Basha: Rama mbolli rrenën e Rilindjes në Dibër

Dita

-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se Rama mbolli rrenën në Dibër.

Në një postim në statusin e tij ne Facebook, pasditen e së martës, Basha shkruan se “Do të mbahet mend se në Dibër, Rama mbajti fjalimin më të shkurtër të jetes së tij. Dhe kjo për një fakt të tjeshtë, s’kishte çfarë të thoshte. Ska mbajtur asnjë premtim dhe këtë dibranët nuk ia harrojnë. Ska bërë asnjë investim dhe këtë dibranët e shikojne. Jua ka bërë jetën më të veshtirë e të pasigurtë dhe këtë dibranet e ndjejnë në kurriz”.

“3 vjet e gjysëm më parë mbolli rrenën e Rilindjes në Dibër dhe sot ishte dita e të korrave: Braktisja totale. Braktisje nga Dibranët, braktisje nga të majtët, braktisje dhe nga socialistët e tradhëtuar dhe të shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe të drogës që ka sjellë në Dibër. Rama nuk do të arrije të bëjë asnjë kilometër rrugë siç nuk ka bërë as edhe një në 40 muaj.”, tha Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *