Basha: Reforma zgjedhore, kusht absolut i PD-së për vazhdimin e reformave

Elton Tafaruci

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar për të pozicionuar qëndrimin e opozitës për platformën zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes, dha një prononcim për mediat, ku u shpreh se,  “Heqja e mandatit të Koço Kodhimës  në paligjshmëri me kushtetutën ishte hapi i parë i rëndësishëm për vendin, një fitore e PD-së, por fitore e të gjithë atyre që duan një politikë të pastër nga konflikti i interesit, por dhe një politikë eropiane në ditën e Europës. Eshtë një ditë e mirë se po kërcasin ingrazhet e krimit nga pesha e ligjit të dekriminalizimit dhe PD i ftonë shqiptarët të bëhen pjesë e këtij ligji, duke denoncuar në portalin e posaçëm që do hapim nga nesër”.

“Le të jetë ligji për dekriminalizimin, vendi ku bashkohen demokratë dhe socialist me një Shqipëri të pastër nga krimi në politikë për një Shqipëri të pastër Europiane”, tha ai.

Basha theksoi se “Partia Demokratike, e konsideron një ditë të rëndësishme për shqiptarët finalizimin e platformës zgjedhore nga grupi parlamentarë i PD-së. ku vendosëm t’i propozojmë komisionit Ad – Hoc për reformën zgjedhore votimin elektronik me shenjat e gishtërinjëve, kontrollin e plotë të financave të partive politike dhe financimin 100% të partive nga buxheti i shtetit. kufizimin e shpenzime të parave në fushatë elektorale, lirinë ne media dhe hapësirën e barabartë të partive politike në hapesirat mediatike dhe të tjerë parametra europine”.

Basha në vijim të fjalës tha se qeveria teknike është parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Së shpejti do të finalizojme qëndrimin tonë bashkë me aleatët për reformën zgjedhore, për votimin biometrik dhe numërimin e elektronik”, tha ai. I pyetur për kushtëzimin e reformës në drejtësi me atë të reformës zgjedhore, Basha tha , “ne e kemi bërë të qartë që në fillim.  se pa një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, asgjë nuk do të funksionojë normalisht në këtë vend. Ne kemi qenë edhe sot pjesë e reformës në drejtësi, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë priroritet i prioriteteve dhe si të tilla mbeten kusht absolut i Partisë Demokratike për gjithçka në këtë vend”.

Share This Article
1 Comment
  • Degjo more buzequmeshte .Shume po ju hapet oreksi. Kaloni kete punen e Reformes se me Kocon nuk kini pune ju por ne te Laberise .Edhe nese Ps nuk i ve kandidaturen ne do votojme Kocon birin tone e jo kelyshet e serbit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *