Basha tha se Rama do ta refuzojë ftesën për t’u përballur drejtpërdrejt, pasi nuk di si të justifikojë dështimin e premtimeve në këto 4 vite qeverisje.
“Si ju edhe unë nuk mund ta le Edi Ramën të ikë pa bërë bilancin e katër viteve. Ka pesë ditë që e ftoj në debat nuk më kthen përgjigje. E përsëris kërkesën për debat dhe meqë je deputet i parë në Vlorë, eja debatojmë këtu. Debati është praktikë demokratike. Mos ki frikë.
Katër vjet për Lungomaren, dy vjet m’u deshën për “Rrugën e Kombit”. Për një vit e gjysmë i hoqa vizat shqiptarëve duke i kthyer dinjitetin njerëzve.
Unë nuk do jem Kryeminister i estradave dhe fasadave. Do të jem kryeministri i vlonjatëve, i fëmijëve, i të rinjve, i nënave, i pensionistëve. Vij me programin më të mirë që ka njohur Shqipëria në 27 vite e vulosur nga ekipi më i mirë ekonomik, ekipi i Angela Merkel“, u shpreh Basha.
Kreu demokrat tha përpara mbështetësve të tij vlonjatë, se pas 25 qershorit do të jetë ai kryeministër i vendit.
Basha premtoi ndryshimin e sistemit të taksimit, duke rikthyer taksën e sheshtë 9%, rritje të pagave dhe pensioneve.
“Ejani ta bëjmë bashkë realitet, bëjeni natën ditë për 24 ditë. Merreni Vlorën në dorë në 25 Qershor dhe unë iu premtoj këtu para sheshit të Flamurit, babait të Pavarësisë se do të punoj për ju natën e ditë, për Vlorën dhe qytetarët e këtij vendi. Fitore Republika e Re”, tha Basha.

Aha jo 5 dit por as 5 vjet mos e prit Edi Ramen per debat. Edi Rama nuk ka pranuar kurre debat se e di vehten se eshte koqe vetem per barsaleta por jo per perballje ne TV. Rama te Kol Balla me pyetje te mesuara nje jave para dhe djersitet dhe e ze tartakuti. Ku merr vesh Edi Rama nga Ekonomia, sa merr vesh gomari nga muzika.
Nuk i ka marre trute Rames,te vije e te degjoje pordhet e tua,si ato qe beje ne cader!…
Shikoni ju vlonjate! Lulezimi eshte betuar dhe ai e mban fjalen se keshtu e mbajti dhe me partizanet e tij, bile e dorezoi liste 2 ore me vones ne KQZ qe te mos kishin mundesi te kandidonin ata ne ndonje vend tjeter. Po ka vlonjate budallenj do thote ndonjeri! Po ka, ore, si s’ka, si kudo, por vlonjaten e ndershem e te pergjegjshem e dine se ku duhet shkuar. Ata e shikojne me syte e tyre se çbehet ne Vlore dhe rrethinat e saj. E pra, do ti lene vlonjatet punet ne mes? Nuk e besoj te vrasin veten se historia na ka mesuar se atje ne Vlore eshte vendosur per Shqiperine e jo me per veten e tyre vlonjatet.
Rama se nxeht ne nji diell me ty,te krijon privilegje.Rama ban gabim nese te vlerson per tu perballur me nji llumhane i ri ne moshe por me nivel botkuptimit mesjetar.Nuk ma merr mendja se e ule veten Rama te pranoj pordhet e tua.Ti 3 muaj me stazh cadristit jo veten,po,komplet Hanin e Shqupit e ke turperuar deri ku nuk mban kosi uje.Nji llafazan kaluar teper kalibrit je prezantue arrogan ekstravakant me gjithe boten ku veten bythshtjerrun e nxirrje te drejte te ndershem dhe gjithe diplomacin perendimore i nxjerre me kutin tend mesjetar njerez negativ te shitur tek PS dhe Rama.
Jo qe nuk deshiron zoti Rama te futet ne debat me Lulin, ai deshiron te sigurohet qe Luli mos te genjeje, mos te rrej sepse dihet qe Luli nuk ka cfare te thot gje tjeter pos shpifjeve dhe genjeshtrave.
Zoti Rama, mos prano dhe mos iu pergjegj genjeshtarit fare.