Basha: Rama dhe grabitqarët e tij po plaçkitin Shqipërinë, PD ka detyrë të mbrojë qytetarët

Elena Tase

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha gjatë turit të tij elektoral  në degët e PD-së në rrethe, u ndal në Kurbin, ku u shprehu demokratëve mirënjohjen për refuzimin sipas tij të 30 Qershorit, ‘duke krijuar shumicën absolute ‘Rama ik”. Ai tha se varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë, vjen prej grabitjes dhe plaçkitjes që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht hajdutësh.

“Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë. Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse. 1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten.

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë”.

Lulzim Basha theksoi se refuzimi i Edi Ramës nuk do të kishte këto përmasa pa vendimet kurajoze të opozitës për përballje dhe djegien e mandateve, vendime që sipas tij vranë frikën dhe zgjuan shpresën tek qytetarët.  “30 qershori është refuzim i Edi Ramës, është thirrje për ndryshim. Kjo thirrje i drejtohet para së gjithash Partisë Demokratike. PD ka përgjegjësinë t’i njohë shqiptarët, pa u lodhur, çdo ditë, me vizionin dhe programin e PD. Refuzimi kombëtar i 30 qershorit është një përgjegjësi e madhe për ne, për ta kthyer këtë bashkim popullor në energjinë e ndryshimit politik dhe ekonomik që kërkon çdo shqiptar”, theksoi lideri i opozitës në takimin me strukturat drejtuese të PD në Kurbin.

e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • z. Luli dy oyetje plr ju:
    1). Po qeveria nuk e ka detyrë mbrojtjen e qytetarëve?
    2). Nisur nga qeverisja ePD-së, gjatë periudhës së tranzicionit, që në të vërtetë është periudha e “grabitjeve me anë të mashtrimit”, ku veç shktërrine, konflikte, vjedhje, grabitje, madhtrime, vrasje kanë ndodhur. Në këto kushte a e pyesni veten ju dhe dhe gjithë sëra e politikës drejtuese gjatë këtyre viteve nëse ky popull ju vesin në këto që thoni?. Nëse nuk e pyesni dot veten, dijeni se ky popull me ato ç’farë ka kaluar dhe po kalon, ku asnjë gjë nuk është normale, NUK JU BESON.
    Prandaj haoni krahun politik, largohuni ju dhe gjithë kupola politike që ka qenë dhe është në krye për të qeverisur.
    Zdrukthi

  • Z. Basha, cdo dite dilni ne televizor dhe akuzoni Rames si
    hajdut ! Je mori akuzash bien mbi kryeministrin aktual ,e
    megjithate sikur deklatat tuaja bien ne vesh te shurdher te
    publiku shqiptar,shume i ndjeshem si nuhates politik. Pa
    buke edhe mund te bjere te fleje por nuk e ze gjumi pa
    perfunduar nje debat politik. Pyetja ime edhe direkte
    megjithe keto akuza nuk gjejne shtrat dhe nuk bejne asnje
    efekt impresionues ne opinionin publik shqiptar ?! A i keni
    bere ndonje here pyetnen vetes ? PSE ndodh nje fenomen
    i tille ? Ju deklaroni me mburraveclleqe se keni 85 perqid
    te shqiptareve qe ju mbeshtetin , atehere pyetja ime si qy
    tetar anonim perse ju opozita nuk shkoni ne zgjedhje me
    ose pa Ramen , ja qe i keni ne “xhep” 85 perqind te shqip-
    tareve?!.KONKLUZIONI ESHTE SHUME I THJESHTE ! Ju
    “shisni” pripagande bajate qe nuk ngjit fare te shqiptaret.
    Pervec te gjitha sa thashe shtoj edhe faktin e pakontestu-
    eshem se tek opozita shqiptaret iu kane pare e studjuar
    brumin tuaj ? Prandaj nuk kane fate besim te lidershipi juaj
    sepse ju i ngjani nje vere te vjeter e amballazhuar me nje
    shisge te RE ?! Prandaj shqiptaret duzn te shohin te opozita nje ndrushim radikal duke flakur tej “fosilet” qe ka-
    ne futur thelle kthetrat e tyre ne kete parti duke e shndrruar
    nje bande mafioze vetem per te mbrojtur 2-3 kapo mfio-
    zesh. Pra, zbritni ne toke dhe mos fluturoni me preshe se
    nuk ju beson njeri kur deklaroni se keni 85 % te shqiptare-ve me vete?! Por as opozita nuk i ka ato nga zhgenjimi imadh qe kane ndaj pozites e cila eshte pershtjelluar ne
    debate shterpe dhe as qe ia ka hedhur syte shqiotareve
    te zakonshem mases se shqiptareve qe luftojne cdo dite
    per buken e gojes. Pritshmerite qe kishin shqiptaret ndaj
    kesaj pozite perfunduan ne nje diziluzion te thelle. Prandaj
    te dyja keto parti duhet domosdoshmerisht te rinovohet
    duke filluar nga kupola e lideshipit. Tri klasat politike ne
    Shqioeri kane deshtuar sepse ne fund te fundit ju keni humbur besimin te shqiptaret. Kjo eshte e gjitha, te tjerat
    jane propagande e paster per te trullosur mendjet naive
    te ithtareve qe ju ndjekin nga pas …..!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *