rames po bej Thirrje babat tend tradhetarit shqipetareve Sali Serbit…..ah tie kompani duhet te kalbesh ne burg o kriminel po ku ta marrim drejtesine Llalles.
Ik more deshtak, more vrases. Me hajdutllek e more bashkine, me hajdutllek po kerkon te largohesh. Planet e mashtruesve,,edhe kur ato kane emra bombastike, si “Tirana metropolitane” apo “Bathore dixhitale”,,,mbeten gropa gjirizi qe nuk ia vlen ti hedhesh as syte. Falsiteti i ketij njeriu, te qenit i peshtire dhe pa karakter,,,,jane tiparet dhe shenjat dalluese te ketij “Kryetari” qe deshtimin e ka si shoqerues te perjetshem. Tirana nuk ka kohe te humbe,,,me njerez si ky.!!
Tani ky po na thote se, tani mund te fillojme tramin e premtuar ! Okej, deri ketu .
Por ,thirrjet per te rrezuar Ramen qe ne 20 ditet sa mori pushtetin ….pse nuk po ben shendetsine falas !!!??? Tani qe do te hymbi dhe vendin me te lakmueshem keta te pd se,po mundohen te ulin tonin ,duke kerkuar bashkepunim !
Jo more jo, ju do te hani vetem rripa,sepse e keni shbee ps ne ,per 24 vjete.
Une isha prezent ne salle. Basha nuk i kerkoi ndihme Rames por bashkepunim ne interes te qytetareve te Tiranes. Ishte nje kerkese shume qytetare ne nivelin e komunikimit politik dhe shteteror te vendeve te qyteteruara.
ok nuri……po pse nuk e bene tiranen plot23 vjet , eshte shume e thjeshte…..mblidhi arkitektet me te mire, mer kosulenc nga nderkombetaret,bashkohuni pozit +opozit me nje plane 100 vjecar per brezat qe vine…dhe be nje tirane shembullore….por ne ngelemi shqiptar .
KOHA E QEPES E TRAMVAJEVE KA IKUR
Tramvajet historikisht ne Evrope dhe Bote jane shpikur para se te dilnin autobuset dhe makinat me motore me djegje te brendeshme dhe pervec te mirave kane edhe mjaft te keqia qe do te ishte me me vend Lulzim Basha t’i merrte parasysh para se te fillonte me nje projekt qe ngjason si rruga Durres-Kukes pa projekt, pa preventiv dhe pa kryer me pare fisibilitetin e investimit, pra ashiqare me qellim vetem vjedhjen dhe kuserine e fondeve publike. Prandaj edhe po rendisim ketu me poshte disa te META thelbesore qe cdo projekt trami sjell me vete sidomos kur behet pa studime paraprake te hollesishme:
Tramet perdorin energji elektrike me nje rendiment mjaft te ulet per shkak te ndalesave te shumta dhe humbjeve te rrjet te tensionit te ulet qe perdorin motoret e tij te vendosur ne rrotat prej hekuri. A disponon Tirana energji te mjaftueshme per te mbajtur ne levizje tramin e Lul Bashes?
Zhurma qe shkakton trami eshte ne nje nivel mjaft shqetesues per ata qe banojne prane linjes hekurudhore te tij.
Mirembajtja apo asistenca teknike e nje linje tramvaji te re mbi toke i kushton mjaft shtrenjte taksapaguesve dhe gelltit dhe kollofit truaj publike dhe private duke ngushtuar hapesirat e perbashketa. Ne shume kryeqytete te Botes trami ka mbetur vetem si atraksion turistik per te kaluaren e larget te qyteteve te vjetra sesa per te zgjidhur problemet e transportit urban.
Zgjidhja moderne dhe ekologjike eshte METROJA nen toke, vende-vende edhe mbi toke, kjo duhej te fillonte qe ne kohen e Qepes te Enverit ne vend qe ky debil pa shkolle te ndertonte me ndihma te huaja “vellazerore” uzina dhe fabrika pa kurfare llogjike ekonomike. Kete projekt duhej ta kishte filluar Sali Berisha qe ne mandatin e tij te pare, sepse e kishte edhe perkrahjen e Perendimit dhe kryesisht te SHBA, por preferoi te vidhte si i papare LEKA nga fondet publike me sekserin e tij Lulzim Bashen, atehere Minister Fuqiplote i Transportit ne rrugen Durres-Kukes pa kurfare fitimi per shtetin, prandaj edhe deklaratat e Lul Bashes per tramin famoz te Tiranes duken nga larg si
BROCKULLA TE DEMAGOGJISE ENVERISTE
Kjo ide eshte anakronike ne realitetin e tanishem, por edhe ne traditen “allshqiptare”. Ky salisti i vogel, duhet te kujtoje qe kerkesa e bashkepunimit, duhet te kaloje nga rrethrrutullimin tek zogu i zi, ku hodhen ne plehra 3 milion euro te parave tona, nga autostrada dh e21 janari.
Keta behen politikane duke shperdoruar parate tona, kjo, per aresyen e thjeshte se, ne, shqiptaret, nuk jemi te vemendeshem qe te kerkojme llogari per administrimin e tyre. Ne, shqiptaret, nuk kemi pasur asnjehere shtetin tone, shtetin ne sherbim te qytetareve. Populli shqiptar, nuk “prodhon” dot administratore, ata i “han” politika.
Ky eshte bere politikan, pasi e mbollen ne kubik, me tej e rriten me pampersat e partise dhe ne adoloshencen e vet politike mesoj zanatin e politikanit shqiptar.
Sa projektit per tram, a bulevard, do te jete mire te pyetet populli i Tiranes, nje referendum, nese i duam keto projekte, apo do te jete mire qe Bashkia, ti sjelle uje 24 ore ne dite. Etj, etj.
Ik, “luli i vocer’, ke mbjelle hislla, nuk mund te korresh grure.