Basha: Projekti i tramit do bëhet (po kur, se mandati po të mbaron)

Bledar Lumani

E mbani mend projektin e tramit të prezantuar gjatë fushatës për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha?

Ishte një nga premtimet e tij më të mëdha.

Por, tashmë kur po e përfundon mandatin e tij si kryebashkiak, trami ka mbetur ende një ide.

Pavarësisht kësaj, Basha thotë se ai projekt do të ecë përpara.

Kjo bëhet e ditur nga një deklaratë e PD-së, pas një takimi që Basha ka pasur me ambasadoren franceze në Tiranë.

Një mirënjohje të veçantë, Basha i shprehu ambasadores franceze për mbështetjen financiare dhe me ekspertizë teknike që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë projektit të Tiranës moderne dhe europiane dhe veçanërisht projektit të tramit i cili pret garancinë sovrane nga qeveria për t’u realizuar.

Basha u shpreh optimist se pavarësisht debatit politik, projekti i tramit do të zbatohet dhe shprehu angazhimin e tij për të bërë gjithçka që ky projekt të shkojë përpara”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Ndërkohë, Basha ka përsëritur gjatë këtij takimi, se PD nuk e pranon ndarjen e re territorial./b.l

Share This Article
10 Comments
  • Lulushi nuk mund te beje asnjehere gje se nuk di te beje ku do qe ka qene vetem Pune te pista e kriminale ka bere Mareveshja e detit e abrazon ate me ate qe beri Zogu ne fillim te shekel lit te kaluar qe quiet tradheti kombetare vrau kater vete kur ishte minister I brendshem dhe bodhisattva sa mundi kur ishte minister transporti Keto jane meritat e nje njeri qe di vetem te qeshe

  • Po pse vetem Trami.
    Nqs dikush permend ndonje pune bashkie te Bashes ja fut kot. Ka shtruar ca rruge fshati si kryekomunar. Me gjasme ka miratuar planin urbanistik por kur shkon per te marre nje leje ndertimi thote a na falni po nuk kemi PDV (Plane te detajuara vendore). Nderkohe qe ne Tirane nderton vetem Argita Berisha me shoke.
    Ky duhet qerruar nje ore e me pare se eshte njeriu me i paafte qe ka pasur ndonjehere shqiperia, eshte komplet impotent.

  • Edhe Dicka tjeter. Tirana ka afersisht 480 Nenjesi vendore, ky per 4 vjet ka nxjere vetem 40 Plane urbanizimi. Me Kete Ritem vetem pas 50 vjetesh Urbanizohet Tirana.

  • ===================================

    Leri “tangerlleqet” o shale-thate Peshkopie …

    Ty te pret burgu per gjithe ato bema bashke
    me baben qe te ka biresuar Sali Bishen.

    ==================================

  • Lulushi do bej projektin do e shesi ankandin sic di ai duke vjedhur dhe pastaj do tja leje dobicin ne dere pasardhesit se nuk e merr me bashkine e Tiranes sikur te kete 10 Ristana ne KQZ.

    • Njesoj sic ja lane dobicin ne dere qeveria Berisha per CEZ-in qeverise Rama.

      Pastaj kane te njentin Bozo per autor te duja krimet.

  • -Kti robi i leviz figura me duket ,..sepse ska mundesi qe kruhet c’do dite duke nxjerre ne pah ate qe mund dhe se beri dot ..tamam,si pinoku i xhaxha Karlos..
    .. Koha jote mbaroi…kohe ne te cilen ti vetem more…dhe njollose ç’do gje qe preke .

  • ai basha eshte trap per vete se tramin tash e ban kur te humbin bashkine se nuk e ka ma tristan pijanecin ma ne kqz

  • 19.000 vete levizin cdo dite me TRAM. Keshtu thoshte gazeta RD para nje muaji.
    Ik ore Lul bajga se je bere si Shaban Qosja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *