Përkundër asaj që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, reforma në drejtësi nuk është barriera e vetme që ndan Shqipërinë dhe Bashkimin Europian nga hapja e bisedimeve të anëtarësimit, por shumë më e gjerë se kaq.
Ky ishte mesazhi i përçuar nga Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, këtë të mërkurë.
Basha radhiti dekriminalizimin, korrupsionin, krimin dhe infiltrimin e tij në administratë si disa prej shqetësimeve të paraqitura fort në raportin e progresit të KE-së.
“Për të mbyllur përgjegjësitë e rënda për krimin dhe korrupsionnn në shkatërrimin e zgjedhjeve, Edi Rama kapet me alibinë e reformës në drejtësi. Reforma është e domosdoshme dhe urgjente. Kemi investuar vullnetin dhe kapacitetet tona më propozime dhe amendamente konkrete, por spektri i shqetësimeve dhe kërkesave të raportit për Shqipërinë është shumë më i gjerë dhe shumë më i thellë”, deklaroi Lulzim Basha.
Basha ripërsëriti qëndrimin e shprehur një ditë më parë pas marrjes së raportit të progresit nga ambasadorja e BE-së, Vlahutin.
“Raporti e thotë qartë se korrupsioni është përhapur gjerësisht, se infiltrimi i krimit në sektorin publik mbetet problem madhor. Nuk ka negociata pa miratuar dhe zbatuar ligjin e dekriminalizimit, nuk ka pëparim në integrimin e vendit me batërdinë e korrupsionit dhe krimit”, tha Basha.
Më tej, Basha akuzoi maxhorancën për korrupsion në të gjithë sektorët, ndërsa deklaroi më hapur se herët e tjera, se Partia Demokratike mbështet protestën e studentëve kundër ligjit të arsimit të lartë.
“Ne e mbështesim pa asnjë kufizim protestën e studentëve, e mbështesim atë dhe ftojmë qytetarët që t’i bashkohen kësaj. Jemi në krah të tyre dhe kërkojmë anulimin e këtij ligji”, tha Basha.

po ku ka goje ky dhe flet per drejtesi !
E kush ky qe vodhi e vrau sa i deshi qefi tani del ne media ben demek se i intereson me te vertete reforma ne drejtesi .. do te shohim cdo te thuash zotrote kur te perfundosh pas hekurave !
Ky njeriu ka frike nga reforma ne drejtesi, nderkohe bosi i tij politik e ka makth reformen. Basha duhet te mbaje pergjegjesi per 4 te vraret me 21 Janar, per shitjen e detit, per rrugen Durres-Kukes. Nderkohe Saliu vrau jo pak por 26 njerez te pafajshem ne Gerdec.
Pse nuk beheni pjese e reformes? Nga cfare keni frike z. Basha? Ju as keni dhene urdher te qellohet ndaj protestuesve ne 21 Janar, as ne rrugen e Kombit nuk keni vjedhur. Nga cfare keni frike?
po kush e coi shtetin ne kte humnere mor zoteri?? kush vodhi sa i deshi qefi tek rruga e kombit e me gjere? kush vrau njerez te pafajshem pa ju dridhur dora??
ju pra ! ju plerat e PD na e shkaterruat shqiperine gjithe keto vite..pikerisht ateher kur vendi jone kishte me shume se kurre nevoje per politikane qe vene interesat e shqiperise para interesave personale..e tani hiqeni si te ndershem ! turp!!
shpresoj qe reforma ne drejtesi te behet sa me shpejt dhe ti bashke me shoket e tu t PD te merrni ate qe meritoni