Në një dalje për mediat këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u fokusua në, ato që, sipas tij, janë aferat korruptive të qeverisë.
Pasi iu referua tenderave të rrugëve, Basha tha se rasti më i fundit i kapjes së shtetit është ai me faturimin elektronik të bizneseve.
Ai akuzoi kryeministrin e vendit për përfshirje në atë që, sipas tij, është një “aferë mafioze miliona euro”.
Basha tha:
“Edi Rama, i përfshirë direkt në aferën mafioze miliona euro të faturimit elektronik të bizneseve. Kasat e reja do t’i kushtojnë çdo biznesi 250 euro. Rasti më i fundit i kapjes së shtetit është kontrata për faturimin elektronik të bizneseve. Është një projekt nga i cili Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar të vjedhin nga bizneset me qindra miliona euro në vitet e ardhshme. Edi Rama bëri një ligj për të krijuar një sistem të ri, i cili i detyron bizneset të blejnë kasa të reja dhe programe të reja kompjuterike. Këto do të shiten nga klientët e tij.
Aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, secila duet të zëvendësohet më një kompjuter Ipad dhe program të ri që do të kushtojnë të paktën 250 euro hardëare që do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit programi kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milionë euro çdo vit. Në 10 vjet, bëhet fjalë për deri 170 milionë euro që do të përfitohen nga Edi Rama dhe klientët e tij: do zhvaten bizneset që të vjedhë Edi Rama. Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tendër tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro. Tenderi u vodh direkt nga Edi Rama. Ne e dimë për fakt se Edi Rama është takuar me biznesmenët kroatë që e dituan sëbashku me dy kompani shqiptare para bërjes të tenderit në zyrën e tij. Pasi tenderi fallco mbaroi, kompania shqiptare Jehona u shit për 250 mijë euro tek një biznesmen i hetuar për pastrim parash në Kroaci: përmes këtij biznesmeni Edi Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci. Është një skemë e sajuar në çdo detaj për të vjedhur: imponimi i panevojshëm me ligj i një sistemi të ri faturimi për bizneset, fryrja e kostos dhe vjedhja e tenderit për të ndërtuar këtë sistemin të ri, detyrimin e bizneseve për të blerë pajisjet dhe programin e ri kompjuterik tek klientët e vet”.
Në vijim, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar nisjen e betejave ligjore për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe atë të kasave fiskale.
Basha deklaroi: “Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG. Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale”.
e.ll./dita

Pse po i tha emrat, e can bythen njeri ?! Pyeteni ju pra
” gazetaret” Ramen direkt ne konference shtypi si eshte puna dhe nqs fillon e flet per Juventusin apo inteligjencen e dafllakut te nenes se Anetes, bejini mutin dhe lereni vetem ne salle si hu.
BESOJ SE KETE RRADHE LULI E KA BERE MIRE SHUMEZIMIN