Nuk është hera e parë që Lulzim Basha, kryetari ‘de jure’ i Partisë Demokratike, me një zë pompoz, më shumë i fryrë nga vetë dëshira, thotë hapur se Edi Rama, shefi i qeverisë, po luan me zjarrin dhe të ketë kujdes se do të digjet vetë. Është përsëritur aq shpesh kohët e fundit një deklaratë e tillë, saqë , edhe pa dashje, të krijohet bindja se e gjithë kjo është linja politike që po ndjek Basha, që do të thotë, edhe një herë, linja e zjarrtë e politikës. Atyre që patën shpresuar se më në fund, edhe në PD, do të kishte një shenjë tolerance, të paktën në thëniet e liderit, apo që patën besuar se demonstrata e 20 shkurtit ishte paqësore se po ndërtohet një linjë e re, e gjithë kjo i duket se është një përmbysje. A e ka me të vërtetë zoti Basha se mund të ndezë zjarre dhe se e gjithë kjo është një aftësi e pashfaqur e tij?
Të jetë një gjë e tillë në gojën e Berishës, edhe kuptohet, pasi Berisha e ka provuar se mund të djegë jo vetëm një njeri, por edhe të gjithë Shqipërinë. Vetë fillesa e rrugës politike të Berishës erdhi përmes djegieve dhe zjarreve, për të shkuar edhe më tej, tek vrasjet. Në fund të fundit ky është misioni i tij prej 20 e ca vitesh dhe këtë e ka realizuar mrekullisht. Sikur edhe një nacionalist të tërbuar serb të kishin sjellë në vend të tij, ose më saktë, të kishte gjetur Ramiz Alia, nuk do e kishte djegur kaq gjatë e kaq shumë këtë vend të përzhitur. Në mos për tjetër, jo se do i vinte ndoshta turp , më e rëndësishmja, do kishte frikën se po zbulohej. Pra, në gojën e Berishës, si në gojën e shtatë rrathëve të ferrit, do të ishte e kuptueshme, por në gojën e Lulzim Bashës, kjo, më së paku, është qesharake.
Mbi një thënie nga Dukagjini
Dikur, në bjeshkët e Dukagjinit, kur donin të dëshmonin për një njeri të çartur, por njëkohësisht edhe të shkathët e të ditur, thoshin se “ai i ndez drutë e lagura”, si të donin të thonin njëkohsisht: “Bëj kujdes nga ai, por edhe besoji atij. Bëj kujdes nga sherri i tij, por beso se mund ta bëjë këtë sherr”. Por Lulzim Basha drutë i ka të lagura, edhe të politikës, edhe të moralit, edhe të ndershmërisë, edhe të besueshmërisë. Ai është një njeri i bërë krejt qull, dhe kur e dëgjon të hakërrehet në stilin e shefit të tij, gjëja e parë që mund të mendosh është se ” kush do të jetë ai që do të ndezë zjarrin përmes duarve të Lulzim Bashës, kush është ai mund të ndezë drutë e lagura në fushën e druve të tij”.
Nuk është hera e parë që liderë politikë të PD-së, përmes një shembulli tragjik, sjellin në vëmendjen e njerëzve dhunën, përmbysjen, zjarrin, gjakun e kaosin. I pari i tyre, krejt haptas, në parlamentin e Shqipërisë, dha një shembull ende të pandëshkuar se, edhe me 5 mijë vetë e përmbys këtë qeveri, ashtu si kishte gjëmuar edhe kur kishte qenë kryeministër se, “do të merrem vetëm me ty, Edi Rama, dhe do të mbaj fjalimin më të bukur që është mbajtur ndonjëherë”. Gjë më makabre në një vend që rreket të jetë demokratik nuk është dëgjuar asnjëherë, dhe bubullimçka e Lulzim Bashës, për të ndezur zjarrin dhe për të djegur, të duket si një puhizë mjerane, e nisur nëpër mjegullën e politikës, për të zbehur mjeshtërisht çdo gjë që mund të arrihet. Por, le të kthehem tek pyetja: Cilin zjarr po ndez Edi Rama dhe në cilin zjarr do e djegë atë Lulëzim Basha?
Duhet të jesh naiv të mendosh se një njeri, i cili apo ka kapur një pjesë të ëndrrës së tij,pra, të bëhet drejtues i një vendi, të jetë njëkohësisht edhe masakrues i tij. Edi Rama ka pritur gjatë, nganjëherë padurueshëm, për të qenë pjesë e historisë, dhe tashmë, kur ka ditën e tij për të bërë atë që ka ëndërruar, ai nuk mund të zhbëjë pjesë të vetes, për të ngritur një furtunë që do të përplasej pashmangshëm mbi jetën e tij politike. “Zjarri” që mund të ndezë Edi Rama dhe qeveria e drejtuar prej tij mund të ketë përballë vetes tri pengesa të mëdha, të cilat deri më tash nuk i ka pasur asnjë qeveri tjetër. Ai ka përballë vetes një institucion si ai i presidentit, i cili, edhe kur përgjohet një pjesë e qeverisë, merr në mbrojtje përgjimin e paligjshëm, një institucion, i cili e ka kokën në zyrën e Berishës dhe trupin në presidencë. Përmes Bujar Nishanit lëvizin shumë fije të rebelimit ndaj qeverisë, si një përpjekje për të bërë dështimin e saj. Asnjë kryeministër tjetër nuk ka pasur përballë vetes një president, deri në skaj, kundërshtar maniak i qeverisë, po ashtu si nuk ka pasur kurrë një dyfytyrësi institucionale, por që për fat të keq, asnjëra prej tyre nuk është nga e mbara. Qeveria e sotme ka përballë vetes institucionin e Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili, ngutshëm, por qëllimisht,është ngritur nga Berisha, për të pasur nën vëzhgim çdo pjesë të qeverisë dhe për të lënë lirisht strukturat e krimit. Edi Rama, po ashtu, ka përballë vetes një opozitë skajshmërisht të rrezikshme, e cila, e rënë nga parajsa financiare, ka drojën e përmbysjes së saj, jo vetëm politikisht, por, çka është më e dhimbshme për të, në zhveshjen e saj nga kjo pasuri. Ndërsa dy të parat, institucioni i presidentit dhe i SHISH, mund të jenë përgatitësit e zjarrit kundër qeveritar, dhe seriozisht janë për një të tillë, opozita, është po ashtu e gatshme të bëhet pjesë e zjarrit. Thirrjet e Lulzim Bashës dhe ideja në zjarrin ku do të përvëlohen, nuk është e tij, ajo është diçka e gjetur në llojin që e sundon dhe bëhet gjithnjë dhe më e lakmueshme. Por vetë ai nuk mund të ndezë asnjë lloj zjarri.
Një vështrim mbi rrugën e Lulit
Rruga e politikës së Lulzim Bashës, ashtu si është e mbushur me mistere, ashtu edhe është e hapur. Ai rri njëkohësisht në dy karrige të politikës, të fshehurës, fillimit të saj; dhe të hapurës, vazhdimit të kësaj politike. Ai hyri në politikë ashtu si kishte hyrë më parë Berisha, nëpërmjet klanit të fuqishëm proserb, dhe do të dalë prej saj po nga kjo derë. Nëse ende nuk e ka mësuar se është i përkohshëm, një çast kalimi , nga njëri sallon në tjetrin, ai ende nuk ka mësuar asgjë nga historitë e kolegëve të tij që shkuan dhe nuk dihet se përse shkuan. Lulzim Basha ka veçoritë e tij, ai njihet tashmë si njeriu i grupit kosovar në politikën e Berishës, të lidhur me përmes fijeve të dukshme, Argita Malltezit, por edhe të padukshme për momentin e të shfaqura më pas, fazlliçëve. Në njërin nga materialet e fundit, të bërë publik në mediat shqiptare në Kosovë, ndër njerëzit e afërt të Bashës atje, kur ishte bashkëhetues i ngjarjeve dhe personaliteteve të UÇK-së, si bashkëpunëtorë apo informatorë, janë edhe ata, të cilët, duke pasur statusin e bashkëpunëtorëve të njohur të UDB-së, u bënë edhe informatorë të UNMIK-ut, si Fadil Sulejviçi e të tjerë. Por vetë hyrja nuk ishte përmes zjarrit, por përmes përgjimit: dhe njeriu i përgjimit nuk bëhet kurrë njeriu i forcës, sepse, ashtu si është rritur, duke pëshpëritur, ashtu edhe do e vazhdojë.
Fillimisht jam habitur nga kjo veçori pëshpëritëse dhe hetuese e një djali të ri, që u paraqit si njeriu i shpresës në politikën e re të PD-së. Nuk mund të mendoja se kjo është diçka spontane. Nuk dua të paragjykoj askënd, por më është dukur gjithnjë se në formimin e një njeriu, nuk është kurrë e mjaftueshme afërsia me një grua, qoftë ajo edhe bija e ish-presidentit, që do të bëhej më pas shefi i qeverisë; dhe as aferat me Fazlliçin, që do të bëhej më pas njeriu i prapaskenës politike shqiptare. Më pas, krejt rastësisht, mësova se nëna e tij, për shumë vite kishte qenë sekretare personale e njërit nga ish-zëvendësministrat e Punëve të brendshme në qeverinë Çarçani, kur drejtonte në atë dikaster, Hekuran Isai. Ndoshta edhe më parë, por, përmes saj, si njeri i besuar, kalonin edhe raportet që bënte zëvendësministri për rastin e Xhevdet Mustafës, si edhe ngjarje të tjera. Të jetë kjo zanafilla e idesë së pëshpëritjes dhe e përgjimit që u mbrujt kaq shpejt tek ky njeri, i ardhur me porosi nga Kosova për të qenë lideri i së ardhmes, qoftë edhe vetëm ‘de jure’ i PD-së. Mirëpo, ndërsa kjo e justifikon deri diku idenë e pëshpëritjes, përgjimit dhe informimit, çka e çon atë drejt zjarrit, kërcënimit, trashjes së zërit dhe dëshirës për linçim politik?
Përpjekja për tu bërë sozi’
Një lider i PD-së, sipas stereotipit që vazhdon të jetë ende në fuqi, nuk mund të jetë ndryshe. Kjo, ndoshta, është e vetmja gjë që ka mësuar Basha në këto muaj të predikimit si lider politik. Në 20 e ca vite histori, përmes PD-së kanë ardhur të gjitha mallkimet politike, shantazhet, fyerjet, rrugaçëritë, zjarret, grabitjet masive,deri në qindra milionë,rebelimet kundër shtetit e pushtetit, deri tek përmbysjet me dhunë përmes grushteve të shtetit, e më pas, vrasjeve gjakftohta. Në fillimin e kësaj rruge, Basha, nuk mund të ishte pjesë e saj, si kamerier në Rinas apo si student në Holandë, ndoshta me paratë e VEFA-s, ai mund të ishte dëgjues, por jo pjesë. Edhe po të donte, përballë kishte një të vërtetë: nuk ishte nga ta mitingashë dhe nuk mund të paguhej për kaq gjë. Tani, i ardhur në politikë, ai kërkon të shfaqë një tipar tjetër të karakterit të tij, një lloj sozie politike; e cila, edhe kur ai kërkon ta bëjë më të besueshme, është edhe më komike. Sepse, rruga e tij politike, me dashjen apo pa dashjen e tij, ka shkuar përmes një rrugëtimi tjetër. E fshehta e politikë-hyrjes së Lulit, nuk është vetëm e mistershme, por njëkohësisht edhe në rrugë tjetër me forcën, me burrërinë dhe me rebelimin. Nëse ai mendon se rebelimi i sallave të SHQUP-it është rebelimi i njëmendtë, do të thotë se ende nuk e ka mësuar të vërtetën e rrugës nga shefi i tij, dhe si i pamësuar edhe do të jetë jashtë politikës. Ka shumë shkaqe që turfullimi dhe kërcënimi bashian bëhet gjithnjë e më shumë një farsë politike. I duhet kjo për disa shkaqe, por asnjëra prej tyre nuk është e dobishme për vendin. I duhet për të fshehur përpëlitjen pikërisht për misterin e të qenurit njeri i politikës, sepse kjo fillesë, aq sa është e dhimbshme, aq është edhe hidhësi politike, sidomos në Kosovë. Njeriu që e mësoi fillimin e politikës përmes zyrave të UNMIK-ut, kur gjykoheshin njerëzit që kishin një zjarr të luftës, nuk mund të bëhet kurrë pjesë e zjarrit, por nëpër tymrat e ndezura mendon se është koha të fshihet kjo pjesë e jetës së tij. I duhet për të qenë aktualisht njeriu i besës për shefin e tij, dhe të jesh njeri i besës për Berishën, do të thotë të mallkosh si ai, të nëmësh si ai, të paralajmërosh si ai, të gjykosh si ai, të ndezësh gjëmën si ai, dhe në fund, të dëbohesh si ai. Basha e di se nëse fillon e kërkon një rrugë tjetër, qoftë edhe të mesme, atij i duhet të kalojë me vrap nëpër sallonet e dëbimit politik, ndaj për të qëndruar, mundësisht sa më gjatë, e trash tonin, e rrudh vetullën, e bjerr mendjen dhe e keq katandis veten si një holandez fluturues. I duhet për të mbajtur nën zapin e tij dhe të shefit të familjes politike të gjithë ata që mund të rebelohen. Në këtë fillesë, kur gjërat po duken ende të qeta, si në një vorbull, ajo që zien, nuk është jashtë vëmendjes së tij. Burime të qarta politike, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, tani analizojnë grupimet që ende janë në kristalizim, rrymat që mund të përplasen, ndodhitë që priten, dhe që mund të përfundojnë në një katrahurë brenda llojit. Lulëzim Basha, duke kërcënuar rivalin e tij në politikë, në të vërtetë sinjalizon kundërshtarët e tij brenda vetes, u thotë atyre se nëse ndezin një zjarr brenda partisë, që do të ishte një zjarr kundër tij, (sepse kundër shefit ende nuk mund të dalin), atëherë çdo gjë do të kthehet kundër ndezësve, sepse aty, tek ai, janë dorëzuar jo vetëm çelësat e kashtës së politikës, por edhe fillesat e mëkateve, që edhe ashtu ai i ka ditur mirë. Sepse ka qenë pjesë e tyre.
Nevoja për drutë e lagura
I duhet “të ndezë drutë e lagura”, sepse ka drojën se në politikë mund të ndodhë gjithçka. Ashtu si ishte ai i pabesë deri në fund ndaj Olldashit, ashtu ka drojën se dikush tjetër mund të jetë i pabesë ndaj tij. I mësuar me pabesinë, ai ka frikën se ajo mund të kthehet kundër tij. Në shumë raste politika ka dëshmuar për kthesa të jashtëzakonshme, dhe, duke i ditur tani paskulisat e saj, në të cilat jo gjithëherë është pjesë, sepse nuk e lejojnë të jetë, ai ka drojën se në vazhdën e një klime tjetërsoj, ku edhe marrëveshjet dhe “dorëzimet” janë të nevojshme,por jo të ndershme, dosja e tij mund të rihapet, dhe kjo rihapje, mund t’i kushtojë, dhe duhet t’i kushtojë, shumë më tepër se sa një braktisje e politikës.
Basha në politikë, ndryshe nga ai në jetë, pra Basha i shfaqur tashmë, ndryshe nga ai i pashfaquri, që do të thotë Basha i fërkimit të duarve nga interesi i tij, ndryshe nga Basha që do të hedhë në zjarr shefin e qeverisë, e di se militantët e paktë të tij dhe mitingashët e shumtë, presin nga ai vazhdimësinë në rrugën berishiane. Të jesh i moderuar dhe i hapur do të thotë të shkelmosh vazhdimësinë, do të thotë të flakësh 23 vite politikë përmes zjarreve, flakërimeve, përpëlitjeve dhe armiqësisë. Të jesh i moderuar në politikën e sotme në Shqipëri, për shumëkënd në PD, do të thotë të dalësh nga vetja. Megjithëse nga politika e PD-së kanë ikur mintingashët e parë, në të cilët kishte edhe momente sinqeriteti, tani ka ardhur një brez i ri mintigashësh, në të cilët sinqeriteti është antivlerë dhe rrënimi është pasurim. Basha po mbështetet tek ky ciklim njerëzor, si tek një e keqe e domosdoshme për mbijetesën e tij. Ndaj edhe ka dalë nëpër rrugëtimin e tij politik duke qenë pinjolli denjë i kësaj politike, por vetëm në njërën anë të saj: në zjarret ndjellëse. Nuk do të mundet të shkojë përtej saj, pasi tashmë gjërat po qartësohen rrëmbyeshëm shpejt. Mes tyre ai e ndjen se shteti ligjor që po vendoset është e kundërta e predikimeve të tij për ditët e kiametit.
Tri provat e Lulit…
Nuk habitem me të. Tri herë është provuar ai dhe vetëm një herë ia ka dalë mbanë: është provuar si ministër dhe ka vjedhur e ka vrarë; është provuar si shef partie dhe po vazhdon të jetë një kopje e keqe, e zbehur dhe anemike, deri në komike, e shefit të tij; është provuar si njeriu i krijimit të dosjeve për luftëtarët e UÇK-së apo i shtëpisë së verdhë, dhe ia ka dalë. Kjo është e vetmja gjë , në të cilën, ai ka lënë gjurmën e tij. Basha kërkon të ndezë drutë e lagura për të bërë një zjarr të madh…e vetmja gjë që njeriu kërkon të dijë: ku do i nderë duart ai, mbi zjarr apo do i ketë të mbyllura. Kjo e dyta duhej bërë me kohë, që kur gjykata mbyllte për procedurë një dosje qindramilionëshe. Por, edhe nëse Edi Rama e qetëson se dosje të tilla nuk do të hapen më, atëherë nga zëri i tashëm, i trashë e grykor i Bashës, nuk do të mbetet asgjë tjetër, veçse një gurgullimë zanore, që të kujton ndoshta pa dashje burrecat në netët holandeze. Nuk besoj e do të ketë “qetësim” të tillë: askush nuk e merr me tapi zyrën e shefit të qeverisë, edhe ata që vrasin, por edhe ata që e zbukurojnë. Ai që vrau, shkoi, tjetri ka ardhur me një fillesë të mbarë, dhe nuk besoj se do të ndalet nga kërcënimet për zjarre të një njeriu që nuk e beson ende se dikush po e dëgjon.

Ka me shume se dy here qe Bedriu shkruan per nje terheqje te edi rames nga angazhimi per te cuar ne prokurori dosjet e kupoles kriminale te PD-se. Nuk e kuptoj nese autori ka ndonje informacion per kete qasje te re qe do te ishte nje kapitullim i qeverisjes per te denuar krimet dhe korrupsionin e berishes dhe co apo eshte thjeshte nje hamendesim i tij qe vlen vetem per te matur opinionin dhe dhene spunto debateve dhe polemikave ne rrjetet sociale?
Z. Bedri Islami thjesht nje falenderim nga zemra…shkrim shume I sakte dhe real qe me ka lene me goje hapur….falemnderit!
Une do ti kujtoja lexuesve dhe qeverise qe kur ta denojne karikaturen e shkrimit te mesiper pervec vjedhjeve ne rrugen Durres-Kukes, shkatewrrinin e bashkise se tiranes dhe flakjen ne ere te milionave euro investine qe bashkia po bente ne sheshin Skenderbej e ne pika te tjera ne Tirane, vrasjeve te 21 janarit ky horr duhet te pergjigjet edhe per parate e vjedhura nga VEFA me te cilat bleu shtepi ne Hollande…eshte pak e pakarerditshme e pangrenshme qe nje kamarier spiun Rinasit martohet me mbesen e bosit te VEFA-s dhe blejne shtepi ne Hollande per nje kohe shume te shkurter nderkohe kur shume miq te mi inxhiniere nafte, inxhiniere elektrike, inxhiniere mekanike, inxhiere civile (ndertimi rrugesh,digash etj), ta talentuar dhe te zote, me pune shume te mira ne KANADA kane blere shtepira pas 15-20 vjetesh pune atje….Spiuniu kamarier I Rinasit e bleu me leket e shqiptareve per 6 muaj ne Hollande…kjpo duhet hetuar dhe kerkon pergjigje nga ky njeri I paforme…dhe gruaja e tij.
Po, thjeshte nje Hamendesim,biles duket ashiqare,por mbase s’e ke venur re sa duhet : – Por,edhe nese Edi Rama e qeteson….-
Me troc zoti Islami ……….mjaft larg e larg………………
Me troc ska ku shkon, eshte e kuptushme e gjitha sa shkruhet ashtu sic eshte e kuptushme e gjitha sa flitet nga Luli servili e spijuni per pak pare te flliqura. Njeriu i nje kallepi me Sali Berishen, vecse eshte ma cum mamaje e buze qumesh. Mashtrus spijun e intrigant i te njejtes mase.
Mjaf u moret me Bashen, shihni qeverine dhe rezultatet e punes se saj. Nuk ju ka hije si media, jeni te pabesueshem ne ato qe thoni, Nuk e di nese ju kuptojne me edhe mediokrit?????
mjat u moret me Bashen.. – thote ky.
Basha eshte ne pushtet or taj
Dhe e dyta, eshte kriminel i pandeshkuar
Harram Dita nese e lini luften me keta plehra dhe kompelksoheni
Keta nuk jane “opozite”
Keta jane ish-qeveri e inkriminuar
Ne te vertete, keshillat e mencura,si kjo qe kini dhene ju i nderuar tan, ja vlen t’i mbash shenim! Une sapo e hodha ne te paster,shpresoj,qe dhe te tjeret do me ndjekin… Ini i lutur zotni,te na dilni me shpesh, neper faqet disi te veshtira, per t’u kapur llogjikishte…. Thanks!
Shoku dixhej luli ose lulja e berishes pergjigju tre pyetjeve.
Nji, Tradhti e hapur pse firmose ti bashke me Bakojanosin faljen e detit.
Dy, Vjedhje e hapur pse e vodhe rrugen kuksit me 230 milon euro.
Tre, Vrasje pse vrave ti dhe babi jot salih 4 vete ne bulevardi 21 janari
Pergjigju lul pergjigju o hajdut vrases o delenxhi i rregjur o horri argites je ti
Zoti BEDRI ! çamet thone nje llaf te vjeter : L.Bashen ta kesh mik te prish pune , ta kesh hasem te ha mune , mos u lodh te shkruash per lolo te tille .
Shifeni surratin e vertet te monstres sali rrahman kerm berisha .
Pinoncheti prej vicdoli. Eshte skndaloze per nji popull qe nji qenie e tille gjysem njeri .gjysem kafsh ti lejosh drejtimin e shtetit .
Pasojat qe ky monster i ka lene populli shqiptare jane super apokaliptike ,per Ata qe Kan Sy ti shikojne . Ky bastard dhe bishti tij ne foto duhet urgjentishte ti jepen Drejtesise ,
sepse jane pergjegjsit kryesor te shkaterrimit te Shqiperise e te ardhmes Shqiptare.
Skema dhe skenari i Podestes per Lulin eshte:
Te jape pershtypjen gjoja te krahut te moderuar ne PD, sikur eshte komplementar per krahun tjeter te vijes se dhunes te perfaqesuar nga padroni i tij, Berisha.
Me kete “karte” Luli te arrije keto synime:
1. Te jape pershypjen e udheheqesit modern
2. Si i tille, si qengj, te mbjelle pershtypjen sikur nuk ka qene pergjegjes per vrasjen e 4 qytetareve ne 21 Janar, sikur nuk eshte pjese e akuzave ndaj UCK-se.
3. Te mbledhe rreth vetes sa me shume “modernë”
4. Te ndryshoje, keshtu, imazhin e PD-se
5. Te mund te bashkoje dy polet qe krijohen, sepse nuk mundet ndryshe, perderisa padroni eshte gjalle dhe aktiv
6. Te shfrytezoje, sipas rastit, pervojen e polit te dhunes per sjelljen politike brenda vendit dhe pervojen e polit “modern” per sjelljen politike me europianet.
7. Te shkaterroje procesin e zgjedhjeve lokale, duke perdorur te dy polet dhe per t’ia lene kete faj pushtetit.
8. Te degradoje gjendjen e stabilitetit te vendit dhe te dale nga kjo gjendje me force te re per te mbetur kryetar partie.
Kaq eshte e gjitha.
Berisha dhe dylberi Basha jane e keqja me e madhe qe I behet Shqiperise. Me pare se te merret me politike 2 B-te duhen te sqarojne veten e tyre para drejtesise. Nuk ka demokraci ne Shqiperi pa denuar krimet e 2Be-ve dhe Co.
i nderuar Bedri Islami
Se bashku me Myslym Pashen jeni dy me atdhetaret e spikatur qe jetoni ne trevat shqipfolese por ju i bini larg-e larg gjerave.
Nqe ka nje drejtues te telekomanduar ne planetin toke qe e ka te shkruar spiun antishqiptar ky eshte lulqim basha
Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic
Lulzim Basha was not that known during the time. While I had his name on the tip of my tongue to give him as the contact person. Fazllic pronounced it almost like me.- He is the one I need, – he said. Wondered where they knew each other, but I had no bad impression. Like 2 people from Balkan emigrating to Europe and Balkan it was no wonder they knew each other. But BG&R left in July. Damir Fazllic, on the contrary deepened his friendship with Lulzim Basha and his brother-in-law, who for a reason always used to stay two steps backwards or open the car door. In September 2005, during the second week of PD coming into power, they were very clear in their plan. They would make money. Damir Fazllic opened 3 companies within 2 days which always had as administrator Lulzim Basha’s brother-in-law, Erion. He sold the 3 of them later: one in Cyprus and 2 partially to a former Partizani football player of Beograd .
There isn’t much importance on money transfer and fiscal infractions. The worst in all this story is that power moves from Lulzim Basha to Argita and Damir. The advocates she recommends, like Kola or Qeleshi, are the one who wrote the company letters; notary Pustina who works now with Shkelzen is the company notary; Brecani, Berisha’s niece is the company’s accounting expert; Enkelejda Isufi, cousin of Lul Basha brother-in-law is the translator… thus in an endless chain of connections enclosed within a sect which moves from Basha, to Argita and Fazllic flings the whole story of Berisha’s power cupola. By the end of 2005, I had a personal incident with him. Kosovo govt was trying to contract BG&R for lobbying about country’s independence. It was about an amount of $1.5 million. Ibrahim Rugova, who was in his last days of life, couldn’t convince UNMIK for the official payment, while he didn’t accept for underhand payment, like Fazllic proposed. The parties split even inside BG&R. to take control of the situation, Fazllic goes to Beograd and signs an informal agreement with the Serbian deputy Prime Minister, where mentioned that BG&R will lobby for the Serbian govt against Kosovo’s independence. The price was double and terms were lighter like Master Spy.
The other party within BG&R send to me a copy of Fezllic speculation and explained this was not true, but Fazllic was putting pressure on Kosovo’s govt, that if they didn’t sign for the money he would connect to the Serbians. It was hard for Berisha, as a popular person in Kosovo. The nephew Stanisic of was putting pressure on Rugova’s Govt, where he entered with Berisha’s business card.I sent by email to Berisha the contract model of Damir and Serbian deputy Prime Minister. I had no answer. He didn’t open it for three days. All of a sudden the contract was published in Gazeta Shqiptare. I was shocked, as the only person to have it on the email was Sali barisha and me. I asked his secretary about who opened the account [email protected]. She told that only her and any PR consultant. She said possibly Sejamin. I didn’t ask further.
That day in the evening I was in debate on Klan with Edi Rama. It was my first debate with him and I was frightened of getting nervous. The debate started in the most imponderable way to me. Edi Rama was also holding BG&R agreement with Serbia and opened the debate with it. I stopped him untactfully and started explaining it is a fraud. Berisha himself was confused from my explanation and after the debate asked me how “I knew all those things”. I told him I sent him by email, but it ended on Gazeta Shiptare. He never gave an explanation on this, though I understood his discomfort.Two days later I went his office and sent him what could be called “Fazllic“file. There were a pile of writings in the Bosnian and Serbian press accusing him on financial frauds, connections to Legija who killed Gingic but any harebrained person would accuse him either for being a British spy.
He sticked to this last one- They are closed minds. – he said -Don’t you see him named British spy?! – Not everybody, – said I. – Only one. The others call him thief and killer.- Don’t take it for granted, – he said. I had forgotten Damir Fazlliçin, though I saw him often in the boulevard, 2 steps forward Lulzim Basha’s brother-in-law, who continuously changed cars of over 100 thousand euro. One day, early 2006, showed up and told me he brought Tom Bridge as a consultant for Berisha. – I would have brought even Clinton , – said he – by early January 2007.-Great, – Said I and left. While working on the investigation of a terrible corruption file of Telecom, I ascertained that million euros were transferred to a private internet company whose owner brought the director of Telecom as an emigrant from US to Tirana. The director, Ilirian Kuko, an his side was wanted by the Albanian govt as he left without paying $250 000 he borrowed from a bank. Angrily, I go to the Premier and tell him Telecom director cannot be tolerated any further. I told him about the thefts. – I know, – said he, – but I’m afraid my audit made a mistake. That report must be corrected. Then I had to tell him Telecom director was a thief who was wanted and should get arrested. – Don’t publish anything, if I catch him I’ll put him in jail.Feeling uncomfortable, he picked the phone and started talking in English. He was talking to Damir. He asked to provide those papers he promised for Telecom.
After the conversation was closed and I didn’t understand how he would investigate it. Actually I started seeing Damir more often with Shkelzen. The later was kind of legal director “Eagle Mobile”, the lethargic mobile company of Telecom at that time. I don’t know what happened, but attacks on privatization of Telecom stopped and some months later was signed the agreement. The director I cared about was neither was criticized, dismissed or punished. He left free, settling his debt and earning other millions. Then, during summer 2006, an ex friend of Fazllic, member of BG&R, Hans Jones arrives in Tirana with a Greek businessman. He was looking for a kind of research on water-power station of Vjosa. He asked for some meetings with Prime Minister and Minister of Energetic. Berisha welcomed them and sent them to Bojaxhi. He also welcomed them decided to discuss positively when the study started. Some days later it happened to be present in meeting with lulzim basha and he chuckled about a dangerous person. He was Hank Jones. – He arrived in Albania secretly, – said he, – and somebody send him to Berisha. – I sent him, – said i. – As far as I remember he was a friend of Damir. – No, he cheated you, – said he. – he’s not a friend of Damir. He wants to make business here, but as long as I’m alive I won’t allow him. There was anger inside him. He, the man who smiles all of a sudden had become a beast. Someone entered his yard. I was surprised with his aggressiveness. Actually, it was quite otherwise.
I arranged a his meetings but he himself was a go-between for the Greek businessman, a nephew of former President Stefanopulos. Eventually, his project was shut down. No steps were taken to do a research on Vjosa. No consents were given by the Ministry. Later, I learned an Austrian company, behind which stood the ‘Consultancy” of studio “Malltezi” and Damir, was doing a full research on Vjosa. Lulzim Basha was still showing more tranquility.I had the chance to see him one weel later. I went to his office with Mitro Cela and Filip Cakulli. Llazar Angjeli, a distant cousin of Anastas Angjeli, had a serious issue. He was having a gas station along the motorway demolished at the exit of the road to Rinas. He claimed he has permits for it. The 3 of us went to Lulzim Basha. We explained briefly the issue, with the cheer of Filip and my brutality. I told Angjeli thinks you are demolishing it for political reasons. If so, don’t do that, because you have not been in Albania and don’t know who that businessman is. I told him Sali Berisha publicly promised in 2004 he wouldn’t touch the business, as like he said they have nothing with Llazi Angjeli, but they do have with Anastas Angjeli. Basha looked firm. “You’re wrong, – said he. – I have nothing politically, only technically. Even a sack with cotton we put there we have to move it, imagine now a gas station! It does not meet the technical conditions.
He convinced the 3 of us it had to be demolished. He stayed later with me, as to show more confidentiality and re-convinced me for that thing. We painfully told to Llazi. One month later I was in Saranda with Filip, when the waiter offered us whisky for free.- It’s from Llazi, – said he. We greeted Llazi brokenly, as we didn’t finish him the job. But he seemed smiley.- Stupid me wanted to deal with you, – said he. – You just blow things. I sent you as there are rumours these guys of the Doctor don’t take money. How did I know they do, but not from you. We were perplexed until Llazi told us he solved this issue with money. And the gas station actually, though it’s not a sack with cotton, like Basha said, is in the right place. Lulzim Basha’s brother-in-law looked more boasted around. And with a new car also. The idea that Lulzim Basha was a thief stuck in my head.
The case was very illustrative. Damir Fazllic was there if he needed him for any deal. Durres-Kukes road was under tendering process and he was waiting for the new case. Meantime, his brother-in-law was assigned deputy minister and issued road tenders. He classified which was good and bad, according to the affinity they created with it. Fazllic was handling with the consultant company, while the brother-in-law with the Albanian subcontractors. On the Albanian side was found Riviera , a company almost out of all standards on road construction, while tens of other serious companies were in competition. The international consultant Ecorys Netherland BV , was found in Netherland, where Basha and his brother-in-law had arrived. A real mess was done, as the first decision of July 10 2006 assigned Ecorys as the consultant company, by the time when in June 14 2006 by CMD no 481 it’s mentioned this company which proposed the classification criteria of the international bid for Rreshen to Kalimash. (thus one month before it was assigned by CMD, Ecorys Group is mentioned in the CMD no 481) This scandal might not tell the essence of corruption on that road, but it tells the essence of arrogance and unprepared decisions of the duo Basha-Fazllic. By the time local elections were upcoming, lulzim basha was prepared to be the PD candidate for Tirana municipality.MASTER SPY
mos i bjer nga Kina i nderuar Bedri per te shkuar ne Beograd….pashaporta amerikane e tij me numra serie ekstra e paraqitur ne hollande dhe veprimtaria e tij si inxhinier rrugesh per te hyre ilegalisht per te shtepia e verdhe per llogai te Fazllicit flet me shume se ky artikulli juaj qe dhe ty me duket te eshte “lagur baruti”
Mo po, ky Edi a këshillohet ndonjëherë me Arvizunë dhe t’ia qajë hallin për monstrën tonë politike, e ta bindë se e keqja e këtij vendi asht Berisha dhe Berishizmi?
NUk shkon dot ke Arvizu sepse fillimisht do komentoje monstren perballe tij.
E c’mund ti bej nji arzi-majmuni Tarzanit berisha o shoku. Edi Rama duhet te mesoj ta gjej vet rrugen ne pillin e poltikes.
z,islami po nuke dha urdher amerika ai nuke arrestohet sepse keta jane shkaterrimtaret kryesore te shqiperise vodhen leket vodhen voten vodhen gjithe shqiperine le ta themi pa frike sepse nuke kemi cfare te humbasim me sepse na ka ngelur vetem shpirti.
Z. Bedri shume mire e ke nxjere ne shesh karakterin e Lulit dhe Berishes .Te dy dhe disa te tjere kane vjedhur dhe vrare dhe nuk po perballen me drejtesine.Ne rast se drejtesia nuk leviz ka ardhur koha te marim nga jashte dhe keta te vendit ti dergojme te ruajne lopet se nuk vlejne per gje tjeter.Tu rishikohen pasurite te cilat i kane vene ne menyre te pandershme duke shfrytezuar hallet e njerezve si dhe duke liruar kriminele te cilet sot duhej te ishin ne burg te perjetshem.
thua bukure qe kjo eshte pune pabesie ai ka frke se ashtu si hoqene teroristin olldashi qafe shefate do zhdukin dhe kete antishqiptare dhe do ja hapin rugene boses argita
Tani i kemi punët në[ terezi: Armiqtë le të lehin, ( OPOZITA ), Karvani ecën përpara! (QEVERRIA )
Te lumte dora e mendja more Bedri Islami! Si Ty e pak te tjere keto 100 vjet kane shkruar e luftuar shume,por perseri prap kemi ngelur po si 100 vjet me pare.Ne ate gjendje,me ato kerkesa,me kete fillozofi qeverisje!! Mos valle ka ardhur koha te hapen disa letra te marrim vesh se kush djeg?kush vret,kush vjedh?kush saboton?kush tradheton?kush spiunon?kush pergjon?Dhe perse??? Ne interes te kujt???
Mire do te jete te dalin keto,se kjo gje do te beje qe secili te gjeje veten ku i takon,se shkrimet ose te folurat e bukura..Megjithate juve meritoni te falenderoheni nga gjithekush qe seshte pjese e banditeve politik!!!
Z ISLAMI DO ISHTE MIR TJA VIJE TITULLIN BREKET E LAGURA TE LULIT
z. Islami, nese do isha ndonjehere ne hall ne Shqiperi, s’dua avokat me te mire se Ju! Nuk kam problem me ” te shkuaren larg-e-larg” a se ju “shkruani shume, e gjate” se ne fund kjo eshte ne doren time… s’ju lexoj ose i bie diagonalisht; por s’mund te neglizhohen Ata qe thone: Kush po merret me qeverine? Media ne raportim / analize te opozites e artikujt “historike” me bemat berishiane permbi 20 vjet, nuk jane ne Interes te Jetes se Perditshme. Nese ju gazetaret do jeni me selektive dhe te perqendroheni ne 1-5 probleme dhe Shteti do vihet perpara llogari-dhenies ne menyre me efektive.
Qeveria e Koalicionit, c’bejne sot…e si do shkojme neser? Ky duhet te jete fokusi juaj. Patet dy gjera fondamentale qe asnje nga ju nuk i permendi. 1) Pa asnje konsultim publik (pa i patur dhe ne progam Partiak para-zgjedhjeve) z Rama mori persiper te gjitha borxhet e Qeverise se Kaluar ndaj Biznesit; dhe ja kaloi te gjithe Shoqerise Shqiptare. 2) Borxhi nga FMN-ja, detyrimet, dhimbjet e pasojat qe vijne; nuk jane shpjeguar (fare) per publikun, as ju – si Media nuk keni folur asnjehere. 3. Rendi Publik. ne nje Shtet ku ka Atentate me Shperthime, media “harron gjithshka tjeter” deri ne piken kur ” e detyron” Shtetit te veproje qofte dhe per aparence duke shtuar efektin Vizual e Supresiv; te siguroje qytetarin e thjeshte. Nese duhet nje Uniforme ne cep te cdo rruge/rrugice, AJO DO BERE.
Si Zgjedhjet, si Politika, si Manaxhimi i Shtetit, si jeta e Qytetarit, fillojne dhe bien tek:
* Arsimi
* Shendetsia
* Biznesi
* Punesimi
* Ligji dhe Rendi publik.
Zoti Bedri ke shkruar dhe shkruan analiza te bazuara ne fakte. Fatkeqesia eshte se po perseriten shume. Jane analizuar dhe diagnostikuar shume probleme. Ne kete artikull dhe ne te tjere para tij e ke thene qarte prejardhjen dhe veprimtarine e Bashes. Me perjashtim te punesimit te se emes, fatkeqesisht ne kete artikull nuk ka asgje te re. Ajo qe ne presim si popull eshte jo te treguarit e fajtorit me gisht por konseguencat e kesaj vepre kriminale. te arrish te tregosh fakte kriminale ndaj liderit aktual te opozites eshte nje hap shume i pergjegjshem. Neqoftese akuzat, qe shtron jane te verteta a nuk ka ardhur, te mos them ka kaluar, koha qe te beni nje artikull ne adrese te kryeministrit se cfare pret qe nuk reagon ndaj ketyre krimeve? Cdo krim denohet nga ligji. Pra ka dy mundesi ose keto qe thuhen jane llafe rrugesh, dhe ju jeni i papergjegjshem ne keto akuza, ose qeveria e re ka bere nje kompromis me keta lidera te krimit per ti lene ata te qete ashtu sic lane keta liderat e Partise komuniste. Populli shqiptar i ngjan nje gomari qe ha kerbac nga te gjithe ata qe zgjedh per ti treguar rrugen dhe mban ne kurriz gjithe vuajtjen. A thua qe gjithe kjo nuk mjafton dalin edhe gazetare qe nuk te lene te qete, por gerricin plaget qe dhembin gjithmone pa nxjerre asgje ne drite. Cfare kerkoni nga populli ju zoterinj gazetare? Te dale ne rruge e te vrase? 1 milion nuk kane te drejte te thone me fjalen e tyre. 1 milion shqiptare ja kane dhene voten e besimit nje qeverie qe para zgjedhjeve u corr kundra ketyre krimineleve dhe tani kerkon ti mbaje si opozite. Shkurt muhabeti eshte qelbur kjo pune. Luli leh dhe nuk kafshon, sa per te treguar se ekziston ndersa Rama po shtrydh doganat tu marre njerezve para, se paraja qe vodhen berishistet i eshte para qe mban ere dhe ka frike se i behen pise duart. Ndersa thirrjet e popullit qe pret ti merren parate hajduteve dhe futen mbrapa hekurave nuk i degjon askush.
Zoti Bedri! Me Lulashin mos u lodh shume. Se te gjithe ne e dime qe ai te ha mune.
NUK E DI A I LEXON z.ISLAMI KOMENTET , PO DO TI THOJA BOLL ME AKUZA NE LETER PER UCK ne PO PARAQITNI DEKUMENTA SE PERSONA TE TILL PO VENDOSIN PER FATET E KOMBIN . QE SHKRIMI TE MOS MBETET NE KUADRIN E THASHETHEMIT {une personalishte e besoj } dekumenta, fakte vetem keshtu do bindet popull per PLEHRAT QE DREJTOJNE
Ky Bashovici duhet varrose fillimisht e perfundimisht Berishovicin, qe t’i kete pak lezet
fjala e pompoziteti qe mban , ndryshe duket ne syte e popullit thjeshte nje KARAGJOZ i
ores se pare, nje DEBIL me kartele !
Autori i artikullit, z. Islami, ka nje perkatesi partiake te dallueshme.
Te shpifesh, nuk eshte ndonje gje e fisme.
Te tre akuzat qe ngre ndaj z. Basha, jane vetem sajesa te tij dhe te krahut te tij politik.
Mjafton qe te thuhet se z. Basha eshte shpallur Nderi i disa qyteteve ne Kosove, qe te bjere akuza e tij e trete.
Sa per dy te tjerat…nuk ia vlen te flasim fare, perndryshe ato duhen cuar ne Prokurori. Jo se nuk eshte bere nje gje e tille, por, me fjale dhe pa prova, nuk mund te akuzohet njeri. Eshte tjeter kohe sot. Nostalgjiket e asaj kohe jane te pashprese!
Dikur, nje filozof i madh, ka shkruajtur: “Kur te sulmon kundershtari, je ne rruge te drejte. Ruaju kur ai te lavderon!”
Z. Basha po ben nje pune te lavderueshme ne Tirane. Kjo shihet mire. Perpiqen ta ndalojne, t’i vene shkopinj ne rrota, por pa sukses.
Z. Basha po ben pune te mire edhe ne PD.
Kush ka mend, lexon edhe fjalet e Ambasadorit Amerikan, para se te largohej nga Shqiperia.
Ata, qe kane mend, i kuptojne mire mesazhet e tij.
Z. Basha nuk di te sulmoje kundershtarin me fjale te ndyra. Eshte i slellshem, eshte i kulturuar, ka shkollim te kryer ne universitetet me te mira te botes. Ka dinjitet. Shikojeni se si mbahet ne takimet nderkombetare. Nuk shfaqet kurre nervoz. Duron cdo fyerje, qe i bejne njerez, qe dine vetem te sherbejne ne menyre prej skllavi.
Autori i artikullit ben pjese ne nje grup te tille njerezish.
Sot ai po udheheq PD, pas nje humbjeje te rende. Ka shume pune per te bere.
Lereni te punoje…pas disa viteve thuajini se ka deshtuar.
Te zevendesosh nje lider historik te nje formacioni te madh politik, nuk eshte e lehte. E kunderta eshte e vertete.
Kur Shqiperia te udhehiqet nga njerez si Lulezim Basha, Ben Blushi, Majlinda Bregu, apo Mimi Kodheli, atehere do te shohim te tjera rezultate…
Shqiptaret kane nevoje per njerez te qete dhe te edukuar, sa per ata qe e kane mendjen te organet gjenitale dhe urrejtja, askush nuk ka nevoje.
Se fundmi, dy fjale per gazeten tuaj.
Jeni nje gazete e majte, kjo eshte e drejta e juaj. Hiqeni si e pavarur, por, po te shikosh se cfare botoni cdo dite, nuk favorizon te qenurit te pavarur.
Merreni cdo dite me Berishen, ne nje kohe qe ai nuk udheheq me vendin.
Merruni me problemet e dites, sqaroni shqiptaret pse po rriten cmimet, pse po bie siguria e jetes, pse nuk po mbahen premtimet elektorale te PS, te ciles nuk duhet t’i sherbeni ne kete menyre, por duhet ta ndihmoni te mos beje gabime. Dhe po ben gabime te medha, ne nje kohe qe ka shansin te beje shume gjera per te gjithe banoret e ketij vendi.
Ne ofrojmë kredi për të gjithë që kanë nevojë në shkallë shumë të ulët interesi 3% nuk kolateral i përfshirë ne do të jemi në gjendje të ju japin ndonjë sasi që variojnë nga $ 5,000 – $ 5.000.000 e normës së interesit të negociueshme, me shlyerjen e lejuar 1-20 vjet, nëse të interesuar të na kontaktoni tani nëpërmjet postës elektronike ([email protected])
————————————————————–
We offer loans to all in need at very low interest rate 3% no collateral involved we will be able to give you any amount ranging from $ 5,000-$ 5,000,000 interest rate negotiable, with repayment allowed from 1-20 years if interested contact us now via email ([email protected])