Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në drejtim të tij. Përmes një statusi në facebook, Basha shkuan se “ndërsa afron përballja me qytetarët e Tiranës të cilëve ju ka dhuruar si kryebashkiak beton dhe si kryeministër tritol, varfëri dhe papunësi, Edi Rama ka humbur logjikën dhe sillet si i sëmuri në dhomën e izolimit|”.
Kreu i PD-së akuzon si të përfshirë në ngjarje kriminale shefin qeverisë shqiptare. “Sa për skenarët e krimit ku je përfshirë herë si regjisor e herë si bashkëpunëtor, do vijë ora e të vërtetës”, shkruan Basha.
Më herët, Rama me anë të një statusi në Facebook Rama ka deklaruar se Basha është një kryetar i arratisur dhe një figurant i pashpresë. “Kryetari i arratisur i bashkisë TR dhe drejtor i Shtëpisë së Oficereve të Saliut një figurant i pashpresë në filmin që po afron drejt fundit”, shkruan Rama në Facebook.

leji epitetet o lafi.sillu si politikan e kryebashkiak si je .mor k=qe kanari, jo po ta dish .for ever opozite