Lulzim Bashës iu desh pak më shumë se një orë për të dalë me reagimin ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në takimin “Antidroga, një histori suksesi”, ku Policia e Shtetit publikoi rezultatet në luftën kundër narkotrafikut.
Kreu i opozitës e cilësoi një shfaqje të turpshme, propagandë dhe përpjekje të mazhorancës për të mbyllur të vërtetën.
“Qindra oficerë policie janë thirrur me dhunë në kazermën mediatike të Ramës, ndërsa trafikantët vazhdonin aktivitetin e tyre, plantacionet e drogës shtohen, parcelat që ruhen me armë në krahë nga habilajt dhe shullazët e Tahirit shtohen”, deklaroi Basha.
Sipas Bashës, bilanci i vërtetë i gjithë asaj që e quajti shfaqje, janë qindra-mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë që u çuan dëm për propagandë, ndërkohë që Edi Rama shkumëzonte dhe djersiste kundër opozitës dhe medias që, sipas Bashës, i ka nxjerë në shesh të palarat dhe lidhjet e kësaj Qeverie me krimin dhe narkotrafikun.
Basha përmendi disa raporte ndërkombëtare për vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ku sipas tij, Shqipëria vlerësohej për luftën kundër trafikut të drogës dhe ishte hequr nga lista e vendeve tranzit të saj.
Për shefin e opozitës, kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama nuk mund ta luftojnë trafikun e drogës, sepse:
“Ka caktuar narkotrafikantët në administratë, në Parlament, kryetarë bashkie. Emblema e Ramës janë roshët, bushët, bardhët, ndonët, peçët e të tjerë. Trafikantë të dënuar apo të ndjekur që administrojën sot territore me pushtetin që u dha Edi rama”, deklaroi kreu i PD>
Basha e mbylli fjalën e vet me thirrjen për miratimin e ligjit për dekriminalizimin.
“Të nisë dekriminalizimi dhe nisja e tij nga testi i drogës për ty dhe ministrit tënd. Do të ishte një fillim i mbarë”, tha Basha.

Opinione nga larg
NGA “REPUBLIKA E LAZARATIT” DHE “KANABIS BERISHES” NE …
MODEL KUNDER DROGAVE
– Nje pasqyre model e nje lufte te fituar ne vetem dy vjet …
– Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork
Vetem ne dy vjet
Ndoqem drejtepersedrejti Konferencen e sotme te organizuar nga qeveria shqiptare per suksesin e shkelqyer ne luften kunder droges. Ishte ora 5 e sjysem e mengjezit ketu ne Nju Jork
Shifra dhe fakte te gjalla…
Fjale e fakt … Fjale e foto… Fjale e realitet
Nje analize reale e shkelqyer.
Nje veprimtari shembullore per nje lufte shembullore jo vetem per Shqiperine por edhe Evropen e Boten ne pergjithesi.
Nga 330 hektare me droga te mbjella ne Shqiperi sot ka rene ne me pak se 43 hektare. Vetem ne dy vjet.
Nga kanabisi qe kishte shpallur Republiken e Eskobarit nen hunden e Saliut ne Tirane apo Fushe Kruje ne Lazarat apo mbare Shqiperine, ne kanabisin qe po e zhbijne edhe ne shkrepat e Vermoshit apo humbetirat e Lumes se Gashit ne vendlindjen e Saliut….
Nga rreth vetem 7. 5 per qind e droges se kapur para dy vjetesh ne mbi 99 per qind e droges se kapur ose djegur ne vetem dy vjet.
Me gjuhen e fakteve
Nga Shqiperia e rrenuar nga droga ne drogat e rrenuara nga Sqhioperia ne me pak se dy vjet !
Nga Republika e Lazaratit dhe Canabis Berishes … ne model boteror per luften kunder droges.
Rreth 5000 police te angazhuar ne kete lufte titanike per nje shtet te vogel; e te varfer si Shqiperia…
Nje pjestar i tyre i rene ne krye te kesaj lufte vertete titanike ne me pak se 2 vjet. Nje deshmor ose hero. 5- 6 te plagosur.
150 000 forca policore e ushtarake pat mobilizuar Kolumbia ne dy vjet lufte kunder karteleve te kokaines…
Mbi 4.500 te vrare…. mbi 20 000 te plagosur midis forcave te rendit… 4 000 numri i viktimave midis kultivuesve dhe tregtareve te saj.
Jemi krenare per vendin tone. Jemi krenare per bijte dhe bijat me uniforme te vendit tone.
Jemi krenare sa per Edvin Ramen aq edhe per per Saimir Tahorin , per ministrin e Brendshem me te suksesshem jo vetem te Shqiperise, sic e kemi deklaruar disa here.
Sa brutale edhe te trashe….
Jemi krenare per qeverine e vendit tone te lindjes qe e ktheu ate nga Kolumbia e Evropes ne kohen e Lul Mul Sal Vicidol Lazaratit ne shembullin e luftes se suksesshme me nje minimum viktimash.
A nuk e pohuan kete fakt me gojen e tyre edhe ambasadoret italian e amerikan ne Tirane.E Mafia politike e mediatike shqiptare nderkombetare e narkotrafikut e korrupsionit , e kryesuar nga Sali Eskobari e banda e tij e gangstereve nuk lane shpifje e balte, sajim e trillim pa perdorur per te baltosur e llangosur kete qeveri.
Sa per Shqiperine, askush e asnjehere nuk e ka baltosur e llangosur me shume se kjo bande gangsteresh me Berishen ne krye.
Sulmoje armikun ne piken me te dobet te tij, thoshte Makiaveli. As kete nuk dine ta bejne
Keta as te shpifin nuk dine. Keta as te luftojne nuk dine.
Sa brutale aq edhe te trashe !
Drejtesia vonon por nuk harron !
Perdorin deri edhe nje bastard te diskretituar e degjeneruar te narkotrafikut berishain, nje kriminel fierak qe nxirrte ne prite koleget e tij per te njollosur kete sukses qe e lartuan emrin e policise dhe te shtetit shqiptar.
Sa brutale aq edhe te trashe !
Nuk kane faj mjeranet e krimit te organizuar. U ka hyre lepuri i shtetit ligjor ne bark.
I ka zene tmerri i krimeve te pandeshkuara nga impuniteti i vetdhene.
I ka kapur paniku i reformes se drejtesise. i ka kapur tmerri i dores se hekurt te drejtesise qe po afron mbi impunitetin e Luigjit te 14te, lexo Saliqit.
Drejtesia vonon por kurre nuk harron.
Po si ske njecike dinjitet mor bole, le nam. Po ti mendon se i ben njerezit per budallenj? Qenke kar me xhunga fare !