“Rama po na pengon partnerin”

Saimir Lleshi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se pavarësisht dakordësisë për ngritjen e Byrosë së Hetimit, Edi Rama po bëhet pengesë në këtë drejtim.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, tha se Partia Demokratike është dakord me draftin e propozuar nga ekspertët e SHBA-ve.

“Është dita të themi se PD ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për byronë e hetimit, e drejtuar nga Prokuroria, e trajnuar nga qendrat më të specializuara të botës dhe me një mandate të qartë hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi 3 muaj që kemi dhënë dakordësinë. Ky zotëri që çirret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi pse nuk e jep dakordësinë?

Çfarë e pengon, kush e ka kapur për xhakete, kush jam mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë ndërsa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”, theksoi ai.

Basha akuzoi kryeministri Rama se po i shmanget konsensusit për reformën në drejtësi. “Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama. Alibitë dhe alibirat nuk vlejnë më. Korniza është e qartë, Venecia solli opinionin e saj, raportorët erdhën dhe shkuan, ne presim dhe opinionin final por pata e kapjes së drejtësisë nuk do t’ia bëjë vezën e artë Edi Ramës, drejtësia shqiptare nuk do të kapet”, tha ai.

Share This Article
8 Comments
  • kriminelet dhe te korruptuarit bejne moral. Thjesht shikojini. 25 vjet qe kane ardh miliarda dollare ne forme parash e investimesh e perseri po keta te djeshmit na mbajne peng sot e na bejne dhe moral per reformen ne drejtesi, per zgjedhjet e per motrat e tyre..

  • Mos e permend me Reformen per Padrejtesi, vetem SHQUP-i dhe legena si puna juaj nuk duhet te marrin pjese ne kete Komision, jeni jo te zhytur por te mbuluar me me mut ne gropen e halese se krimit dhe te grabitjes.

  • nuk komentoj

    ky eshte nje kriminel I legalizuar aleatet

    me mire zoti Lu te bente thirje ta pranonim pa votuar

    per 2017 si k/m..do ishte me I ndershem

    edhe ju te dites beni sikur nuk kuptoni…boll me kete biznes medatik

    luuuluuuuulllllllliillluuuullliii gjithe diten beni pak pushim

  • Medet, medet per kete Krycarin e Opozites tone!
    Aman ore vellezer, po ky lloj Karabushi, nuk mban mend cfare ka ngrene mbrëmë!!!!!…
    Edi Rama, shume me pare ka kerkuar Kete lloj Byroje Hetimi, por Saliu me pare dhe Lulushi me pas e kundershtuan se gjoja do ish si Hetuesia e dikurshme!!!!…
    Tani qe e kerkon Shba, na dalin trimat e PD-se si kengetare pas dasme!!!!!…
    Ky fare Lulushi kerkon te vije ne Pushtet dhe te drejtoje Qeverine?!
    O Lulush, pse nuk te merr Vjosa ime larte, se poshte i merr te gjithë?!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *