Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Basha: Qeveria po fut vendin në kolaps ekonomik
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Basha: Qeveria po fut vendin në kolaps ekonomik
Lajm i fundit cicerr

Basha: Qeveria po fut vendin në kolaps ekonomik

anazapta
Published December 10, 2013
Share
SHARE

Papërgjegjshmëria, arbitrariteti dhe paaftësia e menaxhimit të qeverisë Rama të financave publike të vendit janë shkak sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Basha, të uljes së vlerësimit nga B+ në B për ekonominë e vendit, nga agjencia “Standard & Poor”. “Ky vlerësim negativ është lajm i keq për çdo shqiptar, për ekonominë, sipërmarrjen, investitorët e huaj që operojnë në vend, për të tashmen e të ardhmen e investimeve. Tani po e shohin të gjithë shqiptarët se simboli dhe realiteti i premtimit për rilindje është zeroja”, tha Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Basha ka theksuar se ky do të jetë viti i parë pa rritje ekonomike, pa rritje rrogash e pensionesh dhe pa zhvillim investimesh në vend. “Asgjë e mirë nuk i vjen vendit nëse e lemë qeverinë të këndoje ninullën e rrenave, qytetarët duhet të informohen se ata 6 muaj më parë u mashtruan, në çdo zonë duhet të bëjmë të ditur se qeveria po e fut vendin në një kurth kopalsi ekonomik që do t’i kushtojë çdo shqiptari”,- tha Basha. Kreu i PD-së, ka thënë se të vërtetat i duhen treguar çdo shqiptari, ndërkohë që ka premtuar se PD nuk do të lejojë që ‘Rama dhe të tjerët të fshehin të vërtetat përmes shfaqjeje televizive’.

 

 

anazapta December 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?