Basha: Pseudopaditë e Gjiknurit nuk do ta shpëtojnë nga mega-afera e CEZ

Saimir Lleshi
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me miratimin e ligjit per dekriminalizimin te votuar me konsensus diten e djeshme ne parlament./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he commented regarding the approval of the law on decriminalization.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi pseudopadi dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve kallëzimin penal të Ministrisë së Energjisë ndaj disa ish-ministrave.

Në reagim, kreu demokrat tha se kjo është një lojë politike. Ai thotë se mazhoranca pengoi një hetim të drejtë për rastin.

Kryehajduti Rama dhe Kusar Gjiknuri kujtojne se duke paditur paditësin do t’i shpëtojnë gjykimit për mega-aferën CEZ, vjedhjen e shekullit prej 600 milionë Euro. Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë me kot se duke hedhur tym do te arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore”, theksoi ai.

Kreu demokrat tha se Gjiknuri dhe Rama do të paguajnë deri në kacidhen e fundit paratë e vjedhura nga afera CEZ. “Qerrja e transparencës nderkombetare ka filluar te levize. Nuk kane për ta shantazhuar dot, nuk kane për ta blerë dot, nuk kane për ta ndalur dot me ligj te posaçëm siç ndalen përkohësisht drejtësinë shqiptare. Ora po troket mbrapsht për Edi Ramen me 40 hajdutë”, tha Basha. /Dita/

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *