Basha: Rama u soll si drejtor i Albanologjisë, jo si kryeministër

Ornela

Pas mbylljes së seancës së paradites të Kuvendit të Shqipërisë, lideri i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur një shfaqje të turpshme fjalën e mbajtur nga kryeministri Edi Rama dhe gjithë sa ndodhi në Kuvend, një shfaqje kukullash që duhet të marrë fund.

Sipas tij, Rama ne kuvend nuk u soll si Kryeminister, por si drejtor i Albanologjise, teksa foli per Skenderbeun dhe gjuhen shqipe.

Në një deklaratë për mediat, jashtë Kuvendit, Basha e quajti fjalimin e Ramës për programin si paraqitjen më boshe, deklaroi se deputetët e PD janë të vetmit që përfaqësojnë vullnetin e shqiptarëve dhe premtoi se që nesër në atë sallë do të jehojë zëri i të vërtetës.

Për një brez më të vjetër ishte një reminishencë e fjalimeve që mbaheshin në këtë sallë kur vendin e qeveriste byroja politike, e rrëgjuar mendërisht dhe në cdo aspekt tjetër. Është e pafalshme për cdo kryeministër dhe për Edi Ramën. Një numër i madh shqiptarësh nuk kanë asnjë pritshmëri për Ramën dhe qeverinë e tij, por është një kurth se sot ai që flet aty ka celësat e qeverisjes së vendit dhe është ky njeri që refuzoi të thoshte një fjalë për 300 mijë vendet e punës që premtoi të hapte dhe coi mijera shqiptarë në emigracion, tha se është pjesë e lirisë së lëvizjes, turp i madh, shqiptarët nuk lëvizin të lirë, por ilegalisht, shpeshherë në kushte cnjerëzore, të paketuar si sardele në bagazhe makinash, kjo nuk është fantazi, është realitet i hidhur. Prej tre javësh prindërit janë rraskapitur në radhë të gjata për librat shkollorë që janë 35% më të shtrenjtë se para 4 vitesh për politikat klienteliste dhe hajdutërisë së Rama 1. Rama 2 bën sikur nuk e njeh Rama 1, po është i njëjti person, sot Rama 2 refuzon të mbajë përgjegjësinë për Rama 1”– tha Basha.

Sipas tij, fjalimi u përqendrua te Skendereu, si një përpjekje mjerane për ti folur ndërgjegjjes patriotike të shqiptarëve.

Përgjegjësia e tij nuk është shtatorja e Skenderbeut dhe nami i tij në histori, roli i tij është të tregojë shqiptarëve se pse shkatërroi ekonominë, kush është përgjegjësi dhe cdo bënte për ta ndryshuar, ai nuk i ka këto përgjigje. Ai është në krye të një aleance të politikës me krimin, asgjë tjetër nuk funksionon. Kjo është një shfaqje e shëmtuar, si ky Kuvend butafori e aleancës së Ramës me krimin, të vetmit që përfaqësojnë vullnetin e shqiptarëve janë deputetet e PD. Jemi sot e përditë për ti kujtuar Ramës se koha e të vërtetave ka ardhur, se e vërteta e shqiptarëve është stopimi i integrimit, për shkak të krimit, drogës, kanabisit. Që nesër do të kumbojë zëri i të vërtetës, zëri i opozitës”-tha ai.

Share This Article
2 Comments
  • C’ka i njeh ky detyrat!!!!!
    Te gjitha detyrat i njeh nji per nji por detyren e vet as jo nuk e njeh po nuk din dhe ku rrin me shtepi.Ky asht tullumbaci i rradhes se politikes!!!!!!!!!
    Cic nana ne kavanoz.Hajde e thithe nji llokum me pece.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *