Basha: Rama kundër myslimanëve!

redaktor

Lulzim Basha është përfshirë ethshëm në këtë fushatë elektorale, pavarësisht se kur kandidoi për t’u rizgjedhur kryebashkiak, tha se do merret vetëm me qytetarët. Tashmë nuk ka ditë që ai të mos akuzojë kryesocialistin Edi Rama. Këtë radhë Basha e ka akuzuar Ramën si të kompleksuar dhe paragjykues ndaj myslimanëve.

Sulmet e Bashës kanë ardhur pas faktit se ende nuk kanë nisur punimet për ndërtimin e xhamisë në Tiranë. Basha, pavarësisht se Rama nuk është shprehur për këtë çështje, ka thënë se ai po shpif që nuk ka leje për ndërtimin e xhamisë.

“Detashmenti i PS në mediat shqiptare vazhdon të shpërndajë shpifje për këtë çështje. Kompleksi i z. Rama që për 11 vite nuk e bëri xhaminë, vendosi të mos e bënte xhaminë, ka dalë në sipërfaqe si vaj mbi ujë. Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjë lloj shpifje.  Janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e z. Rama që për 11 vjet zgjidhi të mos e ndërtojë xhaminë dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman, por jo vetëm”, ka thënë Basha.

Me këtë sulm, Basha synon që të mbledhë sa më shumë mbështetje dhe vota të myslimanëve. Jo më kot, së bashku me Berishën, ata vendosën për ndërtimin e xhamisë vetëm pak para zgjedhjeve.

Share This Article
2 Comments
  • O lulzim basha! O lulu qi rri gjith diten tuj qiesh! E inagurove me salen fillimin e punimeve , e rrethekove venin dhe se ke nis punen. A thu tu ka thy bishti mistris? Dole e the do çoj bulevardin zogi I gjer n’breg t’lumit. Po n’fillim ti heki kavot e tensionit nalt pi bulevardit se ndrishe s’ta beson kush se din me bo ene i pordh vet. Lene shefin n’budallalliket e veta, t’paken puno ti. Or ti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *