Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë paraditen e sotme akuzat se qeveria mbështet krimin e organizuar dhe oligarkët.
Basha tregoi nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” se si është rritur ndjeshëm numri i bizneseve që kanë shpallur falimentin, krahasuar me një vit më parë.
Sipas kreut të PD-së, nga 6140 biznese të mbyllura në periudhën janar-gusht 2017, kjo shifër ka shkuar në të njëjtën periudhë të vitit aktual në 9260.
Rritjen me 30% të numrit të bizneseve që kanë shpallur falimentin, Basha ia atribuon qeverisë së kriminalizuar.
Postimi i Lulzim Bashës:
s.a/dita
