Basha: Rama ka bllokuar Tiranën, por do t`ja tregojmë vendin të gjithë bashkë dhe njëherë

redaktor

Kryetari i Bashkisë , Lulëzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për bllokim e disa punimeve në kryeqytet.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Basha ka thënë se investimet, që tashmë janë bllokuar nga kryministri , do të lironin trafikun në kryeqytet dhe do të hapnin qindra vende pune.

‘Vajmedeti ka urdheruar bllokimin e punimeve për rehabilitimin e Lanës dhe rrugët paralele nga Materniteti i Ri deri te Fresku. Ka bllokuar punimet e unazes së re nga Qyteti i Nxënesve tek Qendra Kristal. Të dyja këto investime lirojnë trafikun e rënduar të Tiranës dhe i kursejnë mijëra ton bloze në vit mushkerive të kryeqytetasve.Ka bllokuar koncesionin e terminalit të pasagjereve që nuk i kushton asnjë lek taksapaguesve, por hap qindra vende pune të reja dhe ju kursen 6 ton gaz karbonik në ditë fëmijeve dhe të rriturve të Tiranës.Por ku pyet e ku degjon Vajmedeti për jeten e për shëndetin e qytetarëve! Bllokim, shkatërrim dhe mashtrim! Ky ishte, ky është, e ky do të jetë derisa tja tregojmë vendin të gjithë bashkë edhe njëhere!”, shkruan Basha në “Facebook”

Share This Article
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *