Basha: Protestuesit janë arrestuar me urdhër të Edi Ramës

DITA Online

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dënuar arrestimet e protestuesve nga policia e qytetit të Kukësit.

Basha shkruan në Facebook, seveprimet e Prokurorisë dhe të Policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama.

Reagimi i Lulzim Bashës:

“Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës.

Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre.

Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij.

Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi çdo vit për mirëmbajtjen. Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.

Vjedhja dhe shpërdorimi i fondit 200 milionë euro është arsyeja pse Rama vendosi tarifën nga 5 në 32 Euro në Rrugën e Kombit. Do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për këtë mirëmbajtje. Rama zhvat qytetarët me tarifën e Rrugës së Kombit për të mbuluar vjedhjen e fondit 200 milionë euro në vit.

Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet.

Protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen

Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment”.

a.s/dita

Share This Article
11 Comments
  • ky putan serbie ,
    eshte ai qe kerkon ti veri zjarrin Shqiperise ,
    me shpetu bythen e tij prej Burgut .

    serbet e paskan orientuar bukur putanen basha ,
    te fus ne Konflikte ,
    Shqiperine me Kosoven !
    Kaq naiv jane vall shqiptaret e Kosoves ,
    ti bjene ne Kurthin e putanave antishqiptare
    sali-basha -meta ?!

  • Grupi udebashe ne veprim shkaterues. Rrugacet politik antikombetar duan vetem gjak e pushtet.
    Ku ka vend ne bote more horra qe kur shkateron ligji te mos veproj. Ti mbrosh do te thote se keni dore Ju ne kete Bande te mul nokes.
    Jeni bere Si bandat e diversanteve pas 1945 qe vrisnin edhe gra per te rrezuar pushtetin. Frika e vetingut Po djek kombin.

  • Grupi udebashe ne veprim shkaterues. Rrugacet politik antikombetar duan vetem gjak e pushtet.
    Ku ka vend ne bote more horra qe kur shkateron ligji te mos veproj. Ti mbrosh do te thote se keni dore Ju ne kete Bande te mul nokes.
    Jeni bere Si bandat e diversanteve pas 1945 qe vrisnin edhe gra per te rrezuar pushtetin. Frika e vetingut Po djek kombin.
    Eshte e tmereshme te kercenosh shtetin.

  • O i pafytyre ,ne nje shtet demokratik kush thyen ligjet denohet.Ne kete menyre i i jep shkas njerezve qe ato qe djegin e shkaterrojne jane ” HERONJ”

  • Doli kelyshi i Rusise me presjonet per destabilitet si ne kohen e cadres.
    Ju ka zene halli i vetingut o plehra.

  • I vetmi urdher ,,te fusi ty SB dhe IL,,
    Prandaj vazhdo SA NUK ben,mire e Ke
    Robt KU TI kesh o Matuf

  • Po flet kelyshi i Sali Kar-axhic qe vodhen 230 milion euro po ne kete rruge dhe sot e kesaj dite nuk i ka hyre gjemb ne kemebe.
    Kete nuk duhet te tolerojne qytetaret dhe te ngrihen ne proteste per te rrezuar Ramen qe nuk ka mbajtur asnje premtim me voten e dhene prej tyre, nga rruga e kombit, Gerdeci, 21 janari, falja e detitit Greqise, vjedhjen me CEZ Shperndarje, Rrugen e Krrabes qe nuk ka te mbaruar dhe se thithuri fonde si grope e zeze gjobveniet e Argites e Zenit etj, etj, etj, etj,….

    • Je fiks fare, i ke thënë të gjitha. Po kujt ja thua se!? Më pëlqyer me këtë koment. Problemi që ndron se edhe ky edvini, loz kukafshehti me salën edhe lulin. Mjerë ky vend!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *