Kryetari i PD-së Lulzim Basha vijoi turin e tij elektoral ne Tepelene ku prezantoi kandidatët për qarkun e Gjirokastrës me në krye Tritan Shehun. Ai i është përgjigjur sërish kritikave për përjashtimin e disa firgurave historike të PD-së.
“E kam nisur me ndryshimin brenda shtëpisë sonë, brenda PD-së. Vendimi është marrë, presja nuk luan. Ky është vendimi i duhur.” – u shpreh Basha.
“Ecim përpara me një PD të rinuar, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.” – deklaroi Basha.
Pa përmendur emra, lideri i opozitës thumboi kundërshtarët e tij në Partinë Demokratike.
“Qëllimi i një partie politike nuk është të kthehet në strehë për disa persona. Qarkullimi i elitave është kyç për demokracitë e përparuara.” – deklaroi Basha, duke mbajtur ne krah Tritan Shehun,.
Lulzim Basha tha se “S’do ketë kat të fundit për elitën që ka kolltuqe të sigurta pavarësisht se çfarë bëjnë. Do ketë vetëm njohje të kontributeve dhe performancës. Jam krenar për vendimin që kam marrë.”

Zoti Lulezim PD nuk eshte prone private,ti ne fushate mund te thuash ato qe mendon por duhet ti argumentosh,se ne fund del si rruajtur-qethur,dhe pastaj thua mi vodhen votat ,ti je nji kokerr mashtruesi qe nuk e ke shokun,kete radhe ke per te dale 20% ne te gjithe SHqiperine o tru peshk.