Basha: Rama bën mirë që e nxjerr dufin në “Twitter”

redaktor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha me anë të një deklarate për media ka reaguar sot ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama.

Në deklaratë thuhet:

“Ja ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, “Zogun e Zi” në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët.

Ja kuptoj edhe dufin për planin urban, qendrën e rregulluar, festat e qytetit dhe në veçanti për projektet e mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami.

Ndryshimin e sheh çdokush.

Por bën mirë që e nxjerr dufin në twitter. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet.”

Share This Article
2 Comments
  • Pseudo kryetar me vota te vjedhura. Nuk ke te drejte te gjykosh te tjeret kur per vete je deri ne gryke. Mundohu te punosh e mos flasesh se je i turperuar. Vetem me pune e perkushtim jo partiak( gje qe nuk besoj se e ben dot) mund te zbehesh sadopak vjedhjen e votave qe ke bere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *