Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social lidhur me debatin mes socialistëve në Shkodrës, sa i takon situatës së krijuar në bashkinë e këtij qyteti, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.
Sipas Bashës, PS e Shkodrës u dorëzua tek Tom Doshi dhe trafikanti Pëllumb Gjoka, bashkëpunëtor i Bandës së Bajrave.
Postimi i plotë
“Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste. Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës.
Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.” shkruan Basha në postimin e tij, ndërsa shton se Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.
“Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa#HajdutiPsiqik #RamaIk” përfundon Basha postimin e tij.
b.b/dita
