Basha: Rama po tallet me shqiptarët

redaktor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se Edi Rama po tallet me popullin duke thënë se shqiptarët nuk e duan punën, por në të njëjtën kohë, sipas Bashës, papunësia në vend është rritur në 20 muajt e qeverisjes së Ramës, pasi janë rritur taksat dhe çmimi i energjisë.

“Kryeministri i së keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshtërimit të shqiptarëve. Dy ditë më parë, na quajti popull me varfëri aspiratash, sot na akuzon si popull që nuk e duam punën. Papunësia u rrit me 7% në këto 20 muaj sepse kryeministri i së keqes rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës, mbylli me mijëra biznese dhe nisi në eksod kapitalin dhe investimet, shkatërroi mijëra vende pune dhe hodhi në mes të katër rrugëve nëna, baballarë dhe të rinj”, shkruan Basha.

“Shqiptarët ikin se nuk kanë punë, bukë dhe shpresë, ky i fajëson se nuk duan të punojnë dhe se kanë varfëri aspiratash. Kryeministri i së keqes ka humbur çdo lidhje me realitetin, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe punësimin, por vetëm vrer dhe akuza ndaj popullit të tij. Fajësimi i popullit është shenja e çmendurisë së çdo sundimtari, shenja e vdekjes së çdo regjimi. Është koha të shpëtojmë prej kësaj të keqeje”, shtoi kreu i PD-së.

Share This Article
4 Comments
  • jo vetem se po tallet por eshte duke fyer intiligjencen tone, madje mashtrimi i tyre po na con ne varferi. vota e qytetarve te shqiperise do i penalizoje me 21 qershor, keta mashtrues me ne krye zogun e rames nuk duhet kurrsesi te drejtojne qytetet tona, se na mori lumi.

  • Po ska cafre te thote tjeter dhe justifikohet duke thene qe jemi popull qe nuk punojme . Ku i ka vendet e punes ky Papagalli Rama qe nuk punokan Shqiptaret . Turp ti vije me keto qe del e thote ne medja duke u tallur me shqiptaret . Do e mari pergjigjen ne 21 Qershor sebashku me zymblin qe do kandidoje per Kryetar Bashkie mos te ket merak .

  • kryeministri po fyen rinine dhe kunderpergjigjja mga rinia do i vi ! nga rinia qe po kerkon te largohet per shkak se nuk kan nje te ardhme dhe nje ndime nga shteti , do vi dhe dhe largimi i kti shteti !

  • ..ke te drejte..,por skenen e “krimit”,Rama e gjeti gati nga ju..,prandaj s’mund te vazhdoni te talleni,pasi ju do te jeni me te ndeshkuarit ne kete histori…Duke mos pasur besim te kuçedrat e ekonomise ne keto vite{qe e kane kthyer ne monopol edhe mbirjen e barit}, ndoshta,ekipi i majte nuk ka lojtaret e duhur dhe mjetet per te luajtur prandaj topi ka ngelur ne vijen fatale.A do jete gol,apo auto..?..publiku ne qershor do ta tregoje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *