Basha: Rama po eliminon zgjedhjet në PS

Dita

Lulzim Basha ka komentuar debatin për zgjedhjet e kreut të PS, duke hedhur akuza të rënda drejtuar Kryeministrit Edi Rama. Kryetari i opozitës e ka cilësuar kreun e qeverisë si një satrap oriental, që e ka çuar PS-në në ditët esaj më të errëta.

“Satrapi oriental është modeli jo i zhvillimit, por i frenimit të zhvillimit, jo i lirisë por i kontrollit me çdo kusht, është modeli i rrugës të cilën Shqipëria nuk duhet ta marrë dhe nuk do ta marrë, është tjetërsimi i vlerave dhe identitetit tonë si evropianë dhe evropianëdashës”- tha Basha.

Lideri opozitës tha se Rama i trembet zgjedhjeve në Partinë që ai drejton dhe vendimi për të mos i bërë ato, tregon se PS është e destinuar të zhduket nga jeta politike.

“Socialistët në vend që të zgjedhin mes një piktori e një inxhinieri e mjeku duhet të zgjedhin mes trafikantit të drogës dhe tutorit të prostitucionit.

Edi Ramës i duhet të shpërfytyrojë PS pasi zgjedhja e lirë e tremb, pasi zgjedhja e lirë është llogari dhe llogarinë e ka keq e më keq brenda PS dhe me qytetarët.

Edi Rama prishi zgjedhjen e lirë, investoi para krimi e korrupsioni në fushatën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Është modeli i frenimit të zhvillimit, modeli i tjetërsimit të vlerave e identitetit tonë si evropian e evropian dashës.

I urojmë forcës së kundërshtarëve tanë në këto ditë të errëta politike, në këtë përballje që ka nisur si një parti dhe është kthyer si një kazermë e kryetarit. Partitë që mbysin votën e lirë e që asgjësojnë vullnetin e lirë të anëtarëve janë të destinuara të zhduken nga harta e historisë politike” – tha Basha.

Kryetari i PD ishte i pranishem ne Konventen e Forumit Rinor te PD.

Share This Article
6 Comments
  • Eshte e turpshme, per Shqiperine, qe e perfaqeson nje burre idiot,si kryetar i opozites.Nuk dine ,si ta bejne opoziten.E mjera shoqeri shqipetare……..!

  • Ka nje shprehje te huaj qe thote: ”kandil ne rruge,erresire
    ne shtepi” idem edhe PD-ja ! Basha eshte per faqen e zeze ne’shtepine e tij” dhe don t’i jape ‘leksione” PS.
    O tempora,o mores !!!

  • Edhe nje here ..’kandil ne rruge, erresire ne shtepi” ! Idem
    BAsha ! ”Shtepine e vet” e ka per faqen e zeze dhe i jep
    ”keshilla” PS.
    BAshic rregullo ”shtepine tende” perpara ,pastaj jepi te
    tjereve ”keshilla”….!!! O tempora, o mores !!

  • o lulush 2 her resht edi rama te ka masakru ne zgjedhje more smerlap edhe ti flet per demokraci lutju arvizuse edhe ristanit ne 2011 ten se do ishe ne burg sot o banditi i 21 janarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *