Basha: Rama, e keqja më e madhe që i ka ndodhur vendit në këto 27 vjet

DITA Online

 

Lulzim Basha dha sot mesazhin nga Kavaja se “viti 2018 për opozitën do të jetë viti i bashkimit me shumicën e shqiptarëve për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, njësoj si Kavajën”.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka bazuar mbajtjen e pushtetit “tek shkatërrimi i votës së lirë dhe reformës në drejtësi”.

Kreu i opozitës tha se ky është qëllimi pse Edi Rama shkeli Kushtetutën për të emëruar një kryeprokuror nën kontrollin e tij.

“Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohuara e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimi”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

Kreu i opozitës e barazoi “qeverinë Rama me të keqen më të madhe qe i ka ndodhur vendit në këto 27 vjet, sepse për pushtetin dhe pasurimin e tij, ndërtoi Aleancën me Krimin, shndërroi Shqipërinë në hambar droge, shkatërroi ekonominë dhe varfëroi më shumë shqiptarët”.

Basha tha se është fakt që:

“290 mijë shqiptarë vuajnë për ushqim, shifra më e lartë në Ballkan sipas Organizatës Botërore të Ushqimit.

30 % e familjeve, 1 në 3 familje shqiptare nuk paguajnë dot sot shportën ushqimore, ndërkohë që 2.5 milionë euro do të shpenzohen për të hequr palmat dhe për të vendosur pishat në segmentin Tiranë- Qafë Kashar.

39 % nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërkohë që, vetëm 3 vitet e fundit, qeveria ka harxhuar për luksin e vet 140 milionë euro.

3 fabrikat e djegies së plehrave do t’u kushtojnë shqiptarëve 74 milionë euro në 2018-ën.

40 biznese mbyllen nga pamundësia për të paguar taksa, ndërkohë shqiptarët paguajnë, në vit, 1.5 miliardë euro më shumë taksa”.

Basha tha se këto janë fakte të mjaftueshme që shqiptarët t’i bashkohen protestave për |largimin nga qeverisja të Aleancës së Krimit, nëpërmjet të cilës Edi Rama synon të mos lejojnë të zgjedhin të lirë dhe t’i kërkojnë llogari për dështimet dhe korrupsionin”.

 

Basha inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen protestave të opozitës për të treguar se e vetmja rrugë për të mundur krimin në qeveri dhe për të siguruar të ardhmen e familjeve të tyre është reagimi kundër të keqes dhe mbrojtja e dinjitetit.

Share This Article
7 Comments
  • “Basha: Rama, e keqja më e madhe që i ka ndodhur vendit në këto 27 vjet”
    këtu të jap të drejtë,por me një zbritje të vogël nga kjo “e keqja më e madhe”!
    “e keqja më e madhe” e këtij vëndi,e shqipërisë,ËSHTË POPULLI I SAJ!!
    ky popull idiot ka zgjedhur paraadësin tënd,babain tënd shpirtëror,i njëjti popull e ka rrëzuar dhe prapë e ka zgjedhr!!
    prapë ky popull idiot manipulohet nga të njëjtit njerëz,për ti risjellë në pushtet!!
    rama është një katastrofë për shqipërinë,por dhe i pari tënd,ti dhe të ngjashmit e tu,nuk jeni gjë tjetër vetëm një shumfishim i katastrofës!!
    kjo “e keqe më e madhe”,me emrin popull,nëse nuk do të mësojë që tu vërë hurin në bythë ju të gjithëve,ramë,berishë,bashë,metë e turrli zarushave më të vegjël,nuk ka për të pritur ditë të bardhë!!

  • Ky eshte nje fjalim i mire dhe i faktuar , por me nje ndryshim rrenjesor . Ne vend te shkaketarit , Edi Rama , duhet te shenohet emir i kriminelit , Berisha .
    Edi Rama , ka riparuar disa nga prapesite ekonomiko – krimanale , te qeverrive pd-iste , por gjerat marrin kohe . Ne keto 27 vjet , e vetmja drite ne tunelin e erret te tranzicionit , ka mbetur dhe do te mbetet qeverria Rama, pavareisht te gabimeve te pa evitushme . Juve keni dhene prova se ndertoni vetem shtet piramide dhe fund e krye kriminal As vete ju nuk dini c’te kerkoni , por votimi popullor e ka thene fjalen e vet dhe keshtu do te jete , po qe se nuk braktisni platformen kriminale , Berisha . Zgalem

  • O Bashe shalengjituri keto akuza duhet me ja drejtu Z.Lu sepse shqipetaret edhe Ramen ka mundesi te mos e besojne ndersa ju banditet e PD dhe LESH-ELISE jo e jo, pra qe ta kuptosh mire mos i caj trapin shume shqipetareve sepse boll ju kane degjuar prej 27 vitesh ju kurva politikane qe sjeni gje tjeter, dhe per kete te jesh i bindur se e vetmja shprese per shqipetaren eshte Ambasadori LU dhe BEsyte dhe veshet e Shqipetareve jane tek keta te dy,po pate ankesa per Edi Ramen drejtohu tek Donald Lu dhe BE.

  • / kryebudalla i politikes shqiptare.
    Na trego me sinceritet.
    Nese Rama do kishte vrare 4 veta me 21 janar 2011 si dhe shitjen e detit grekut si do ta vlersoje.Simbas tepelekut te mendjes tande do ishte njeriu ma fatmadhi i ketyre 27 viteve.Ashtu sic jeni dhe ju vete SHQUP-isat qe sovrani ju kapitulloj ne opozite dhe tashti me politiken qe bani do zgjeboseni perjetesisht ne opozite pa krye.

  • BASHA! NA BËN NJË PORTETIZIM TË KRYEMINISTRIT QË DO VENDOSET KUR TË “PËRMBYSËSH” RAMËN.
    A DO TA GJESH DOT? AI DUHET TË JETË KRYEMINISTËR ME VIZIBILITET TË LART.

  • Po ku te pjerdh Rama ty o I shkrete ,oj Lulushe sa te jesh ti Rama.do beje palle ariu sidomos tani qe po ben aleance me ate baxhellen e Likes,,,,,,U bete dy motrat bashke ,namin do beni ,,por po munde shkoni ne Hollande ,se do kenaqeni aty edhe qef edhe lek,,,,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *